Pasojat e keqinterpretimeve

28/05/2011 at 22:44 1 comment

“Zgjedhjet ishin shumë të mira. Na e thanë edhe ndërkombëtarët” – raporton një pjesë e mediave në Shqipëri, duke cituar politikanët e njërës palë. “Këto zgjedhje ishin një shans i humbur për Shqipërinë, që shkeli ligjin e shpërfilli institucionet. Na e thanë edhe ndërkombëtarët” – raporton pjesa tjetër e media, edhe kjo duke cituar politikanë, që interpretojnë mesazhet e ardhura nga miqtë e Shqipërisë.

Ky është një ndër problemet në çorbën aktuale të politikës shqiptare; interpretimi i mesazheve të dhëna nga ndërkombëtarët. Jo përkthimi, por interpretimi i tyre. Aq i polarizuar është bërë ky interpretim, sa tani shohim se jo vetëm e njëjta deklaratë e të njëjtit njeri, por edhe e njëjta frazë interpretohet sipas dëshirës e interesit nga palët. Jo vetëm kaq. Media i shton dozën e vet të interpretimit, e si rrjedhim, kemi zotin Kukan, kryesues i delegacionit të parlamentit evropian për Ballkanin, që rezulton edhe t’i ketë mbrojtur zgjedhjet, edhe t’i ketë sharë ato. T’i ketë dhënë të drejtë procesit të pas 484/485-ës (kufiri i fundit ku procesi pa normalitet), por edhe të kenë vënë në pikëpyetje këtë proces.

Deklaratën e tij e kupton si të duash; varet kë politikan shqiptar dëgjon ta interpretojë dhe tek cili kanal televiziv e sheh. Ndaj është bërë tani e domosdoshme të dëgjosh në origjinal dhe të plotë fjalën e ndërkombëtarëve, që të jesh në gjendje të kuptosh se ç’thuhet. Ja një fjali në origjinal e thënë nga Kukan në datën 25 Maj, teksa raportonte në Parlamentin Europian për procesin zgjedhor në Shqipëri:“The legal part of the electoral code raises some questions, but this must be left to experts and respective institutions”. (Ana ligjore e kodit elektoral ngre disa pyetje, por kjo i duhet lënë ekspertëve dhe institucioneve përkatëse).

Partia në pushtet dhe mediat rreth saj, e interpretuan si thirrje ndaj opozitës, që ajo ta lërë të qetë KQZ-në që të bëjë punën e saj, e madje, edhe të pranojnë rezultatin e shpallur nga ajo. Ndërkaq, socialistët e opozitës e interpretuan si thirrje ndëshkuese ndaj të djathtëve (dhe të majtëve që kanë përreth), që të mos cenojnë punën e KQZ-së, se procesi është i cunguar e rezultati i shpallur nga KQZ është i paligjshëm. Mund të interpretohet edhe si tregues shqetësimi për pikëpyetjet që ngre kodi zgjedhor, e meqenëse politikisht këto pikëpyetje janë keq-përdorur, atëherë duhet që me to të merren vetëm juristët e gjyqtarët, por jo politikanët.

Akoma nuk figuron që Berisha apo Rama të jenë pajisur edhe me diplomat e ekspertit në fushën e të drejtës, megjithatë, duke marrë të mirëqenë sjelljen e tyre publike si “ekspertë që dinë gjithçka”, edhe mund të kuptohet interpretimi i dyanshëm që i bëjnë të njëjtës deklaratë. Po media, me ç’të drejtë dhe në ç’cilësi i interpreton njëjtësisht në mënyrë të polarizuar deklaratat?
Si zhvillimet e çuditshme në KQZ javën e fundit, ashtu edhe thirrjet për revolta popullore, janë dënuar nga gjuha e përpunuar e ndërkombëtarëve. Sado djathë të na duket sapuni i sjelljeve politike, prapë, e qartë ngelet që këto dy momente, janë të turpshme për Shqipërinë e 2011-ës. Por, shqetësimi që lind rishtaz është se, sa më shumë të keq-interpretohen deklaratat e të huajve sipas interesave partiake, aq më shumë polarizohet gjendja, e aq më shumë rritet tensioni politik.

Edhe theksi i deklaratës së bërë nga zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit për Euroazinë, Tomas Countrymen u soll për shembull në dy prizme: njëra palë pretendon se Countryman mbrojti ligjshmërinë dhe pozitivitetin e procesit, përfshirë edhe shpalljen e rezultatit, duke vënë në plan të parë fjalinë e tij: “Mendoj se këto ishin zgjedhjet më të pastra dhe të drejta që ka parë Shqipëria në historinë e saj” Mirëpo, ky mendim dhënë në Zërin e Amerikës, vazhdonte edhe më tej me “Nuk dua të minimizoj problemet që u shfaqën dhe që vazhdojnë të jenë, por shoh shumë shenja pozitive në mënyrën si u zhvilluan këto zgjedhje.”

Këtu mbaron raportimi i parë nga e djathta. Ndërkaq, e majta dhe mediat pranë saj, si pjesën kryesore të deklaratës së Countryman shohin problematikën që ai ngre për procedurat e ndjekura nga KQZ: “Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne. Megjithëse e kuptojmë argumentin e KQZ-së, mendoj se ky vendim mund dhe duhej të ishte bërë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv” – dhe politika e media pranë të majtës, merren pikërisht me këtë pjesë të deklaratës së Countrymen.

Megjithëse shtojnë edhe pjesën tjetër të deklaratës së tij, që vijon me: “Dua të vë në dukje se unë nuk po them që vendimi është i paligjshëm. Unë thjesht po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket se nuk është në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore”, ana e majtë e politikës dhe e medias e lë jashtë pjesën e parë të vlerësimit për zgjedhjet, ashtu siç e djathta injoron në mënyrë flagrante pjesën e dytë të deklaratës, që identifikon problematikën absurde të këtij procesi zgjedhor.

Sipas interpretimeve, të dyja palët kanë të drejtë në qëndrimet e tyre, të cilave mundohen t’iu veshin edhe fjalët e gjoja mbështetjen e ndërkombëtarëve. E vërteta është se deklaratat, të plota e të përkthyera saktë, qartë dhe pa interpretime politike, nuk jepen nga asnjëra palë. Me vëmendjen më të vogël po t’i shohësh, të dyja deklaratat e sjella si shembull, fshikullojnë si procedurat e paqarta të ndjekura nga KQZ –ja pas 15 Majit, ashtu edhe sjelljen e të majtës dhe nxitjet e saj për tensionim të mëtejshëm të situatës. Të dyja palët kanë humbur në mënyrë të turpshme në Tiranë, sepse diferenca, si me 10 vota, ashtu edhe me 80, është një rezultat për t’u pasur frikë nga palët. E meqë janë ekspertë të interpretimit, secili prej këtyre dy rezultateve duhet përkthyer si mungese totale besimi që ka elektorati tek të dyja kahet politike.

Përndryshe, diferenca do ishte më e kuptueshme për ta, dhe më legjitime për sjelljen e të tyre. Kështu siç janë votat, procedurat dhe interpretimet sipas interesit, nuk ka asnjë shans për përmirësim. Ndaj që edhe qytetarët të marrin atë që presin e që meritojnë (e në këtë pikë, të gjitha deklaratat bien të paktën në një mendje), atëherë manipulimi i gjithçkaje nën dritën e diellit, është mirë që në fakt të marrë fund. Se qytetarët dinë edhe të shohin, edhe të dëgjojnë goxha mirë, pa qenë nevoja për ndërmjetësues që të bëjnë qorr, shurdh apo agresiv. Pamja pra duhet parë e plotë, edhe pse është e frikshme për më shumë se një palë, që përveçse manipuluese dhe tallëse në interpretime, nuk është në gjendje të sjellë tjetër zhvillim në situatën e paqartë ku e kanë futur vendin. Sërish.

Entry filed under: Politikë. Tags: .

Qetësi publike, shthurje politike Fëmijës së paqenë të Griseldës

1 Comment Add your own

  • 1. mosey hamiti  |  13/06/2011 at 22:04

    I must say that the western diplomats should by now have learnt the lessons and speak in plain English or whatever lingua they happen to speak. I would not go as far as to call certain diplomats and institutions “miq”. I don’t see how the term “mik” can be applied in international relations. It is an well established fact that nation states operate along the lines of interests. It seems to me that convergence of interest is being mistaken for “miqesi”.

    I would go as far as to speculate the internationals deliberately are being vague at times if not all the time. might as well not interfere at all.

    The inclusion of wasted ballots either is or is not appropriate in this occasion!!!

    It is not a rocket science.

    Albania has lost its de facto capacity to operate as an independent nation state and this fills me with rage and sorrow. What self respecting nation waits for outsiders to arbitrate and shape her history/destiny?!!!!!!!!!!! only Albania!

    The point about the tight race (a matter of 10-100 votes difference) is fascinating but it can be said that it may be the result of the parties moving centre and fighting on that tight ground.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
May 2011
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: