Çmitizimi i politikës nga media

16/01/2011 at 15:42 1 comment

Po media ç’rol ka në gjithë këtë histori?

Çështja Meta duhet hetuar.  Dritan Prifti po ashtu për mos-denoncim korrupsioni në prokurori në kohën që ushtronte detyrën kur korrupsioni i zuri derën. Berisha duhet gjithashtu t’i çojë në prokurori kasetat që u përmend kundërshtarëve politikë në parlament. Edhe Rama duhet t’i depozitojë akuzat e tij dhe të eskortës në organin e akuzës.

Pastaj sigurisht ato do ngelen sirtarëve, teksa prokurorë e kryeprokurorë do zvarrisin çështjet deri në harrim apo zhvlerësim publik.

Po media ç’hyn në këtë mes?

Politika nuk ka rrugë tjetër që të depërtojë tek publiku dhe më së shumti, media shqiptare është pre e komunikimit të një-anshëm; politika ka akses të pakufizuar në valë transmetuese apo faqe gazetash për t’iu imponuar publikut, ndërsa publiku ka pak ose aspak mundësi që të shkojë tek politika i pa-sintonizuar me interesat partiake apo redaksionale.

Por edhe në kushtet e një-anshmërisë së saj, media përfiton pak nga mundësia për të qenë kanali i vetëm jo thjesht  komunikues, por edhe ndikues mes politikës dhe publikut. Ky i fundit duket se e ka humbur tërësisht besimin tek politika dhe kjo duket qartë nga reagimi për videon Meta-Prifti. Në disa sondazhe të bëra nga disa media elektronike, një përqindje shumë e lartë shqiptarësh shprehen nëpërmjet zgjedhjes së përgjigjeve të tyre se “nuk presin të ndodhë asgjë pas publikimit të “skandalit” Prifti-Meta”.

E vërtetë e hidhur, por po aq e qartë sa imazhet e videos së paraqitur.

Po media ç’rol mund të luajë në këtë betejë fjalësh, provash, montazhesh e pretendimesh që nuk përfundojnë ndonjëherë me fajtor  apo ndëshkime ligjore?  Një alternativë mund të ishte që media të merrej me ndikimet që ka në popull korrupsioni politik, i cili cenon drejtpërdrejt politikat publike dhe në mënyrë të tërthortë,  mirëqenien e të gjithë shqiptarëve. Korrupsioni dihet se ngadalëson zhvillimin e ekonomisë, disbalancon shpenzimet qeveritare, nxit shfrytëzimin e postit publik për përfitime personale dhe rrit pabarazinë në të ardhura. 

Korrupsioni njihet ndryshe si konspiraci  mes politikanëve e njerëzve me pushtet e interesa të veçanta kundër qytetarëve. Shkaqet e korrupsionit janë shumë, duke filluar që nga kultura e një vendi, mënyra e ndërtimit dhe funksionimit të institucioneve publike, shpërndarja e burimeve në shoqëri, ekonomi dhe zhvillim, etj. Motivet që shtyjnë njerëzit të jenë pjesë e korrupsionit kanë të bëjnë me karakterin personal të njeriut, nevojën e partive politike për financim, sërish tradita vendase në përdorimin e pushtetit, etj.

Korrupsioni nuk luftohet me video që një njeri e shkarkojnë nga ministër e pas pak ditësh e shohin drejtues institucioni. Megjithatë, transparenca, besueshmëria dhe legjitimitet i zgjedhjeve, tregu i pandikuar mediatik, pavarësia a gjyqësorit, paga më të larta për administratën, apeli i vazhdueshëm për reduktim të rolit të qeverisë etj. Janë të gjitha arsye që çojnë në forcimin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

Shqiptarët e dinë se politika është e zënë duke punuar vetëm me të; me korrupsionin zhvatës që zhveshi shqiptarët nga çdo lloj pasurie, madje edhe nga ajo financiare. Videoja e dy pushtetarëve që nesër mund të jenë sërish miq që hanë torta, nuk ishte e papritur për shqiptarët. Rëndësia e asaj bisede qëndron tek çmitizimi që i bën figurës së politikanit sjellja e tij korruptive. Jo vetëm e dy personazheve në video, por edhe e gjithë të tjerëve që janë filmuar e dokumentuar gjithashtu.

Politikanët nuk rreshtin së bëri të ndershmin, por e siç rasti e tregon, jo zgjedhje të lira, por edhe ndërrim të çdo-dy-vitshëm pushteti te kishim, shqiptarët kanë ngelur fatkeqësisht pa alternativë. Për cilën palë hajdute të votojnë? Kush vjedh me shumë: Shqipëria një euro apo leja e ndërtimit 20%?

Me gjithë dëshirën e madhe për të parë një politikan që bën një denoncim në emër të drejtësisë e progresit në këtë vend, nuk është fare rasti që këtë idealizëm t’ia veshim ish-ministrit që zotëron miliona euro pas vetëm 18 vitesh në një post publik. Por tashmë dimë që nuk ka më asgjë të pamundur. As të pakapërcyeshme.

Nga podiumi i deputetëve në parlament Dritan Prifti iu tha shqiptarëve se Edi Rama shpenzon tre mijë euro për një përdorim kokaine. Sot pretendon se Rama është aleati i tij në luftën për rrëzimin e  një qeveria të korruptuat që po vjedh shqiptaret. Hajduti thotë “kapeni hajdutin”.

Po media ku qëndron sot me debatet rreth korrupsionit në nivele të larta? C’mund të sugjerohet për shpëtim? C’recetë do e shpëtonte politikën nga sëmundja e keqe e korrupsionit? A e jep dot media këtë recetë?

Një seri emisionesh mediatike mund t’ia arrinin shumë mirë këtij qëllimi, nëse në to injorohej tërësisht prezenca e politikanëve dhe shqyrtoheshin çështje politikash në vend të politikës; politika arsimore, shëndetësore, infrastrukturore, punësimi, bujqësie, agro-biznesi, investime të huaja, etj. Tema që jo vetëm e lënë politikanët në hije, por madje e shtyjnë atë të fillojë të mendojë edhe për misionin për të cilin duhet të luftojë që të marri sërish ndonjë votë, o nga votuesit, o nga vendosësit e rezultatit.  

Vidoja Meta – Prifti nxit në mënyrë të pashmangshme debate që trajtojnë fenomenin e korrupsionit, shkaqet dhe pasojat e tij. Mbi të gjitha, media mund të ndihmojë publikun dhe politikanin njëkohësisht. Tema për t’u trajtuar janë të pashtershme: “Korrupsioni, përse është kthyer në shqetësimin kryesor të shqiptarëve? Matja e korrupsionit, indekset qeveritare. Shkaqet sociale të korrupsionit, pabarazia, kultura, zhvillimi. C’është besueshmëria? Përse ajo mungon tek politika, tek gjyqësori e në disa raste, edhe tek media? Kontrolli i informacionit gjatë fushatave elektorale; a mund t’i besosh medias shqiptare në kohë fushate?

A e  kontrollon dot demokracia korrupsionin? Apo e nxit atë? Kontrolli i korrupsionit në sistemin, instrumentet dhe përgjegjësit e zgjedhjeve. Interesat e grupeve të ndryshme, financimet dhe politikat që ndiqen për to. Financimet e partive politike si burimi kryesor i korrupsionit.  Votë prej qytetarëve të informuar, jo të manipuluar. Patronazhi i votës së blerë.  Zgjidhja? Monitorim dhe informacion të plotë e në shërbim të informacionit, jo të politikës vetë. Qytetarët kanë dëshirë të dëgjojnë për reformat në shërbimin civil; a çojnë rrogat e buxhetorëve në korrupsion? Në ç’masë? Decentralizmi, auditimi, monitorimi, politikat e reja ekonomike, sociale, arsimore. Ku shkojnë paratë?  Si minimizimohet korrupsionit politik.?

Duke folur për të tilla tema, edukohet edhe qytetari dhe ndjeshmëria e tij ndaj bartësve dhe përfituesve të korrupsionit. Se sot për sot, as Metën, Priftin, Ramën apo Berishën s’do i gjejë gjë, e as publiku nuk do shkojë përtej neverisë dhe mërzisë së çastit.

Publiku duhet të reagojë. Që të reagojë, duhet të informohet shpesh dhe jo-politikisht. Këtë mund ta bëjë vetëm media. Dhe transmetimi i videove shfryrëse nuk e lufton korrupsionin. As e bën shoqërinë të ndjeshme rreth pasojave për bartësit e tij. Politikanët duhen c’mitizuar për puritanizmin e tyre politik nëpërmjet çuarjes së shpalosjes së fakteve deri në fund për çdo të implikuar dhe duke analizuar jo-politikisht pasojat e çdo rasti koprruptiv. Kjo është detyrë e medias. 

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Shqipja e mohuar Zhdukuni!!!

1 Comment Add your own

  • 1. bOna  |  18/01/2011 at 20:38

    une e kam projektin TV gati, po kush eshte i/e interesuar per nje emision ku nuk ka politike/politikane? Kjo qe thua ti e shikoj ne enderr une ndodh vetem atje ku ka media dhe gazetare, jo megafone e sherbetore. KJo qe thua ti eshte reforme mediatike po qe te ndodhe kjo duhet te ndryshoje mendesia e atyre qe jane sot ne media e qe nuk shohin dot pertej hundes se tyre dhe kollares se pronarit.
    Pastaj politika eshte fusha ku mund te shijne lirshem te gjithe: c’mendoni per kete? a mendoni per kete? kundershtaret tuaj thone se…? ju c’thoni? Te flasesh per politika duhet pak me shume pergatitje, shfletim e analize dokumentash e raportesh, ballafaqim faktesh, dmth kerkon mend e kellqe jo shaka

    me e bukura fare eshte qe e quajne gazetari investigative kete histori, kur jane dy gjera krejt te ndryshme. A ka mundesi ta thote njeri kete qe gazetaria investigative eshte tjeter gje dhe pergjimi i ministrit ndaj shefit eshte tjeter gje fare?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2011
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: