Drejtësia nuk vjen nga ekzekutivi

26/01/2011 at 11:37 1 comment

A kemi më nevojë të dimë se kush është më kokëshkretë? Jo. Kemi nevojë të shohim se mbi palët qëndron një garantues i zbatimit të ligjit, që ndëshkon shkelësit e tij.

Nuk kemi më nevojë as të dëgjojmë thirrjet e një kryeministri që bërtet, as të një krye-parlamentareje që duartroket. As të një udhëheqësi opozite që çon turmën para plumbave e vetë pi kafe pas tyre.

Në datën 21 Janar në Shqipëri vdiqën tre veta që po rrinin me duar në xhepa. Filmimet s’të lënë të jesh qorr, kështu që çdo interpretim për to është më keq se mashtrim e dhunim i të drejtës për të pranuar sy-hapësinë.

Shqipëria është ndarë jo më dysh e me tresh, po është bërë copa-copa në ndarjen e saj me njerëz që nuk dinë ç’të besojnë e ç’të shpresojnë më. Demonstrata solli viktima dhe duhet që për to përgjegjësit të ndëshkohen.

E këto viktima nuk u qëlluan pas shpine, por përballë. Me duar në xhepa. Ndaj britmat politike nuk bëjnë më asnjë efekt.

Besueshmëria tek politika është zero prej muajsh të tërë. Edhe tek pavarësia e gjyqësorit. Por në këtë rast, bashkë me plumbat ndaj protestuesve, po qëllohet në ballë edhe prokuroria. E fatkeqësisht, zgjidhja mund të vijë vetëm prej saj.

Thirrjet emocionale të shqiptarëve të përdhunuar psikologjikisht këto ditë nga Rama e nga Berisha janë të nxehta, por janë edhe tregues i pamundësisë shqiptare për të duruar më tej lojën që po bëhet në kurriz të tyre. E në një qëndrim më të ftohtë, zgjidhja mund të vijë vetëm nga prokuroria.

Nëse qeveria merr guximin të pezullojë fletë-arrestet e saj, ç’ngelet për të besuar tek qeveria? Edhe kështu siç është , qeveria e ka zhytur në vend të keq besueshmërinë ndaj saj. Lajthitja e fundit për të penguar organin e akuzës të vërë gishtin e të thërrasë përpara drejtësisë fajtorët tregon më së miri vendimin e vërtetë të qeverisë për ta monopolizuar çështjen.

Turma u mblodh nga opozita. Plumbat erdhën nga kryeministria. Akuza do vijë nga prokuroria dhe gjykimi  nga njerëzit që dinë të bëjnë atë. Kur qeveria të udhëhiqet nga një jurist, atëherë të dalë publikisht e të shpjegojë se ku e gjen të drejtën të pengojë prokurorinë.

Nuk kemi më nevojë të dëgjojmë nga ekranet, nga goja e Ramës apo e Berishës se kush qenka fajtori. Këtë e duam të na e thotë drejtësia, e të na e thotë sa më parë.

Po nuk veproi organi akuzës, po nuk pamë në gjyq Berishën, Ramën, Rucin, Metën apo çdokënd tjetër të akuzuar mes palëve, anarshia do të vazhdojë.

Shqipëria nuk ka zgjedhur të kryesohet nga njerëz që vrasin e bërtasin. As nuk kërkon të qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk dinë të flasin. Shqiptarët duan të gdhihen të qetë, me siguri për ditën e tyre, pa frikën se me duar në xhepa do i zërë plumbi rrugës, pa ankthin e ndezjes së televizorit se mos në të dalin sytë e kuq e të dalë nga vendi të dy njerëzve që vetëm bërtasin. Por pa ndëshkime, ata dhe gjithë të tjerët që do vijnë më pas, do vazhdojnë të bërtasin e keq-qeverisin duke vrarë e duke vjedhur.

Është shumë i lexueshëm mesazhi që ambasada amerikane iu ka shpërndarë qytetarëve amerikanë në Shqipëri, ku iu rekomandon të mos lëvizin në qendër të Tiranës apo në qytetet e tjera gjatë ditëve të ardhshme,  “sepse mund të ketë protesta të tjera”.  Shumë shqiptarë duan që kjo të mos jetë e vërtetë. Jo më dhunë. Jo më vrasje, aq më keq përshkallëzim të saj nëpër rrethe, ku gjendja del jashtë kontrollit për pak minuta.

Nëse politika bën thirrje për dhunë e vrasje, shqiptarët e turpëruar e të frikësuar në vend e jashtë tij qarkullojnë thirrje e peticione për largimin e të dyve, si të Berishës, ashtu edhe të Ramës. Përderisa këta dy njerëz nuk janë në gjendje të prodhojnë zgjidhje, por dhunë e viktima, atëherë të zgjidhen dy të tjerë në krye të PD-se e të PS-së e të ulen në tavolinë, të flasin e të gjejnë zgjidhje.

Qeveria e sotme, ngado që të kthejë kokën gjen akuza, video e dokumentim korrupsioni, dhune, vrasje dhe keq-qeverisje, madje duke guxuar të minojë edhe punën e prokurorisë. Opozita po ka ngelur peng në një luftë pa objektiv final e pa plan veprimi se ç’do të ndodhë qoftë edhe një sekondë pas çdo veprimi që bëhet. Ndaj vendi ka ngelur pezull.

Por “gabo e vazhdo” nuk bëhet. Vidh e ik nuk vazhdohet. Vrit e bërtit nuk durohet më. Godit e fshihu nuk mund të pranohet. Nxirr njerëzit në shesh e fshihu pas xhamave nuk tolerohet. Thirrja për dhunë e viktima jo e jo. Po mbi të gjitha, guximi për të minuar drejtësinë kur në fakt fjala i takon vetëm asaj është absolutisht e pa-tolerueshme.

Në vend të demonstratave e plumbave të tjerë, këtë javë shqiptarët duan drejtësi. Po nuk erdhi, qenka vërtet duka na marrë lumi edhe një herë. E drejtësia është akoma nën juridiksionin e gjyqësorit, jo të ekzekutivit. Ndaj çdo sulm ndaj tij është ogur i zi për Shqipërinë.

 Gazeta Panorama, 26 Janar 2010

gjedlira@yahoo.co.uk

Entry filed under: Opinion. Tags: .

Zhdukuni!!! Përralla me mbret

1 Comment Add your own

  • 1. mosey Hamiti  |  15/02/2011 at 16:21

    C’mimi se si kjo dukuri banale shfaq vetveten eshte i larte dhe jo i deshiruar. Jam dakord qe te pakten te kishte platforma dhe rrethana te tjera me te buta, me modeste ku kjo karakteristike negative qe nuk i shkon aspak nje politikani, nje ligjvenesi dhe qeveritari te shfaqte vetveten.

    Ne fakt ne kemi nevoje te dime kush eshte me kokshkrete pasi kjo karakteristike negative duhet te ndershkohet bashke me ato te metat e tjera ne zgjedhjet lokale.

    Qe situata eshte veshtiresuar dhe mpleksur me shume eshte e pa mohueshme. Por pavaresisht se si erdhem gjer ketu, qe ishte e panevojshme dhe e menjanueshme, per mendimin tim eshte urgjente qe keto gjera te ndodhin:

    Gjykata me supreme ne Shqiperi te leshoje nje vendim urgjent ku politikaneve dhe mediave u ndalohet ne menyre kategorike paragjykimi ne publik mbi drejtimin e hetimeve qe organet perkatese po merren rreth ngjarjeve me 21 Janar. Lejoni ato organe sido qe jane, te bejne punen, dicka qe mund te marre dhe nje vit duke marre parasysh kompleksitetin.

    Oppozita , Qeveria dhe Media duhet te kuptojne qe nuk eshte puna e tyre te akuzojne dhe te hetojne.
    Kjo eshte cmenduri qe Opozita dhe Qeveria ka marre ane ne kete ceshtje per sa i perket vrasjeve.

    Komisioni parlamentar te ngrije per momentin dhe te transferohet tek nje panel i panvarur i perbere nga ish gjykates, me experience dhe expertize pasi sic eshte nuk ka cilesin dhe modalidetin e duhur per keto arsye:

    Eshte jo perfaqesues
    Ka ngritur akuze (coup d’etat, nuk duhej)
    Ka paragjykuar konkluzionin
    Deshmimtareve u eshte dhene nje platform per te bere akuza dhe jo deshmi

    ….Prokuroria te vendose cfare do te hetoje
    Prokuroria vetem te hetoje dhe te mbledhe evidence
    Prokuroria te mos akuzoje dhe te arrestoje por te “ftoje“ per fakt-mbledhje.

    Prokuroria te beje gati dosjet e saja dhe te pres

    Me vone
    Paneli fakt-gjendes mbyll punen e tij.
    Rekomandimet dhe konkluzionet i kalojne prokurorise

    Prokuroria vendos nese ne konkluzionet e panelit ka dicka kriminale dhe per t’u pergjigjur!
    Nese po, ua bashkagjit dosjeve qe ka dhe refiguron dosjet. Ben hapa per arrestime nese mendon qe dikush veproi jashte rregullave.

    Nje vize te hiqet nen ngjarjet e 21 Janarit dhe nje vize tu hiqet te dy udheheqesve politike, Dr Berisha dhe Krye-bashkiakut Rama. Mbas zgjedhjeve lokale qe duhen te behen dhe jo te bojkotohen te dy udheheqesit te japin dorheqje per arsye te ndryshme.

    Partia Demokratike te pregatitet per zgjedhje te brendshme dhe Dr Berisha te dale ne pension.

    Ilir Meta te jape doreheqje nga partia qe drejton pasi eshte kapur ne flagrance dhe te akuzohet formalisht.

    Qeverisja e vendit te vazhdoje me kualicionin gjer me 2013 por pa keta personalitete. Nje transfer si ne UK Blair-Brown.

    Partia Socialiste te beje zgjedhje te brendshme dhe Edi Rama te sfidohet dhe perballet me nje gje: ose krye bashkiak ose ne parlament si kryetar i PS.

    Grumbullimet publike jane te ligjshme dhe jane pjese e te drejtave te njeriut dhe organizatave ne nje system perfaqesues demokratik. E megjithate qe forcat politike, qe jane pjese perberese te struktures se shtetit parlamentar, te ndermarrin demonstrata te nje natyre te tille sic po ndodh ne Shqiperi nuk eshte e natyres dinjitoze demokratike.

    Oppozita e bashkuar t’ua lere sindikatave dhe shoqeris civile demonstrat, qofte ato per ngjarjen e Gerdecit, per corrupsionin shteteror,nderpartiak, te politikes, te sherbimit civil, nderklasor.

    Per ceshtjet e mesiperme, oppozita nuk shkon ne demonstrata por ndihmon nepermjet kanaleve legale per nje prokurori te afte. Evidenca kriminale e nje individi nuk deklarohet dhe vleresohet ne parlament. Parlamenti eshte burim ligjesh dhe jo organ exekutiv i ligjit dhe drejtesise, ajo eshte prokuroria.

    Qe nje qeveri dhe pse legjitime te shkoje ne skaje kaq extreme, te neperkembe, te nenvloresoje, te vrase sedren e opposites, nuk eshte e natyres demokratike. Legjitimiteti nuk eshte nje vegel qe te perdoret per eleminimin dhe vrasjen e karakterit te kundershtarit.

    Aleanca e majte ne Shqiperi nuk i humbi zgjedhjet por ajo humbi ne negociatat per krijimin e qeverise. Ajo ka pergjgjesine e saj per deshtimin e negociatave. Ne UK Lib Dems qe jane me ne te majte se Labour jane ne kualicion me Konservatoret.

    Aleanca e majte e ka gabim te ndjeke rrugen egoiste per pushtet. Prisni! Aleanca e majte te ndjeke dhe te demaskoje korrupsionin si ne ceshtjen Meta por jo per qellime politike por atdhetare.
    ………………………………………………………………………………….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2011
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: