Celulari dhe banka, hajdutët e paskrupullt

21/11/2010 at 18:53 3 comments

“Ju kemi tërhequr 15 euro nga banka. Është pagesa prej 10% mbi shumën që keni shpenzuar, sepse keni kaluar afatin e pagesës”. Arkëtaren e kam vënë edhe tjetër herë në pozitë dhe më pas i kam kërkuar edhe të falur. Ajo është një rrogëtare e thjeshtë, të cilës nuk ia dëgjon përmbledhjen e ditës dhe ankesat e klientëve as shefja e degës, e jo më zyrat qendrore të bankës. Ndaj është e kotë të harxhohem me të.

Ta quash abuzues shërbimin bankar në Shqipëri, është pak. Është njëlloj sikur ta përkëdhelësh.

Ndryshe nga çdo bankë tjetër në vendin nga e ka origjinën, në Shqipëri, kjo bankë që shpenzon miliona për reklama e ndriçime degësh në çdo skutë, për pajisjen me Master Card ka një metodë unike; duhet që ta mbushësh me paratë e tua. Pra duhet të depozitosh një shumë (minimalja 500 euro) që të jesh në gjendje ta përdorësh.

Në këtë bankë kam edhe një llogari rrjedhëse në Euro. Por funksionimi nuk i ngjan aspak mënyrës me të cilën për herë të parë u mësova me HSBC apo Barclays.  Aspak. Këtu jo vetëm që Master Card-in duhet ta mbushësh me lekët e tua, por edhe pasi ke vënë 1000 euro në të e shpenzon prej tyre (online apo jashtë Shqipërisë), në datën 15 të muajit pasardhës duhet të bësh pagesën (në kartën tënde, për paratë e tua), se ndryshe banka të merr qeranë e përdorimit.

Kuptohet që bankat janë aty për t’u pasuruar me paratë e mia e të klientëve të tjerë, po pse në mënyrë kaq makute?

Në momentin që me ta nënshkrova kontratën, i pyeta dhjetë herë pse nuk e mundësonin transfertën direkte të parave nga llogaria rrjedhëse, në atë të Master Card, përderisa të dy palët e parave janë të miat. “Ai është shërbim vetëm për personat VIP”, më thanë. Vip në këtë rast mund të jenë edhe protagonistët e BBF-së (përveç grave e rezervave prej mishi që kanë politikanët apo biznesmenët, që shpenzojnë deri në 11 mijë euro për të blerë një çantë dore).

Pra transferua automatike nuk u bëka. Ia vura fajin ngadalësisë me të cilën ecin sistemi bankar me qendër klientin. Isha gabim. Fajin e ka perceptimi i ulët i politikë-bërësve të bankës në fjalë, që kujton se klientët janë idiotë.

Kur në datën 16 më në fund gjeta pak minuta kohë, të cilat i shpenzova të gjitha në kërkim për parkimin që nuk e gjeta, por e lashë makinën 3 km larg e u ktheva në këmbë, kur prita radhën e u paraqita t’i paguaj vetes shpenzimet që kisha bërë në Tetor, arkëtarja më lajmëron thatë: “Je me vonesë. Të kemi marrë 15 euro nga llogari rrjedhëse”

Po mirë, se më paskeshin vajtur dhe hamendësimet dëm, kur banka e paska kaq të lehtë që ta marrë përqindjen skandaloze një sekondë pasi ka kaluar afati, pse nuk paska mundësi të bëjë transfertat e të gjitha eurove të shpenzuara? Përse duhet të iki klienti nga puna, të sorollatet rrugëve, trafikut e radhëve për të paguar shpenzimet e bëra me paratë e tij nga Master Card?

Po ja pra, që banka të marrë atë përqindjen e majme prej 10%.

“Dua një formular ankese”, kërkoj e indinjuar dhe e fyer. Ndihem e dhunuar nga ky mashtrim. Jo se është i vetmi, por ndjehem vërtet e dhunuar dhe e përbuzur si kliente e një banke të huaj në Shqipëri.

Arkëtarja më hedh një vështrim kuptimplotë. Kush do e lexojë ankesën time? E kush do e marrka për bazë atë? (dhe menjëherë më vijnë ndër mend katër ankesat zyrtare që i kam nisur kompanisë sime celulare, shkrimet në gazetë si edhe takimet komprometuese ku m’u kërkua llogari sa lekë më kishte dhënë kompania rivale që unë të shkruaja kundër tyre. Shqetësimi im ishte mashtrimi me faturën dhe mënyrën e llogaritjes së tarifave. Dhe s’kam nevojë për kompani rivale. Të gjitha nën një çati flenë).

Mirë që shërbimi është abuzues, mashtrues dhe vjedhës në çdo pjesë të tij, por edhe ankesat e klientëve janë po aq të papërfillshme për padronët e bankave. (njëlloj si të celularëve, më thotë zëri i dytë që s’më lë rehat pas koke).

Një ditë tjetër që m’u desh të merrja një vërtetim për gjendjen e parave dhe qarkullimin e tyre për tre muajt e fundit, dega e lagjes më kërkoi një mijë lekë, më dërgoi tek dega në qendër, më la të prisja, më hoqi sërish gjysmën e ditës nga puna, dhe më ofroi një shërbim që është për të vënë duart në kokë. Për paratë e mia. Si veprojnë këto banka me kredi-marrësit e shkretë?

Të gjitha mund t’iu falen bankave; injoranca, harbutllëku, tangërlliku kokëbosh, takat gozhdë, truku i rënduar, kostumet e shtrenjta, mungesa e kulturës së punës, trashësia në sjelljen me klientin. Por mendimi se po tallen me klientin se shqiptarët janë të trashë, kjo nuk u falet dot.

Vetëm stafi i shërbimit është vendas. Shumica e politik-bërësve të bankave janë të huaj. Janë ata që përcaktojnë lojëra të tilla për të zhvatur klientin (edhe pse ndihma e sahan-lëpirësve vendas nuk përjashtohet). Por është shumë revoltues mendimi i të dy palëve se klientin mund ta zhvasësh paq, ngaqë ai në përgjithësi i pagdhendur është për bankat.

Po kjo mund të mendohej 10 vjet më parë mbase. Po sot s’i gjen dot aq njerëz sa të mbledhësh një turmë e të pretendosh se Master apo Credit Card jashtë është e mbushur me lekët e bankës, jo me të zotëruesit të llogarisë. Se po të ishte kështu, përdoruesit duhet të pajisen me Visa Debit Card, që t’i lejojë të prishin paratë e veta kundrejt një tarife për transaksionet (meqë ngordhin bankat e këtushme për tarifa).

Nuk kisha kujt t’i ankohesha për paratë e mia. As për telefonin tim, përdorimin e të cilit fuqidhënësi i kompanive celulare e ndërpret se nuk i paskam paguar brenda ditës faturën, kur akoma nuk ma ka sjellë në shtëpi. As për linjën e shëmtuar e pirate të internetit, për të cilën ofruesi kujtohet të më marrë në telefon vetëm ditën e pagesës. Ama nuk i kthen kurrë thirrjet e mia për ndihmë teknike, teksa modemi ka 7 muaj që punon me hope, njëlloj si kompania që ma ka sjellë.

Dhe këto janë të gjitha kompani private. Vulat dhe vërtetimet e administratës publike janë përrallë më vete. Por vjedhja, mashtrimi, abuzimi, keqpërdorimi dhe dhunimi psikologjik që të bëjnë kompanitë private të shërbimeve, është përtej çdo imagjinate.

Që  Shqipëria sot jeton në një kohë babëzie për para që vidhen gjithandej dhe nga gjithkush, kjo dihet. Por që shërbimet të jenë në këtë lloj dite e askush të mos jetë në gjendje t’i mbikqyrë apo rregullojë (nëpërmjet politikave shtrënguese të konkurrencës, që si rrjedhim do rrisnin edhe cilësinë në shërbim), është fare e pa mendueshme. Edhe e papranueshme.

Klienti është burimi i zhvatjes për bankën time. Edhe në kompaninë me drejtues të huaj e përfitues miliardash të celularit tim Ndaj unë e përçmoj (dhe më gjerë) njeriun që ka vendosur të m’i vjedhë paratë kaq pa skrupull. Edhe atë që e mbështet apo lejon ta përdorë kaq kollaj këtë politikë mashtruese dhe zhvatëse.

Vampirë!

 gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Shqiptarizëm. Tags: .

Dukati ka zot Kafshë, nga zonjat e rënda

3 Comments Add your own

  • 1. Rrezart  |  25/11/2010 at 10:04

    Artikull vertret i papare.Sikur ke marre te tere fjalet e mia.
    Pergezime.

    Doja te shtoja qe shkon tek ekspertja e kreditit (e cila harron qe paguhet nga leket qe ti i jep bankes) dhe ne vend te te sqaroje te ngaterron deri sa ne fund duhet ti thuash:
    -Moj zonje je ketu per te me dhene kredi apo per te mos me dhene se po i ngaterroke ca gjerat!

    Per te mos foluir per kontratat qe gjithmone kane vetem anen qe detyrohet klienti,kurse detyrimi qe ka firma nuk shihet gjekundi. As kur rrjeti eshte i zene dhe sben dot thirrje me cel, as kur nga 30 dite internet ke patur 15 dite etj etj…

    jetojme ne xhungel, me fal ne Shqiperi!

  • 2. moseyhamiti  |  30/11/2010 at 03:41

    The poor complain they always do
    But that’s just idle chatter
    Our system brings rewards to all
    At least to all who matter

    the above is by a Canadian economic adviser to the world leaders
    It sums up the nature of things, how the financial and economic
    superstructures operate.

  • 3. moseyhamiti  |  30/11/2010 at 03:52

    Ne boten e keshtu qujtur perendimore njeriu i ri, njeriu i kohes sone eshte produkti i zhvillimit dhe ardhjes se ekonomis konsumuese. Ndoshta i pakonkluduar do te thosha. Ne ndoshta kurre nuk do te jemi ne gjendje ta njofim kete konkludim edhe doshta ka mberritur dhe ka kaluar.

    Njeriu i ri ose te pakten nje pjese e psikologjis se tij, eshte vetem nje faze, nje epoche e historicitetit te njeriut te ri dhe do te kaloje, pasi njeriu i ri do te zhvendesohet nga njeriu i ri, e megjithate pyetjet qe dalin jane; cilat jane pasojat e kesaj e epoche? Cfare eshte e re ne experiencen njerezore qe kjo epoche solli? A Eshte me te vertet kaq ndryshe esenca e kasaj epoche dhe forme e organisimit social, politic, ekonomic nga epochat e mepershme te njohura, historike?

    Doja te nenvisoja nje vezhgim.Them e ‘keshtu quajtur perendim‘ sepse dua qe te kuptohet se flasim per nje perkatesi vlerash dhe jo gjeografike. Perkufizimi i perendimit ka ndryshuar dhe reperkufizuar vetveten ne nje menyre te tille qe sot ne kohet tona ne gjejme ‘‘perendimin‘‘ ne lindje dhe “lindjen“ ne perendim.

    Dhe po ti qendronim besnik dhe te ndershem theyrjve tektonike te socio-politikes njerezore, duhet te themi se axi verior-jugor eshte me reflektive i realitetit. Atehere po flasim per ishuj vlerash qe lundrojne ne nje oqean te pa kufizuara nga gjegrafia.

    Heren e fundit qe ndoshta njeriu evropian pati experienca me gjyra paksa te ngjashme ishte epocha qe ne historin ecomike quhet merchant-kapitalism. Por ketu nuk po flasim per esence por forem pasi esenca pak ka ndryshuar ne njerezim qe nga kohet e patriarkeve. Qe nga kohet kur ndergjegjesia beri ato zvarritjet e para nga pelgjet e jetes se pa forme. Po, te pa forem pasi vetem nje prani ndergjegjsie mund ti jape jete formes.

    Njrezit ndienin nje,- ndoshta te vobeket-, ere manipulimi ne boten merchanatliste Veneciane,te mesdheut te asaj kohe dhe atlanticiste pak me vone. Kjo atehere eshte nje nga ato vlerat qe keto dy epocha mendoj qe ndajne(share) ne forem.

    Jo se manipulimi nuk ka existuar si nje fenomen pasi ajo eshte nje realitet i vete existences jetesore por po flasim per nje manipulim te institucionalisuar dhe legjitimuar. Per nje reform socio-psikologjike qe solli rehabilitimin e nje vlere , ky rehabilitim e cliroj kete vlere nga burgu qe kodi i lashte moral e kishte denuar dhe e beri pjese te respektushme dhe te deshirueshme te kodit moral….continue when i get some time

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
November 2010
M T W T F S S
« Oct   Dec »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

%d bloggers like this: