Dakord, të fitojnë qytetarët

06/11/2010 at 00:00 Leave a comment

 Marrëveshjet janë shpikur me një qëllim të vetëm: ta bëjnë jetën e njerëzve sa më të lehtë të jetë e mundur. Në planin personal apo komunitar, ato jo gjithmonë arrihen. As nuk bëhen çështje madhore. Por në një kontekst më të gjerë, marrëveshjet që merren në emër të njerëzve janë përherë më delikate dhe më ndikuese në jetën e tyre. Të tilla janë marrëveshjet politike që të zgjedhurit marrin në emër të zgjedhësve; dhe në Shqipëri rastet pozitive të marrëveshjeve janë shumë të pakta.

E fundit ama është e prekshme dhe ia vlen të merret në shqyrtim; rikthimi i aboneve për lëvizjen me transportin publik.

Marrëveshja ishte e heshtur, jo e nënshkruar. Ama reagimet e forta si të qeverisjes qendrore, ashtu edhe asaj lokale, e transformuan qëndrimin abuziv të operatorëve në dëm të qytetarëve.

Mbase ky nuk është rasti më i fortë për t’u marrë në konsideratë në bërjen e një analize shumë të thjeshtë të efektit të marrëveshjeve politike dhe përfitimeve qytetare, por edhe kaq e thjeshtë sa është, ajo jep mesazhin që në fusha dhe vendime të tjera më të rëndësishme nuk arrihen dot; një marrëveshje e thjeshtë, pa fjalë e nënshkrime, me deklarata që mbështesin të njëjtin qëndrim, lehtësojnë pa masë jetën e qytetarëve.

Kryeministri u tregua kategorik në fjalën e tij për ndëshkim ekstrem ligjor të operatorëve që shndërrohen në zotër të rrugëve dhe fitimeve prej udhëtarëve. Por edhe kryetari i bashkisë nuk ngeli më pas në qëndrimin ekstrem që detyroi operatorët e shërbimit urban të tërhiqeshin nga vendimi absurd për të mos njohur biletat e parapaguara të transportit. Humbësi më i madh i tre ditëve të para të nëntorit ishte qytetari. Pas marrëveshjes së heshtur e në distancë mes niveleve të ndryshme të qeverisjes, përfituesi më i madh është po ai.

Po përderisa rënia dakord është dukshëm kaq shumë në anën e qytetarëve, përse nuk ka më shumë iniciativa dhe sipërmarrje të tilla nga qeverisësit, që çojnë në lehtësimin e jetës së njerëzve që qeverisin? E thjeshtë: interesi financiar dhe pushtetor. Paraja dhe vota.

Në rastin  aboneve dhe lëvizjes me transportin urban, “humbësi” ishte një palë e tretë që mund të endet lehtë nga qeverisja lokale, në atë qendrore. Por, të dyja palët toleruan nga fare pak, mbyllën nga një sy për shkak të ndjeshmërisë së lartë qytetare ndaj çështjes, dhe menjëherë pas qëndrimi të unifikuar (edhe pse në distancë) të të dyja niveleve të qeverisjes, qytetari e pa veten të mbrojtur dhe të siguruar.

Po edhe ata që abuzojnë me çmimet, me shërbimin shëndetësor, me menaxhimin e ndihmës sociale, arsimit, punësimit, infrastrukturës rrugore, tregtare, të gjithë njerëz janë. Njerëz dhe kompani të vogla me mbështetje të madhe në njërën nga qeverisjet. Ama rasti i shërbimit dhe njohjes së abonesë në transportin publik tregoi më së miri se rënia dakord dhe mbajtja e një qëndrimi të vetëm nga palët politike, mund ta kthejë në çdo moment situatën në favor të qytetarit.

Edhe pjesëmarrja në parlament e ndikon dhe lehtëson jetën e tij njëlloj sa pajisja me një abone dhe njohja e saj. Edhe miratimi i ligjit për gjykatën administrative apo rishikimi i ligjit për pronat ndikon po aq në lehtësimin e jetës së tyre. Në të njëjtën mënyrë ndikon edhe aftësimi dhe fuqizimi i administratës, apo edhe lënia në punët e veta e gjyqësorit.

Marrëveshja nuk pyet për masën e problemit; ajo i shndërron të gjitha në të rëndësishme dhe njëjtësisht ndikuese kur arrihet mes palëve. Qoftë për një abone autobusi, qoftë për një ligj që rregullon dhe mbikëqyr bizneset dhe aferat e tij, marrëveshja politike gjithmonë është në favor të qytetarit (kur interesat politike lihen mënjanë).

Kur partia liberal-demokrate dha pëlqimin  e saj në kontratën për të qenë pjesë e qeverisjes britanike Majin e këtij viti, në një nga pikat e marrëveshjes me konservatorët kërkonte që të mos luhateshin pagesat për studimet universitare. Teksa kanë kaluar vetëm pak muaj nga qeverisja e të dy partive, konservatorët kërkojnë trefishim të tarifave universitare, dhe liberal-demokratët nuk po reagojnë ndaj propozimeve që do të prekin drejtpërdrejt xhepat e mijëra studentëve dhe familjeve të tyre në Angli. Si pasojë, kanë filluar protestat e hapura kundër partisë liberal-demokrate, që do të detyrohet të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar, ku interesi qytetar zë pjesën qendrore. Në rast të kundërt, rezultati nuk do të flasë më në favor të tyre (siç ndodhi së fundmi edhe në SHBA).

Interesi dhe përfitimi qytetar është përcaktues i padiskutueshëm i sjelljes së votuesve. Ndaj marrëveshjet që sigurojnë lehtësime për jetën e tij, qoftë edhe kur nuk bëhen në prag votimesh, nuk kanë si të mos jenë të rëndësishme.

Në Shqipëri qytetarët kënaqen edhe me një gjë të nivelit bazë siç është transporti publik. Por teksa fillon të ndjehet efekti pozitiv që sjellin marrëveshjet, qytetarët mund të fillojnë të reflektojnë e të reagojnë edhe më shumë, që arritja e tyre të mos mjaftohet vetëm në nivelin “udhëtar”.

Entry filed under: Shqiptarizëm, Sociale. Tags: .

Përdhunimi i transportit publik BE heq çelësin, jo derën

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2010
M T W T F S S
« Oct   Dec »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

%d bloggers like this: