Karamelja e vizave

19/10/2010 at 20:28 1 comment

“Festojmë lumturimin e nënë Terezës në stinën e liberalizimit të vizave. E ftojmë liderin e opozitës të festojë së bashku me të gjithë shqiptarët për heqjen e vizave. Shqipëria jo vetëm që është parajsa e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit të pandërprerë ekonomik, por është edhe vend qytetarët e të cilit do të jenë të lirë të lëvizin pa viza” – Ja kështu, herë me vend e herë pa vend hiç, çështja e vizave zihet në gojë nga kryeministri, nga kryetarja e kuvendit, nga deputetët e PD-së, nga militantë vullnetarë të saj, si triumfi personal i njeriut që drejton qeverinë sot, kur me 20 vjet vonesë (65 së bashku me diktaturën komuniste), shqiptarët rifitojnë të drejtën të lëvizin ku t’ua mbajë xhepi.

Ky nuk është privilegj, e as nuk është meritë. Përmbushja e kushteve që vonoi kaq shumë lëvizjen e lirë të njerëzve duhet të mos ishte fare pengesë, sepse ato kushte nuk duhet të ishin ngritur si barrierë që nuk kapërcehej dot nga qytetarët e thjeshtë.

Çështja e vizave është kryefjala e qeverisë kur kërkon të shesë mend për arritjet e saj. Edhe sikur në pushtet të ishin socialistët, të njëjtën lojë do kishin bërë me festën e vizave. E vërteta është se po të mos kishte pak presion nga pa-viza-pritësit, qeveria nuk do ta kishte filluar atë fushatën e saj ndërgjegjësuese për domethënien e vërtetë të heqjes së regjimit të vizave.

Vetëm se fundmi ka filluar të ndihet intensivisht në publik fushata ndërgjegjësuese, teksa herë reklamat, herë bisedat me politikanë, politologë apo njohës të çështjeve të BE-së nëpër TV-të shqiptare, ka filluar t’i jepet më shumë rëndësi shtjellimit të të drejtave dhe kufizimeve që sjell lëvizja e lirë.

Po, po. Ka kufizime, edhe pse quhet “e lirë”. Madje e lirë quhet thjesht sepse nuk kërkohet më viza për të kaluar kufirin. Ama sapo ta kalosh atë, çdo gjë bëhet shumë më kufizuese dhe shumë më e shtrenjtë nga ’mund të parashikohet.

Kalimi i kufirit (detar, tokësor, ajror) pa vizë, nuk i jep askujt të drejtën të shkojë të kërkojë punë në vendet e BE-së. Jo vetëm kaq; nëse ndonjë shqiptar i pa-vizë gjendet duke punuar në mënyrë ilegale në secilin prej vendeve të BE-së, rrezikon të djegë mundësitë e tij për punësim ne të gjitha vendet e tjera. Për shembull, nëse ti shkon në Greqi se ke vëllanë, shkon ta vizitosh, e je që je, fillon edhe të vjelësh ullinj tek fshati ngjitur, i ke hyrë rrezikut vetë. Nëse kapesh nga policia greke, do të riatdhesohesh menjëherë në Shqipëri (marrëveshjet e riatdhesimit janë pjesë e paketës së kushteve për heqjen e vizave). Dhe e keqja nuk mbaron këtu. Policët e emigracionit mund të të shënojnë, (në vendin ku rri ose edhe në kufi), në “listën e zezë” të personave që kanë shkelur hyrjen e lirë. Kjo do të thotë se që prej atij momenti, për një numër të caktuar vitesh, ti nuk mund të punosh më jo vetëm ne Greqi, por as në Itali, as në Francë, as në Holandë, as në Gjermani. Në asnjë nga vendet Schengen. Pse? Sepse marrëveshja është e barazvlefshme për të gjitha vendet. Sanksionet mund të variojnë, nga ndëshkimi për të mos hyrë më për një kohë të caktuar në vendin ku ke shkelur kushtet e vizitës, deri në mos-marrjen e të drejtës për të punuar në vendet Schengen për deri në disa vjet.

Pra, kur shkon për vizitë, duhet të rrish si vizitor. Bën mirë madje që as të mos sëmuresh, sepse si vizitor, nuk ke asnjë të drejtë të përdorësh  falas sistemet shëndetësore të vendeve Schengen. Shpenzimet mund t’i paguajnë patjetër të afërmit tuaj në vendet që vizitoni, por përpara se të sëmureni, bëni mirë t’i pyesni edhe ata nëse e përballojnë dot financiarisht sëmundjen tuaj. Se mjeku nuk është si në Shqipëri, që me 10 mijë lekë në xhep e bën vizitën kur të duash. Duhet kohë, para dhe njerëz që t’iu vijnë pas në vizitat tuaja. Emigrantët e vendosur jashtë zor se do kenë kohë të buzëqeshin e mirëpresin më shumë se tre-katër ditë. Pas tyre, shpejt e shpejt për në Shqipëri.

Po ka edhe më. Për të rinjtë që mund  të mendojnë se me heqjen e vizave mund të shkojnë të studiojnë në Paris, Romë apo Stockholm (Londrën harrojeni për ca vite. Nuk bën pjesë në Schengen); është po aq e pamundur sa të nisesh për në Itali në këmbë. Që të studiosh, të duhet vizë studimi. Kjo merret pasi ke aplikuar e je pranuar në një universitet të vendeve Schengen, pasi ke marrë prej tyre letrën e pranimit si student e pasi ke siguruar pagesën e universitetit (me bursë shkëlqyer, edhe pse do aplikim e merita më vete, por nëse është pagesë personale, merrini masat mirë për disa mijëra euro në vit). Pra është rrugë e gjatë që përgjithësisht kërkon edhe nga pak merita. Universitetet private mund të kenë ndonjë lehtësi më të madhe, por në përgjithësi janë ca vite drite larg nga universitetet shqiptare për pranimin e studentëve, prandaj duhet t’i bëni llogaritë mirë para se t’i thoni vetes se do shkoni të studioni jashtë.

Pra duhet siguruar vendi i studimit dhe viza e studimeve. Përndryshe, mirë jeni tek një nga një milionë universitetet private që kanë mbirë në vendlindje.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që mendojnë se mund të prenotojnë një fugon e të shkojnë tre herë në jave në Itali ta mbushin me mallra e të vijnë t’i shesin në Shqipëri. Kjo është hapur fare antiligjore, sepse tregtia,sado e vogël qoftë, nuk lejohet në këtë kategori të lëvizjes së lirë.

Me pak fjalë, heqja e vizave do të thotë: “ Merrni në telefon familjarët që keni jashtë. Bini dakord sa ditë mund t’i shqetësoni me qëndrimin tuaj; blini nga një biletë të lirë avioni, autobusi apo trageti; fusni në kuletë kursimet tuaja apo paratë që do iu dërgojnë me këtë rast familjarët; bëni vizitën që keni kohë që ëndërroni;  vini thembrat nga majat edhe brenda pak ditësh, mire se të ktheheni në Shqipërinë tonë të dashur”.

Sipas marrëveshjes, maksimumi që ju lejohet të qëndroni është 90 ditë brenda një vizite. Hyrja juaj regjistrohet nga çdo pikë kufitare hyrëse në Schengen, ndaj mos hamendësoni kot, data juaj e hyrjes regjistrohet lehtë fare. Prandaj duhen pasaportat biometrike, që ta lehtësojnë akoma më shumë identifikimin tuaj dhe të çdo lëvizje kohore që bëni në zonën Schengen.

Lëvizja e lirë nuk është privilegj; është një e drejtë e mohuar. Tani që erdhi, ka shumë kufizime. Mundohuni të mos i shkelni ato. Pasojat e çdo shkelje do të bien vetëm mbi shpatullat dhe jetën e atij që i shkel kushtet e kësaj lëvizjeje. Ndaj bëni kujdes. Kjo karamele mund të jetë më djegëse nga ç’duket. Megjithëse  sërish ngelet  një karamele.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: BE. Tags: .

Marrëveshje plehrë Ballkani në BE, bllok dhe larg

1 Comment Add your own

  • 1. mosey  |  27/10/2010 at 01:44

    Albanian people of Kosova ,Albania and further afield! The old EU is a not genuine so don’t bother doing business with her. We are labelled the Barbarians of Balkans. It seems We are not the only barbarians but it may be that we are slightly more barbarian than our neighbours. Fair enough. We don’t need and want your fake visa liberalisation, we will survive as we have done for the last 20 years and forever. Old Europe has blood in it hands. A whole generation of Albanian youth was lost to fascist policies of old EU.
    Old EU is more criminal than Albanian Nation. Our governments are the puppets of the Old EU and the “Strategic corruption” is the Product of Old EU. They corrupt our leaders, the main drivers of corruption in our countries are the Old EU corporations, the arms and legs of Old EU imperialism.
    Old EU led by Britain and France is the ultimate Criminal syndicate in the history of humanity.
    Albanians did not kill people like the French did, where the French used to execute their people by dismembering their bodies by horse carts(read Michel Foucault). We did not burn at stake people like the catholic Europe did. We did not murder the Jewish nation, The Germans did and Holland and France handed over their Jewish minorities. We did not practice mass slavery as the Old EU did and still do with its foxy imperial policies led by heinous Britain and France. We are not killing the planet with toxic waste and nuclear like the Old EU
    We did not invent the synthetic drugs, Switzerland &co did. 20 years ago we had a dream, that dream was Europe (Euro-Atlantic-ism). We were betrayed….i for sure will tell my children about the evilness of western Europe towards our nation, our people. All Albanians should tell their children about the genocide that Albanians have endured not only by its greedy, pathetic neighbours but the Western Europe. The best curse i can give is: Go to hell Europe, may China be your Master!

    Now

    Eshte nje karamele helmuese dhe e dashur Edlire, shoqe e femijeris, nuk e theksoni me force fare, jo vetem natyren helmuese te kasaj karamele por sjellien paradoksale, hipokrite,imperio-fashiste te Evropes se vjeter drejt kombit tone.

    Njerez te penes, te edukuar ne oborret e ndryshme , mos e abandononi vetveten .Mesoni nga gabimet e para-ardhesve qe shkruanin dhe punonin per te tjeret . Pasojat i ndiejme dhe sot. Jemi skllever fisikisht por mos u beni skllever mendore dhe vegla te te tjereve!

    Me imagjinate dhe me vision ndihmoni per nje Shqiperi orgjinale dhe jo pastico, jo te jemi nje imazh i shtremberuar dhe i vulgarisuar i forces se momentit. E merrni esencen orgjinale shqiptare dhe e zhvilloni, e evuloni ne korniza orgjinale!!!

    Nuk eshte feste. Kush ka ndergjegje, ndjenja dhe dashuri duhet te mbaj Heshtje per bijte dhe bijat, heronjte e eres sone, te Shqiperis, Emigrantet, qe pa sakrificat e tyre ultimate familjet pas do jetonin ne mjerim.

    Kush nuk e njeh faktin se kemi derdhur gjak dhe djerse, dhame nder e dignitet, pranuan kushte skllaveruse qe familjet tone te shihnin drite….
    …kush nuk njeh faktin se Evropa e vjeter eshte hipnotizuesi, manipulatori, torturuesi dhe sklaveruesi i Shqiptarit dhe jo clirimtari atehere ata jetojne ne erresire ndergjegjsore, imorale dhe kriminale!!!!!

    Per Evropen imperiale, e mbeshjelle ne arrogancen dhe hipokrizin e saj, Shqiptari eshte nje Barbarian, nje kriminel, nje qenje ti mohohet digniteti dhe identiteti. Shqiptarit i eshte mohuhar humaniteti me shume se kombeve te tjera nga rajoni.

    Kjo marreveshje absolutisht nuk eshte ne interes te Shqiperise dhe popullit Shqiptar. Thelbi eshte negativ. Midis aspekteve negative qe ky pakt ka per kombin tone, nje aspekt ka pasoja te menjehershme. Aspekti ekonomik eshte varroses. Shqiperia mund te humbas diku rreth 300milion Euro (si fillim vetem) ne vit se shpejti nga shterngimi i litarit ne fyt qe do tu behet emigranteve Shqiptar egzistues ne BE. Pa leket qe dergojme ne jeta ne Shqiperi do ishte si Afrika.

    Shteti Shqiptar ,- si nje nga kushtet-, ka nenshkruar me anetaret e BE (jo vetem shengen grup por dhe me dhelpren/hienen Britanike) nje riatedhesim te shtetasve. Te shtetasve qe nuk kane status te plote etj. Ky nenshkrim ua heq rrogozin emigrantve nga nen vete. Tani ne vend qe te shpresojne ti plotesojne procedurat rezidenciale ne BE ky process ua mbyll deren pergjithemone dhe per me shume BE do beje cmos te gjeje lloj lloj justifikimesh te terheq te drejtat residenciale te Shiptareve qe ti deboje.

    Pse Edlira Media Shqiptare nuk u cua ti thoshte JO ketij pakti?
    Udherrefyesi duhet te ishte bere publik, te analizohej, shikohej cfare kerkohej dhe ketij Pakti ti i ishte thene JO.

    Aktoret qe kane pergjegjesi per mos-shpjegimin e paktit ne fjale dhe naturave te objektivave te tjera imperialiste te strukturave Evro-Atlantike, jane qeveria jone, klasa politike ne totalitet, klasa intelektuale si ata qe frenkuentojne programin Opinion dhe Media.

    Media Shqiptare e ka tradhetuar kombin dhe ka deshtuar te mbroje kombin. Komplet Elita Shqiptare ka mekatuar ne menyren me kriminale. Media Shqiptare pa orgjinalitet, jane bere vegla te forcave te jashteme, jane hipnotizuar nga propaganda dhe nga iluzioni i keshtu quajtur Globalizim.

    Globalizimi eshte falco.
    Globalizimi nuk eshte asgje tjeter vecse imperializem nga der e pasme. Forca punetore eshte nje nga faktoret e prodhimit e megjithate nuk eshte pjese e liberalizimit dhe te keshtu quajtures globalizimit! Pse? Cfare lloj Sistemi Ekonomik qenka kjo? Nuk mund te jete kapitalist ne menyren e saj te paster vec imperialist ku format e tjera te kapitalit jane te lira dhe pas nje loje bejne vetem nje rruge…drejt perendimit.

    Aspekti tjeter me pasoja te renda per sa i perket regjimit visa-lire.Kusht qe Qeveria Shiptare duhet te sekuestroje te gjitha format e pronave qe nuk mund tu verifikohet ligjshmeria e kapacitetit financjar.

    Ne siperfaqe kjo duket se qellon vetem kriminalet por ne fakt shumica e Shqipetareve nuk mund te provoje orgjinen e kapcitetit financiar te tyre, si per shembull ne emigrantet.

    konklusion
    Gjer me 90ten ishte shteti yne qe na mbajti ne burg. per 20 vjet ishte evropa. Tani qe evropa te kete nje imazh te bukur dhe te shkarkoje koston financiare ka vendosur te sjell sistemin e para 90es. Tani shteti yne (nen presion) do na mbaj ne burg prap. ky eshte thelbi.

    Balkani dhe komplet lindja jane ne BE qe kombet fashiste dominuese te kene siguri energjie. vetem per energji dhe tregje. jo per te miren tone. jo win-win sistem por zero sum sistem.

    Albanian for ever!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

October 2010
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

%d bloggers like this: