Jo fëmijë në fushatë

03/04/2011 at 09:43 2 comments

“Xhaxhi, ne duam të na ndërtosh një shesh lodrash para pallatit, se nuk kemi ku të luajmë. Na i kanë zënë ata xhaxhat e tjerë me pallatet që kanë ndërtuar”. Vajza e vogël që ishte fokusuar nga kamera duke parë plot shpresë në sy kandidatin për kryetar bashkie, dukej sikur mendonte se i erdhi Al Adini përpara, e më një të fërkuar të llampës, dëshirat e saj dhe sheshi i lojërave do të mbinin në cast. Në fakt, edhe “Al Adini” ashtu po e luante rolin; krahëhapur, i buzëqeshur e i gatshëm për të bindur se plotësimi i çdo dëshire varej prej tij.

Vetëm pak minuta më pas, në të njëjtin edicion lajmesh, doli një xhaxhi tjetër, që po i drejtohej një grupi të rinjsh “Jam këtu për t’iu siguruar se kundërshtari nuk di as çfarë flet, as çfarë bën”. Dhe në ikje e sipër, shkoi dorën në formë përkëdhelie mbi kokën e një çunaku që po shihte gjithë vëmendje personazhin e VIP-osur me zor nga media.

Në ditëlindjen e një 6-vjeçari të ëmbël që herë mendon të bëhet avokat, herë astronaut e herë komandant ushtrie (që të izolojë të gjithë të këqinjtë e botës), ishte e pamundur të mos vihej re sjellja e re ndikuar nga zgjedhjet në afrim. “Nuk e kam më Ajlën shoqe në kopësht, se babi i saj është me Edi Ramën” dhe valviste me gjithë vërtetësinë e mundshme të inatit të tij flamurin bardhë e blu “ Basha për Tiranën”. Pastaj vrapoi tek topi në oborr.

Po kush janë Edi Rama e Lulëzim Basha për këta fëmijë? Janë njerëzit që marin gjithë vëmendjen e prindërve kur jepen edicionet e lajmeve; janë ata që privojnë shikimin e emisioneve për fëmijë; ata që mbajnë peng punësimin, karrierën, të tashmen e familjeve të këtyre fëmijëve. Janë politikanët që nuk kanë as frikë, as turp, as moral të përdorin fëmijët në fushatat elektorale. Ligjërisht, cdo transmetim televiziv që pasqyron fushatën, është i ndaluar, deri më datën 8 Prill. Por ja që Shqipëria është në fushatë të pandërprerë prej 20 vjetësh, e fëmijët po bëhen subjekti i saj përherë e më shumë.

Një numër prindërish, njerëzish të dedikuar, familjarësh të shqetësuar për mënyrën se si politika po përdor fëmijët, ka nisur një fushatë për të parandaluar përdorimin e tyre për qëllime elektorale. Kjo lëvizje e quan “abuzim” përdorimin e fëmijëve në fushatë elektorale; dhe po t’i referohemi Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar me kohë, abuzimi, pra keq-përdorimi i fëmijëve, përfshin vërtet edhe përfshirjen dhe përdorimin e tyre në fushata elektorale.

Ky abuzim qëndron paralelisht me krimin e trafikimit, punësimit të fëmijëve, molestimin e tyre, keqtrajtimit fizik e psikologjik, punës së detyruar që kapërcen kapacitetin e moshës, etj.

Arsyeja kryesore që con në abuzime të formave të mësipërme është varfëria. Ajo është burimi i punës së detyruar, gjendjes së nderë sociale, krijimit të mosmarrëveshjeve dhe dhunës në familje. Por është po ashtu varfëria që çon në përdorimin e fëmijëve edhe në fushatë elektorale? Si? Në dy forma: varfëria ekonomike (dhe pasojat e saj socio-kulturore); dhe varfëria mendore ( që është fryt i ideve të palindura, sepse mungojnë arritjet apo vizionet që do të mundësonin një fushatë ku abuzimi me fëmijët mund të shmangej lehtë). Varfëria e bën politikën që të kërkojë me ngulm pasurimin e thjeshtë, bërjen e parave me çdo kusht e në çdo mënyrë, në kohën më të shkurtër të mundshme.

Nga ana sociale, edhe nëse besimi tek politika është afër zeros apo ka tejkaluar kufijtë e tolerancës, sërish loja me fëmijët ka efekte të pashmangshme. Veçanërisht në një vend me tradita akoma të forta të familjes si institucioni më i rëndësishëm në jetë, imazhi i maskuar fëminor që partitë i veshin fushatave të tyre, nuk kalon dot pa ndikime në shoqëri. Votuesit reagojnë dhe qëndrimi i tyre ndaj politikanëve është vërtetuar se zbutet në momentin që ata përdorin fëmijët për të shitur boshësinë e tyre.

Së fundmi kemi parë në ekran edhe efektet që politika transmeton tek fëmijët. E para se të kuptojmë se c’do ndodhë me 6-vjeçarët që sot nuk janë më shokë sepse prindërit e tyre shohin dy kanalë të ndryshme televizive e mbështesin dy politikanë të ndryshëm në fushatë, në një moshë më të madhe, prag votimi, vihet re një sjellje e trishtë mediatike. Edhe në konkurse që supozohet të sjellin frymë të re, fëmijët imitojnë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme Ramën, Berishën, Bashën, Rucin, Daden, Boden, Metën, Shalsin, të gjithë me radhë. Fëmijët nuk flasin në emisionet televizive; ata bërtasin. Zihen. Dhe qeshin me ndonjë rast të izoluar që flet qetë e me argumenta.

Në disa programe që kanë sjellë imazhin e të rinjve si politikanë të ardhshëm, ata kanë imituar frikshëm dhe trishtueshëm boshësinë dhe mungesën e ligjëratës politike të politikanëve aktualë.

Mirë që fëmijëria dhe rinia e këtyre të pafajshmëve është dhunuar katërcipërisht, pa turp e pa moral nga politika, po edhe media kërkon se s’bën të riprodhojë Berishë e Ramë pa fund.

Po keqpërdorimi dhe abuzimi i fëmijëve nga politika ka pasoja shumë të rënda; së pari për ata vetë (për fëmijët që përdoren drejtpërdrejt, në krahët e “shpëtimtarëve” duke kënduar këngë apo duke dhuruar lule), por edhe për shoqërinë, familje dhe shtetin që do të drejtojnë nesër. Asnjë trashëgimi shqiptare nuk është kaq e fortë, dominuese dhe ndikuese sa c’është trashëgimia e sjelljes politike.

Ndaj përdorimi i fëmijëve në fushatë duhet të ndalohet rreptësisht. Eshtë abuzim i pastër me fëmijët dhe cënon rëndë të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Entry filed under: Opinion, Politikë. Tags: .

Mos paguani për fushatën Çmimi i shpërfilljes elektorale

2 Comments Add your own

  • 1. Gaz  |  03/04/2011 at 23:20

    Shume artikull i bukur dhe domethenes. Eshte tragjike se cfare po ndodhe ne kete fushate, por dhe kjo do kaloi sic kane kaluar te tjerat me pare.

  • 2. Miks  |  04/04/2011 at 09:11

    Bravo,
    Vazhdo te ngresh zerin tend e do u sugjeroja te gjithe atyre qe te lexojne te bejne te njejten. Edhe nje ze me shume ben ndryshimin. Pasojat me te pafalshme te kesaj politike te semure po i vuajne direkt dhe indirket femijet- sidomos ai imitimi ne emisionin me politikanet e ardhshem.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

April 2011
M T W T F S S
« Mar   May »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

%d bloggers like this: