Ballkani në BE, bllok dhe larg

21/10/2010 at 19:08 3 comments

 “Vizat ua hoqëm, se edhe pa to, iu mbajmë nën kontroll, por anëtarësimin në BE, avash-avash, se keni kohë” – kështu përkthehej mesazhi i presidentit të Këshillit Europian Van Rompuy dhënë në Tiranë këtë mes jave. Me të drejtë e thotë, sepse BE nuk është thjesht një organizatë politike që liron kufijtë, por është aktualisht tregu më i fuqishëm botëror; e që të bëhesh pjesë e tij, s’mjafton të thuash “po luftoj korrupsionin”.

Vizita e presidentit të Këshillit Europian në Ballkan, si arsye zyrtare pati  mbështetjen që zotëria zgjedhur për herë të parë në këtë post të  do t’i jepte vendeve të rajonit tonë për mbështetjen e perspektivës evropiane dhe se BE-së i intereson stabiliteti, siguria dhe e ardhmja e Ballkanit.

Këto fjalë janë refren standard që prej samitit të Zagrebit 2000. E reja që solli Van Rompuy është theksi i vënë mbi bashkëpunimin rajonal. Pra, lëvizja e lirë jo vetëm e njerëzve, por edhe e mallrave, parave e shërbimeve, duhen intensifikuar në Ballkan. Kjo sepse sipas krye-europianit, bashkëpunimi i tillë shërben si një ushtrim përgatitor për  të ardhmen tonë (të pacaktuar me afate) në Bashkimin Europian.

“Perspektiva e Ballkanit në BE është e qartë tashmë, por ajo nuk ka për të zëvendësuar bashkëpunimin rajonal. Anëtarësimi juaj në BE do të jetë “ në vend të”, por “së bashku me” bashkëpunimin rajonal” – tha copë vizitori nga Brukseli.

Ai i vizitoi të gjitha vendet e rajonit, duke nisur nga Kroacia, dhe tonet e deklaratave të tij ndryshonin sa më shumë zbriste ne jug të Ballkanit. Në Kroaci tha: “Pesha dhe besueshmëria e Bashkimit Europian fillon tek fqinjët brenda gardhit” Me këtë iu la kroatëve të kuptojë se vendi i tyre në 2012 është brenda BE-së.

Në Bosnje tërhoqi vëmendjen për zgjedhjet e ardhshme dhe shmangien e forcimit të linjave etnike në qeverisje, sepse me këtë, Bosnja do i hiqte vetes shansin të përftojë nga momenti pozitiv që po kalon BER në perceptimin  saj për Ballkanin.

Në Shqipëri rikujtoi gazetarët që e ndiqnin dhe kryeministrin që e shoqëronte gjithë buzëqeshje se të qenit vend i NATO-s nuk garanton futjen në BE. “Opinionin që pritet të japë së shpejti Komisioni Europian në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ka për të qenë objektiv dhe i drejtë”. – Ja kështu tha, pa dhënë asnjë shpresë as për festë maxhorance, as për ushqim opozite.

Vendimi i Komisionit do të merret bazuar mbi situatën reale në Shqipëri, mbi arritjet e saj, mbi sfidat që vlerësuesit mendojnë se Shqipëria ka dhe mbi nevojat për reforma të mëtejshme. S’është aq e thjeshtë sa iu pëlqen qeveritarëve të besojnë. Nëse vendimi për vizat kishte edhe karakter politik, ky për anëtarësim dhe futjen në tregun e përbashkët, (d.m.th. dhënia e të drejtave që të përfitojmë dhe lëvizja me të drejta të plota si gjithë qytetarët evropianë), do pak më shumë kohë e punë që të arrihet. Vërtet Van Rompuy tha se anëtarësimi është një proces që do të mundësohet në varësi të performancës që bën secili shtet, ama këmbëngulja e tij për bashkëpunim rajonal përforcon idenë se BE i është kthyer sërish mendimit për të bërë pranim në bllok, e jo individual të vendeve të Ballkanit  brenda gjirit të saj. (Sigurisht, jo në të njëjtën kohë me Kroacine)

Progresi kërkohet në  shtetin e së drejtës, reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përmendësh i kanë mësuar shqiptarët. Dhe shumë interesante që këto pika për të cilat kërkohet me forcë progres, janë të gjitha në dorën e politikës shqiptare. Është ajo që akoma nuk i ka dëgjuar mirë detyrat e shtëpisë.

Reformat duhet të jenë të zbatueshme dhe të dukshme, jo vetëm në letër e në ekrane. Qartë foli. Më qartë s’ka si të jetë. Nëse ne jemi lodhur me Europën duke pritur heqje vizash e anëtarësim, ehe ajo është lodhur me ne, me kërkesat e saj për ndryshime pozitive që duhen të bëhen realitet nga barriera e vetme për në BE: politika.

Përtej saj, Bashkimi Europian e ka shtrirë planin e tij të veprimit për një anëtarësim afatmesëm, qoftë individual, qoftë në bllok, me ndërhyrjet e zakonshme financiare, që vijnë gjithmonë në rritje. Kështu,  financimet dhe asistenca teknike që BE ofron në Ballkan për vitin 2010-2012 kap shifrën e mbi 2 bilionë eurove. Përveç kësaj, qeveritë e vendeve anëtare financojnë projekte edhe nëpërmjet zyrave e agjencive të tyre të bashkëpunimit dhe zhvillimit. Këto nuk janë para që derdhen për t’u parë në Ballkan. Një pjesë e mirë e tyre shkojnë për shpenzime administrative dhe për të paguar ekspertët e shtrenjtë që vijnë nga vetë vendet e BE-së për të fuqizuar kapacitetet, njerëzore, institucionale apo ligjore të vendeve të Ballkanit. Megjithatë, financime të emër të tij ka.

Ama efekt mbi ekonominë, këto financime nuk kanë. Presidenti i Këshillit Europian sugjeroi që vendet të bëjnë edhe vetë ndonjë hap të vogël për të tërhequr investitorët, që kështu të rriten edhe bizneset dhe mundësitë e punësimit. Por që të arrihet kjo, duhet ndërruar ritmi i korrupsionit, përvetësimit dhe dëshira për pushtet të përjetshëm. Këtu  Ballkani nuk i ka shumë qejf ndërhyrjet.

Ama anëtarësimi në BE e bashkë me të, edhe fuqizimi ekonomik e rritja e mirëqenies, janë shpresat dhe pritshmëritë më të mëdha të të gjithë ballkanasve. Ndaj deklarata e presidentit të Këshillit Europian për të mbajtur fort mirë parasysh dy vlerat kyçe të BE-së, tolerancën dhe respektin për diversitetin, nuk u dëgjuan me aq vëmendje sa deklaratat e tij për lëvizjen e lirë, apo akoma më shumë, për mundësinë e punësimit në vendet e VE-së (që do të vijë vetëm pas anëtarësimit).

Kroacia nuk mori asnjë kritikë domethënëse, dhe duket se pranimi i saj në vitin 2012 është pothuajse i sigurt. Të tjerat duhet të presin. Afat nuk ka. Madje as propozimi i Greqisë që ta shikonte të gjithë Europën të  bashkuar në 2014-ën, kur festohet 100 vjetori i luftës së parë botërore, nuk u prit me ngrohtësi  nga vendet partnere. Megjithatë, në vend të karameles, ata sugjerojnë se ky bashkim mund të mendohet për në vitin 2018, që  në fakt është 100 vjetori i përfundimit të asaj lufte që gjymtoi Europën.

Deri atëherë, do të durojmë edhe tetë vjet përrallat e politikanëve që luftojnë korrupsionin.

 gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Analize, BE. Tags: .

Karamelja e vizave Efekti Rama në rizgjimin e medias

3 Comments Add your own

  • 1. mosey  |  27/10/2010 at 02:57

    Edlira i am fascinated by your analysis.
    Essentially you never dwell on geopolitical aspects of BE.
    one has to analyse what EU has meant for Bulgaria and Romania and the previous bunch.

    Also, this reforms that are asked for by BE never get to be discussed in detail what they really mean. do they mean giving up our country and resources to them. Do they mean that we have be the waste land of Europe where they dump rubbish and toxic waste. do they mean that we become an energy exporter to keep their lights and industry on.

    Being Honest with our people is important.

    20 years ago we were naive but not now…some of us can see through and see the true agenda of this snakes. We are for a United States of Europe based on fraternity, equality end so on. On a USA model not on an imperial model. I believe and want a Europe but an equal and fair Europe , a Europe of equals. All states equally represented in a EU Senate like the USA. A true USE, not imperialism. As it stands it is imperialistic.
    ………..
    What is the position of BE on property, on land.
    i tell you what their position is…as long as their corporations can have what they want and need the EU does not care.
    The old EU is already milking the new Europe beautifully. Why dont you tell your nation that EU is something more than just wandering around a mass land and working manual jobs. EU is about UK, France,Germany, Italy and the rest milking us. Use our youth to fight their imperial wars in middle east and china if and when the situation rises. Why go fight for this guys when they back-stab and kick us about. you say EU about standards but i tell you that Serbia just got a tiny step closer to the club for geopolitical reasons. EU is about standards but truly is about geopolitics.
    ………………….

  • 2. edliragjoni  |  09/11/2010 at 21:10

    Mosey,

    Thnx for the very interesting and frank opinion. I agree with your views and barely have a different opinion.

    I just sometimes put things between the lines and try to fit the rules of the European games. Not that is necessary. I just find it fascinating and also playable, since emotional interpretations can hardly allow me to proceed in understanding the EU game.

    I like your frankness : )

  • 3. alba  |  07/12/2010 at 05:18

    Nese shqiptaret mesojne te prodhojne ndertojne .Nese rruget e qyteteve te tyre jane te pastra , nese ruajne mjedisin, luftojne krimin, korrupsionin me nje fjale nese mesojne te mbajne shtetin dhe te behen popull produktiv qe ka cfare ti ofroje europes atehere do te jete europa qe do te na lutet ti bashkohemi dhe jo ne atyre.Ne kete gjendje qe jane punet tani europa nuk eshte gati te marre ne gjirin e saj e te ushqeje 3 milione njerez te papunesueshem pa aftesi te tregetueshme qe s’te hyjne ne pune per asgje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

October 2010
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

%d bloggers like this: