Zhdukuni!!!

22/01/2011 at 19:01 14 comments

 Kam neveri për ty, kryeministër i vendit tim dhe duhet të ikësh nga godina e qeverisë shqiptarë që këtë minutë.

Ndjej neveri për ty, drejtues (?) i opozitës, që nxjerr turmë në shesh, e vë përballë plumbave e të nesërmen iu vë sipër edhe buqeta me lule.

Jam e indinjuar me ju, kolegë të medias, që nxirrni akoma në ekran fytyrat e dy njerëzve më të urryer të çdo shqiptari për këto dy ditët e fundit.

Më vjen turp për Shqipërinë. Më vjen keq për atë që po i bëjnë. Më vjen tmerr tek shoh se si e orkestrojnë skenarin flakë-vënësit e këtij vendi.

C’rëndësi ka në është skenar i majtë, i djathtë, i vendit apo i huaj? Tre civilë vriten në mes të Tiranës e opozita bërtet “13 mijë le të vriten, vetëm të vijmë ne në pushtet”. E maxhoranca më arrogante se kurrë bërtet “Aq le të vriten, ne nuk zbresim nga karrigia”.

Kush jeni ju zotërinj, që vendosni të merrni jetë njerëzish? Kush je ti, Sali Berisha, që guxon të nxjerrësh surratin në ekran e të japësh të njëjtën shfaqje të neveritur akuzash ndaj një dykëmbëshi që as nuk dua t’ia dëgjoj më emrin?

Kush kujton se je ti, Edi Rama, që t’i vësh flakën Shqipërisë, të sotmes sime, të ardhmes sime, e të bashkëpunosh me një njeri që djegien e ka në gjak?

Si guxoni ju, Meta, Ruci, Basha, Ngjela, Olldashi, Gjinushi, të majtë e të djathtë, të pangopur e të babëzitur, që të hidhni në erë jetën time, jetët tona, të qindra mijëra shqiptarëve që dje e sot jetojnë me frikë se c’do ndodhë nga ora në orë?

Po flaka e plumbat duhet të bien të gjitha mbi ju, jo mbi popullin. Atëherë e shohim sa iu vlen lëkura.

E ç’bën në vendin tim ti, përfaqësues i Bashkimit Europian? Po ti, sahanlëpirës i OSBE-së? Po ti, dhelpër fushe që vjen nga Amerika? Nëse jeni këtu për rroga të majme, avioni i parë nga Rinasi niset në orën 03.45 të mëngjesit. Majat nga thembrat, se identifikimin e problemeve e bëjmë vetë. Këshillat nuk i hamë. Nëse keni rol që mund ta luani, bëjeni. Në mos, tunduni nga keni ardhur.

Dhe ç’bën ti, media e vendit tim? Pashë keqardhje shqiptari në qëndrimin e Ilir Pacos dhe fjalë shumë të qarta në gojën e Lutfi Dervishit. Të tjerët nuk dolën dot nga tenxheret me mbeturina të Ramës e Berishës. Po mos i nxirrni ata lugetër në ekran. Pa kameraman ata vdesin. Fikini pra ato të mallkuara. Mos i dërgoni para tyre kur mbaron kasaphana, se  të njëjtën çorbë gjaku do na japin prapë.

Kush dreqin e orkestron këtë masakër?

Nuk kemi nevojë as për viktima, as për pushtet të majtë. Kemi nevojë për njerëz që punojnë, që nuk vjedhin e që nuk na rjepin të gjallë.

Unë jam për protestë kundër të dyja palëve. Protestë pa fjalë. Pa thirrje. Pa dhunë. Protestë këmbëngulëse dhe të pasprapsme; kundër apatisë njerëzore dhe makutërisë pushtetare që i ka kapur. Unë dua të qeverisem nga njerëz të mençur, punëtorë e të aftë të gjejnë zgjidhje edhe kur ajo duket e pamundur. Po Rama nuk është i tillë. Ndaj sot më neverit më shumë se kurrë çnjerëzimi i tij.

Po zhduku Berishë! Lere këtë popull të marrë frymë. Do kishe ikur që në 15 Dhjetor, bashkë me shqiptarin e parë që kaloi kufirin pa vizë. T’i merrje dhe kamerat e të thoje “ Po iki. Kaq ishte misioni im. Pata ëndërr ta bëj Shqipërinë anëtarë të NATO-s dhe t’i bëja shqiptarët të lëvizin të lirë në Europë. Misionin e kreva, rrugën për më tej qeveria do ta vazhdojë pa mua, me njerëz të rinj, energji të reja dhe mendësi të reja”.

Do të kishe thyer edhe ndonjë zemër që i ka ngelur rrahja në 1997-ën, e mund edhe të hyje në histori.

Po ti nuk paske të ngopur me djegiet, shpërthimet, vrasjet, viktimat, rrëmujat që na ngrijnë në vend çdo pesë vjet.

Largohuni lugetër….e na lini të marrim frymë.

Zhdukuni nga rruga ime.

Entry filed under: Opinion, Uncategorized. Tags: .

Çmitizimi i politikës nga media Drejtësia nuk vjen nga ekzekutivi

14 Comments Add your own

  • 1. London  |  23/01/2011 at 17:27

    “opozita bërtet “13 mijë le të vriten, vetëm të vijmë ne në pushtet”. E maxhoranca më arrogante se kurrë bërtet “Aq le të vriten, ne nuk zbresim nga karrigia”.

    Ku e ke degjuar kete ti? Se, per te hedhur nje akuze te tille duhet pik se pari te bazohesh ne nje fakt sado te vogel.
    Nuk eshte thirrje kjo qe ti nenvizon, eshte pjese e nje bisede televizive thene nga Spartak Ngjela ish-i burgosur politk dhe per me teper hequr nga konteksti.
    Megjithate, ti nuk i permend apo merr per baze keto.
    Dicka tjeter, kur nje njeri humbet vitet e bukura te rinise ne burg per shkak te politikes komuniste, jo si ti e une qe i kemi kaluar me studime ne kryeqytete te botes, duhet te pakten ti durojme fjalet e tij sado jo etike te duken dhe kurre mos ta perdorim per ta sulmuar ate dhe te tjeret. Te pakten pak respekt!
    Per te tjerat ke mendimin tend, nuk ka rendesi kujt dhe si ja thua.

  • 2. edliragjoni  |  23/01/2011 at 18:33

    S’e besoj se ka nevoje per pergjigje. Ti e ke dhene vete. Ashtu sic e thua ti eshte. Spartak Ngjela e ka thene. Respekt e keqardhje kam per vitet e tij te burgut. Konkekstin, ngado qe te kthesh, 13 mije ngelet numri i thene.
    Une jam per zevendesim te udheheqesve te te dyja partive kryesore, sepse sic po e shohim, nuk jane ne gjendje te zgjidhin gje.
    Une preferoj Ermelinda Meksin dhe Oerd Bylykbashin. (ose Gazmend Oketen apo Viktor Gumin)
    Po u ulen keta te dy ne tavoline bisedimesh, fjalia e Ngjeles ka gjasa te me duket edhe enderr e keqe, edhe pse e pare e degjuar ne shqipe te paster.

  • 3. London  |  23/01/2011 at 18:55

    Nese jam keqekuptuar,nenkuptoja konteksti i bisedes ne studion televizive jo i shifres. Pra, nje bashkebisedim ne nje studio televizive ku shifra 13 mije eshte nxjerre jashte kontekstit te bisedes dhe kurrsesi e thene ” per te ardh ne pushtet”.
    Edhe njeher, ke mendimin tend per udheheqjen e PD dhe PS.

  • 4. zotrules  |  25/01/2011 at 10:02

    Si do e zgjidhje ti Edlire problemin, me mendjen tende, kur perballe ke nje tip si ai kryeminister?
    Nese i jep nje zgjidhje kesaj, atehere te ftoj t’ja paraqesesh opozites… respektivisht, Rames.
    Nese ti nuk e zgjidh dot dhe del me propozimin qe te largohet kryeministri, atehere cfare dhe pse mund te diskutojme qe te largohet Rama? Nese per ty zgjidhja e nje problemi me faktor kryeministrin e sotem eshte largimi i tij, dhe pastaj edhe largimi i kreut te opozites, atehere a nuk eshte matematikisht ekuacion i zgjidhur qe te themi qe edhe ti duhet te largohesh?(sepse edhe ti deshton te propozosh nje zgjidhje)
    Do te me dukej me objektive nje paraqitje e tille.

  • 5. edliragjoni  |  25/01/2011 at 13:10

    Alternativa e zgjidhjes, sipas mendjes sime (meqe e cileson ashtu), eshte ajo qe kam permendur nje postim me siper ne kete blog: “Une jam per zevendesim te udheheqesve te te dyja partive kryesore, sepse sic po e shohim, nuk jane ne gjendje te zgjidhin gje.
    Une preferoj Ermelinda Meksin dhe Oerd Bylykbashin ( Gazmend Oketen ose Viktor Gumin)
    Po u ulen keta te dy ne tavoline bisedimesh, fjalia e Ngjeles ka gjasa te me duket edhe enderr e keqe, edhe pse e pare e degjuar ne shqipe te paster”.
    Akoma ketij mendimi i qendroj.
    Faleminderit per postimin dhe viziten ne blog.

  • 6. Alba  |  25/01/2011 at 17:47

    Kjo ishte nje kronike e nje vrasje te paralajmeruar.Njera pale i quajti demonstruesit “kriminele” pa filluar demonstrata tjetra cilesonte policet si “qen”.Njera pale i coi drejt tytes se kobures tjetra terhoqi kembezen.Tani kemi 3 xhenaze te cilat palet po perpiqen t’ia lene njera tjetres ne dere.Ligji eshte thyer nga te dyja palet dhe duhet te zbatohet per te dyja njelloj.Ka nje ligj per perdorimin e armeve nga garda dhe nese provohet se plumbat kane dale nga armet e gardisteve ligji eshte thyer ne menyre te hapur .Qeveria duhet te bashkepunoje me hetimin perndryshe rrezikon te djege edhe njehere shqiperine.Si ka thene Louis brandeis:
    In a government of laws, the existence of the government will be imperiled if it fails to observe the law scrupulously. Our government is the potent, the omnipotent teacher. For good or ill, it teaches the whole people by its example. If government becomes a lawbreaker it breeds contempt for law: it invites every man to become a law unto himself. It invites anarchy.

  • 7. zotrules  |  25/01/2011 at 21:06

    Edlira. Ti do te propozosh zgjidhje, apo mjaftohesh me nje te nderruar te kanalit televiziv? Besoj se ta shpjegova piken me Edin. Nuk e marr vesh nga i sajoni keto binome njehere…
    Edi eshte me i ri ne politike. eshte ngritur si figure nga nevoja e natyrshme per t’i nxjerre dike perballe satrapit. Pse duhet te ike Edi? Per shkak se eshte kundershtar i satrapit? nese ka aresye, duhet te jene te formulueshme, dhe te kene edhe kuptim. po ti e eleminon pa ihcgje. Kurse per berishovicin nuk jam i vetmi qe mund te te rreshtoj nje liste me nja 1001 te zeza; te zeza antikombetare, antishqiptare.
    gjithsesi, flm per pergjigjen.

  • 8. London  |  25/01/2011 at 23:47

    In a government of laws, the existence of the government will be imperiled if it fails to observe the law scrupulously. Our government is the potent, the omnipotent teacher. For good or ill, it teaches the whole people by its example. If government becomes a lawbreaker it breeds contempt for law: it invites every man to become a law unto himself. It invites anarchy.
    ———————————————————————-

    Sorry, i couldn’t resist but add. Are you aware that the guys’ firing the shoots is the government? Also, that the same government refuses to hand over the accused individuals to the justice?
    If so, what is the message here? What does government teach to our children or us their parents, with their actions?
    None of the above you’re quoting i guess, well, hopefully.
    Last but not least, when you quote someone, put a bit an effort , like try to read them first ?

  • 9. Alba  |  26/01/2011 at 01:03

    Last but not least, when you quote someone, put a bit an effort , like try to read them first ?”

    Maybe you should try to raise your IQ a little bit.
    Mesazhi eshte i qarte .Qeveria jep shembullin per mire apo keq.nese qeveria vete thyen ligjin njerezit humbin besimin ne ligj veprojne ne koke te tyre dhe vendi zhytet ne anarki.Nuk e di cilen pjese te kesaj ti nuk kupton.

  • 10. zotrules  |  28/01/2011 at 02:56

    pa lidhje me cfare thote elsa, po eshte thengjill ne sy… pse shkruajne anglisht ca shqiptare??? (dhe nuk i ze ajo e Fishtes pastaj) po pse shkruajne anglisht kur nuk dine as te shkruajne!!! apo shqipen do e kishin masakruar me keq??? epo kesaj i vjen era katunarizem.

  • 11. edliragjoni  |  28/01/2011 at 17:49

    Doje të thoje: “Pa lidhje me çfarë thotë Elsa, po është thëngjill në sy: Pse shkruajnë anglisht ca shqiptarë??? (dhe nuk i zë ajo e Fishtës pastaj). Po pse shkruajnë anglisht kur nuk dinë as të shkruajnë!!! Apo shqipen do e kishin masakruar më keq??? Epo kësaj i vjen era katundarizëm.”

    Mund të bësh një shkrim dhe ta ngresh shqetësimin që ke.

    P.s. Kush është Elsa?

  • 12. London  |  29/01/2011 at 15:16

    Mos te dalim nga tema, une shkruajta shqip me perpara se anglisht.
    Meqe kuota ishte anglisht, me erdhi ti pergjigjesha anglisht. Nuk tregon as kulture dhe as snobizem, por preferenc e rastit,kush e merr per tjeter eshte gabim.
    Pastaj, debati jo shkruajti mire jo keq, eshte tjeter gje. Disa shkruajne keq shqip per mendimin tim, mos duhet te bej nje shkrim?
    Nejse, me beri pershtypje postimi qe ju pergjigja, per menyren si u paraqit. Pasi vendosi si fillim ne nje status si ate me kobure dhe ate pa kobure, si ate qe shkrep koburen dhe ate qe i del para kobures, vendosi si perfundim nje kuot ber copy/paste per qeverine se si duhet te sillet.
    Thjesht pa mundohesha ti sillja ne mendje konfliktin me vetveten.

  • 13. edliragjoni  |  29/01/2011 at 19:51

    Dakord per pergjigjen ne gjuhen qe te vjen me per mbare. Eshte e lehte t’i dallosh rastet kur ajo (gjuha e huaj), perdoret per snobizem.

    C’te keqe mendon se ka shkrimi/diskutimi per perdorimin e cunguar te gjuhes shqipe? Mua me terheq gjithmone vemendjen cdo diskutim qe behet per te. Me interes do e lexoja.

  • 14. mosey Hamiti  |  30/01/2011 at 08:38

    Ky eshte nje text i qe nuk mban anen e PS ose PD por popullit dhe Shqiperise. Salutime!

    Kryeministri eshte nje “institucion” dhe si i tille duhet qe integriteti dhe respekti ti mirembahet. Por jo vetem kryeministria por dhe Partite dhe Oppozita jane te tilla. Jane pjese maqinerise politike dhe qeverisese. Problemi eshte se Sali Berisha dhe Edi Rama (Rama me pak) ne menyre anti demokratike i kane privatisuar dhe personalizuar keto institucione. Ky eshte nje krim politik ne vetevete dhe kjo i ben keta ose kedo qe sillet ne kete menyre shenjestra te justifikuara. Cfare duhet te kuptohet eshte se personalisimi i partive dhe politikes eshte nje smundje qe po infekton te rinjte. Rama eshte brez i ri dhe ne pergjithesi PS eshte me moderne ne strukturen e saj te brendshme por edhe Rama e ka konfirmuar gjate ketyreve viteve se nuk eshte dhe aq person i duhur per udheheqije dhe po sillet ne menyre te rrezikshme per vendin. Berisha e ka tejkaluar qendrimin e tij moral dhe intelektual ne skenen politike por fatekeqesisht duhet te presim zgjedhjet.

    Sali Berisha eshte problem i madh per vendin. N.Q.se Berisha qe nje solucion ne vitet 90 dhe te themi gjer tani, atehere nga tani e tjutje ai eshte nje problem. Ai ka deklaruar ne programin Opinion se ka energy te qendroje per zgjedhjet e 2013s. Kjo eshte marrezi. Edlira i ka rene pikes kur thote se Berisha pati nje rast per exit dinjitoz dhe elegant ne 15 dhjetor. Kur do mesojne keta diabolike se modestia dhe dalja ne pension eshte nje virtyt madheshtor. Jane virtyte qe njohin kufinjte qe ka personi dhe arritjet qe nje person mund te beje. Partite e kane per detyre te te zbulojne dhe beje gati , duke perdorur partin si nje institucion edukues dhe filterues, koken e ardheshme.

    E vetemija gje eshte nje bojkotim i democracise falco nga populli.
    Te mos shkojne e votojne per asnje. Qeverit pseudo-democratike e nxierrin legjimitetin nga vota e poppulit injorant.
    Pa vote ata nuk kane mandat!

    Persa i perket te huajve ata e kane ne dore ti kercenojne positivisht te dy budallenjte dhe partite por ato kercenime behen kur interesat e tyre jane ne linje. misioni i te huajve eshte perca dhe sundo nepermjet pseudo democraci.

    America kishte nje konvergjence interesash per nje Shqiperi te forte por nuk i ka ne menyre te tille qe i behet vone per mire qenien e masava. Nje berisha ose kushdo qe ben punen e piste per USA dhe dergon ushtare ne Afganistan eshte bolle.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2011
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: