Partneriteti për të nxënët në arsim

02/12/2010 at 16:27 Leave a comment

 Sistemi arsimor shqiptar e ka filluar me vonesë tranzicionin, rrjedhimisht mund të dalë prej tij më vonë se sektorët e tjerë në vend. Në këtë shkrim nuk do të merrem me vështirësitë e sistemit para-universitar (tekstet, programet apo numrin e nxënësve nëpër klasa), as me maturën dhe kompleksitetin e saj, as me sistemin universitar, që është mbërthyer nga politika deri sa çdo shqiptar të pajiset me një diplomë e të ç’pajiset nga ca euro e principe bashkë. As nuk do merrem me problemet dhe nevojat e zakonshme të Arsimit e Profesional, me të cilat Shqipëria po përballet si shumë vende të tjera aty ku përket gjeografikisht.

Në këtë shkrim dua të sjell anën pozitive dhe përfitimet që sjell për shumë palë një metodë e re bashkëpunimi që sjell sukses në vendet ku arsimi profesional i nënshtrohet sistemit dual (Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Austri etj).  

Që shkollat profesionale të ngelen cilësore, që nxënësit të ndjehen të mirë-përgatitur dhe të motivuar aty, që kualifikimet dhe shanset e punësimit të rriten jo vetëm në shkolla, por edhe në qendrat e formimit, kjo metodë bashkëpunimi del si garante e cilësisë dhe përfitimit të shumë-anshëm. Bëhet fjalë për Partneritetin për të Nxënët, që në Shqipëri njihet pak dhe aplikohet vetëm me pilotime  (një prej të cive e bën projekti zviceran AlbVET).

Po ç’është kjo metodë ku biznesi i ofron ndihmë nxënësve dhe kursantëve?

Në filozofinë e tij, PAFL i referohet bashkëpunimit të aktorëve kryesorë në fushën e arsimit dhe formimit, që në Shqipëri është akoma në hapat e parë. Kjo ndodh sepse sektori privat në vend është ende shumë i dobët, i fragmentizuar, pak i organizuar dhe nuk e ka traditën e bashkëpunimit me sektorin e arsimit dhe të formimit profesional. Akoma më keq madje, ka raste kur sektori privat ushtron presion dhe e i var të gjitha shpresat tek sigurimi i shërbimeve shtetërore si klient, që të mund të ecë përpara.

Por sektori privat duhet jo vetëm të bëjë të kundërtën, por edhe të krijojë modele të reja të bashkëpunimit mes tij, autoriteteve lokale, zyrave të punës dhe ofrueseve të kurseve e shkollave profesionale si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. 

Modelet e partneritetit që mund të aplikohen më lehtë janë ato që shfaqin potencial për punësim apo vetë-punësim të mëvonshëm të nxënësve përfitues (teknologji informacioni, mekanikë, elektronikë, financë, mekanikë, etj).

Bashkëpunimi siguron që ofruesit e arsimit të merren me përgatitjen e mjeteve mësimore, hartimin e matërialeve programuese, kurrikulës etj, kurse biznesi mund të ofrojë mbështetje me materialet e praktikës, praktikën e nxënësve dhe financimin e tyre për përvetësimin e teorisë. 

Fatkeqësisht, në praktikë  ka shumë pak modele të suksesshme që tregojnë pjesëmarrjen e sektorit privat në arsimin dhe formimin profesional, ashtu siç ka edhe shumë barriera në bashkëpunimin mes ofruesve të AFP-së dhe biznesit.

Por, edhe pse është një përqasje e re në Shqipëri, partneriteti për të nxënët mund të zbatohet me sukses si në sistemin jo-formal ashtu edhe në atë formal të AFP-së. Ai gjen zbatim në nivelet 2 dhe 3 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, miratuar Marsin e kaluar nga parlamenti shqiptar. Si metodë bashkëpunimi PAFL ka në vetvete elemente të sistemit dual, ku një kontribut të theksuar e jep pra sektori privat. Në këtë përqasje, roli i tij shtrihet në të gjithë ciklin e formimit. Ai madje përcakton profilet profesionale, merr pjesë në hartimin e kurrikulave, ofron trajnime nëpërmjet periudhave të praktikës në biznese, merr pjesë në testet përfundimtare dhe format e tjera të vlerësimit të aftësive, në mekanizmat drejtuese, etj.

Në përgjithësi, drejtimi për organizmin e një Partneriteti për të Nxënët merret përsipër nga ofruesit e AFP-së ose shoqatat e biznesit. Partneriteti ndërtohet përmes kontratave tri-palëshe mes ofruesve të trajnimit, biznesit aktiv dhe pjesëmarrësit. Nën skemën e PAFL, pjesëmarrësit mësojnë në dy vende të ndryshme me vlerë dhe kohë të njëjtë, p.sh. në një qendër formimi apo biznes.

Deri tani, në vend  është ofruar mbështetje për partneritetin për ndërtimin e lidhjeve me shoqata apo grupe sektoriale profesionistësh, për hartimin e moduleve të trajnimit, kontratave tre-palëshe, kursit dhe kurikulës mësimore, trajnim për mësuesit dhe instruktorët si edhe pajsije bazë për qendrat e trajnimit.

Por projektet nuk qëndrojnë në asnjë vend përjetë. As shteti nuk mund t’i mbulojë të gjitha kërkesat që ka arsmi i kushtueshëm profesional, aq më tepër kur dihet se nxënsit e dalë prej tij, sa më të përgatitur të jenë, aq më të vlefshëm janë për biznesin dhe për tregun e  punës.

Ndaj biznesi duhet të ngrihet pak nga gjumi letargjik, e të mos presë edhe ai rastin të rjepë buxheti e mjerë të shtetit, duke e bërë ate edhe burim,  edhe klient.

Specialistët e arsimit profesional thonë se biznesi përfiton 30 herë më shumë nëse e merr një nxënës që nga viti i dytë i shkollës së mesme dhe e stërvit atë pranë tij, duke paguar për formimin e tij profesional, sesa të presë që ata të mbarojnë shkollën duke mos ditur asgjë, të narrin diplomën e të punësohen me një rrogë të lartë, por edhe me nevojën për t’u trajnuar sikur të mos kishin mësuar asgjë për katër vjet.

Nëse prej këtij sektori të arsimit kërkohet cilësi, atëherë duhet edhe kontribuar në të. Partneriteti për të nxënët flet vetë.

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Analize, Arsim. Tags: .

Kafshë, nga zonjat e rënda Ujë që s’mbyt, jetë që s’vlejnë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
December 2010
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: