Politikisht korrekt: Nuk kemi politikanë

25/12/2010 at 23:32 3 comments

Sjellja politike nuk ndryshon nga sjellja individuale e politikë-bërësve. Kjo është një nga aksiomat e para të studimeve politike. Në rastin e Shqipërisë, viti i ngarkuar politik dikton nevojën për të shqyrtuar sjelljen politike të dy protagonistëve të saj, Sali Berisha dhe Edi Rama.

Mënyrat për të analizuar sjelljen politike janë të shumta, por ato kanë të gjitha katër karakteristika të përbashkëta që shqyrtohen në shkencat politike: 1) Merren në shqyrtim sjelljet politike dhe individuale të politikanëve duke u përqëndruar jo vetëm tek fjalimet dhe veprimet sporadike, por mbi të gjitha tek prirjet për të vepruar (aftësitë identifikuese, kërkuese,vepruese, pritshmëritë e ngritura publikisht dhe vlerësimet e marra). Por kjo sjellje individuale nuk shihet dot e vetme. Ajo është e lidhur ngushtë me institucionin partiak apo politik nga i cili individi në shqyrtim merr tiparet, dhe e anasjellta. Institucionet madje janë ato që më së shumit kanë përsipër barrën e formëzimit të sjelljes së gjithë individëve brenda tyre, që sigurisht vihen më shumë në pah nëpërmjet shfaqjeve të liderit. Ndaj sot kemi një PD të përgjumur ku ndalohet edhe mendimi, jo më fjala. E kemi një PS që sipas pasagjerëve të vet, është si autobus ku nuk i duhet folur shoferit. Njëri institucion i ngurtë, tjetri  i ujshëm.

Pika 2) Sjellja politike e Ramës dhe Berishës gjatë vitit 2010, ku njërit i ka ngecur ora tek transparenca zgjedhore e tjetrit tek mos-bërja e saj, nuk mund të analizohet thjesht duke marrë në shqyrtim botimet voluminoze për shkencat politike. Përkundrazi, ka pas, në mos aspak të bëjë me politikën si të tillë. Sjellja e liderëve aktualë të maxhorancës dhe opozitës, si në çdo studim tjetër në botë, duhet të bëhet e shoqëruar dhe shpjeguar nga shkencat që studiojnë dhe shpjegojnë sjelljen, pra nga antropologjia, psikologjia dhe sociologjia. Këta dy njerëz, sjelljen politike e kanë vetëm një aspekt të sjelljes së tyre të përgjithshme si qenie shoqërore; ndaj sjellja e tyre politike nuk mund te shihet e veçuar nga konteksti i i gjerë politik, social, ekonomik madje edhe kulturor ku këta njerëz jetojnë, si edhe nga faktorët që ndikojnë në sjelljet e veçanta të tyre.

Njohësit e mirë të politikës, si G. Almond thonë se disa nga sjelljet politike e gjejnë më mirë shpjegimin po të peshohen dhe eksplorohen në morinë e lidhjeve sociale. Disa sjellje varen nga niveli kulturor e disa të tjera, pavarësisht dy të parave, diktohen tërësisht nga personaliteti i njeriut.  Prandaj nuk mund të përjashtohet nga analiza origjina, shkollimi dhe shërbimi i kryeministrit aktual; ashtu siç nuk mund te neglizhohet fakti se udhëheqësi aktual i opozitës është (?) piktor e jo politikan. Gjithë faktorët e mësipërm pasqyrohen më së miri si në mungesën totale të tolerancës, ashtu edhe në mjeshtërinë e manipulimit, edhe pse jo domosdoshmërisht me ngjyra.

Pika 3) Sjellja politike, normalisht zgjedh gjuhën e folur për të formuluar shpejt dhe pa pasoja teori të çastit që kanë doza vërtetësie brenda,  e ku mund të mbështeten më vonë veprimet praktike të politikanëve. Në Shqipëri ndodh vetëm pjesa e parë e fjalisë. Akuza të çastit që nuk çojnë kurrë në aksione politike, e aq më pak formulimet jo-politike mungojnë tërësisht. 

 Gjatë vitit 2010 kemi pasur lumë ligjëratash për transparencën e për kutitë, por megjithëse po aq e në mos të rëndësishme, nuk kemi dëgjuar formulime për çështjet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet, e akoma më keq, nuk kemi dëgjuar ndonjë debat që kërkon zgjuarsi e njohuri të mëdha, që të vërë dy palët përballë, siç mund të jetë ndonjë debat për politikën e jashtme. Jo vetëm që debatet e ligjëratat që çojnë në prakticitet kanë munguar, por edhe teoritë e sjella në 2010-ën janë të vakëta e pa asnjë grimë sofistikimi, madje as aq sa për të marrë gradën “sjellje politike”.

Pika 4) Sjelljet politike mund të analizohen me metoda e teknika të ndryshme kërkimi që lejojnë trajtim të saktë dhe të plotë të të dhënave të mbledhura dhe teorive të formuluara, me qëllim që të artikulohen dhe testohen disa lloj hipotezash. Përmes  tyre, shihet sjellja në vorbullën e ligjërimeve, vendimeve të marra, teoritë e komunikimit, zhvillimit, etj. Vëzhgimet e pjesëmarrësve në jetën e përditshme politike të këtyre dy njerëzve do ishin marrë në konsideratë e do ishin shqyrtuar të përbashkëtat dhe veçoritë e sjelljes së tyre, duke u bazuar siç u tha që në krye, edhe në lëmin e sociologjisë, antropologjisë dhe psikiatrisë.

Sjelljet e ndryshme ligjore, elektorale, administrative, komunikuese, ndërkombëtare, brenda llojit e jashtë tij, janë të gjitha fusha që i bëjnë Ramën e Berishën burime të mërzitshme, por të veçanta studimi.

Një analizë e thjeshtë krahasuese me shumë gjasa do i nxirrte liderat e sipërpërmendur të ngjashëm me kolegët e tyre në Afrikë dhe në vendet e tjera në zhvillim. Sjellja politike është një fushë e mrekullueshme studimi, që nëse shkencat politike do kenë nderin ta marrin për shqyrtim, do bëjnë mirë t’iu dhurojnë shqiptarëve një studim të plotë mbi sjelljen aktuale të zotërinjve Sali Berisha dhe Edi Rama.

Për momentin, analizat e thjeshta mediatike nuk mjaftojnë. Vërtet, antropologjia e sociologjia, po sidomos psikologjia, mund të hedhin më shumë dritë mbi sjelljen politike të këtyre njerëzve që 18 muaj pasi shqiptarët kanë votuar të qetë, i sjellin akoma jetët e tyre vërdallë.

Gëzuar 2011-ën.

 gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Politikë. Tags: .

Histerizmi i qarkullimit Shqipja e mohuar

3 Comments Add your own

  • 1. alba  |  29/12/2010 at 18:55

    Rama e Berisha nuk jane komplet problemi dhe as as zgjidhja e problemit.Administrata shqiptare by and large perbehet nga 35-40 vjecare te cilet jane afersisht brezi i studenteve te 1990.Ndersa mburren se permbysen komunizmin po e qeverisn vendin me keq se ata.

  • 2. edliragjoni  |  31/12/2010 at 09:12

    Vezhgim shume interesant Alba.
    Une isha munduar te merrem me individualitetin e dy protagonisteve, por ti ke shume te drejte, grup-mosha qe permend eshte ajo qe duhet analizuar.

    Gezuar 2011-en 🙂

  • 3. alba  |  01/01/2011 at 22:28

    Sjellja e Rames dhe Berishes nuk mund te analizohet dot me ato qe mesohet ne shkencat politike pasi eshte nje sjellje personale nje perplasje egosh dhe jo nje lufte idesh programesh per drejtimin qe duhet te marre vendi.
    Ne ende vuajme nga koncepti elitist i politikes i trasheguar nga perandoria osmane ku populli punon per qeverine dhe jo anasjelltats.
    Kur je ne post publik punon per te tjeret jo per vete dhe duhet bere ajo c’ka eshte ne interesin e tyre dhe jo te vetes.
    Fatkeqesisht interesi me i mire i atyre te cileve ata jane zotuar tu sherbejne dhe iu paguajne rrogen eshte gjeja e fundit qe kane ne mendje politkanet tane.
    Duhet marre shembull nga Al gore i cili edhe pse kishte fituar voten popullore , edhe pse gjykatesit te cilet ia dhane fitoren bushit ishin emeruar nga i ati itj , edhe pse mund ta zvarriste ceshtjen ne gjyq vendosi per te miren e vendit te pranonte humbjen ne menyre qe populli ta mblidhte mendjen e vendi te ecte perpara.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

December 2010
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

%d bloggers like this: