Trau për në Bashkimin Europian

06/10/2011 at 14:55 Leave a comment

A do ta marrë këtë vit Shqipëria statusin e vendit kandidat për në BE? Përgjigja zyrtare vjen të mërkurën , në 12 Tetor nga Komisioni Europian. Por, hamendësimet për të kanë kohë që janë të një-anshme. Me afrimin e datës së përgjigjes nuk duket të ketë as ndonjë lloj entuziazmi apo para-festimi nga ato të zakonshmit që dinë të bëjnë qeveritë shqiptare edhe në raste më pak domethënëse, ndaj duket se hamendësimet e burimet e brendshme jo zyrtare që furnizojnë me lajme median shqiptare, kanë arsye kur thonë se Shqipëria do të rrëzohet për të dytën herë rresht në këtë pistë.

Kur statusi për vendin kandidat u rrëzua fund-vitin e kaluar, mërzia kaloi më shpejt sesa ardhja e lajmit, sepse shkurt më pas shqiptarët mundën të lëvizin pa viza. Ndaj rrëzimi i kërkesës as u ndje, as u analizua. Por, këtë vit, problemet janë më të ekspozuara se më parë.  Shqipëria është bërë qendër e disa incidenteve që kanë cenuar shanset e saj, e këto kanë filluar që në Janar e deri në ditët që përgatitet përgjigja e dytë për aplikimin e bërë 18 muaj më parë.  Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë 12 detyra shtëpie, e meqenëse akoma nuk i kemi bërë, do të duhet afërmendsh të presim që notën kaluese ta marrim vetëm pasi ato të dorëzohen të përfunduara.

Pas raporteve të progresit që prej 2006-ës e opinionit të vitit të kaluar për statusin e mos-miratuar, është deri në një farë mase e thjeshtë të parashikosh se ç’do të thotë këtë vit Komisioni Europian për Shqipërinë. Gjuha diplomatike nuk ka për t’i lënë vend (për fat të keq) shprehjeve të thata të tipit “Shqipëria dështon të marrë statusin”, por do të vijë pothuajse ëmbël me “ Shqipëria do ta meritojë statusin e vendit kandidat vetëm pasi të ketë përmbushur kushtet e dhëna nga BE”, shprehje pas së cilës, gjasa për të reaguar politikisht i afrohen admirueshëm zeros.  

Vlerësimi për politikën ka vend të bollshëm për t’u përqendruar tek ngërçi politik që u thellua pas ngjarjeve të 21 Janarit dhe thellimit të krizës së besimit mes partive politike, institucioneve dhe më gjerë. Më pranë në kohë, zgjedhjet e 8 Majit kanë për t’u përmendur edhe për parregullsitë që raporti i OSBE/ODHIR vlerësoi se duhen adresuar. Çdo aspekt zgjedhor e pas-zgjedhor që ndikoi në polarizimin e mëtejshëm mes qeverisë dhe opozitës është i pritshëm të zërë vend në vlerësimin e situatës politike, teksa Shqipërisë i vihet nota për të vijuar ose jo më tej me statusin.

Komisioni ka kërkuar dialog politik mes partive, (e jo komunikim përmes ekraneve apo blogjeve). Dialog që të mundësojë funksionimin e institucioneve në vend, duke filluar që nga parlamenti. Futja e vonuar e socialistëve në sallën e kuvendit nuk është e mjaftueshme, sepse përveç prezencës, deputetët duhet edhe të kontribuojnë duke sfiduar, rikthyer, rrëzuar apo miratuar ligje, si t’i gjykojnë ata. Ama duhet të performojnë. E së bashku me parlamentin, edhe ligji që cakton deputetët e tij dhe të zgjedhurit vendorë duhet riparë. Sërish.

Pak e hidhur dhe e paqartë nevoja për ndërhyrje pas vetëm pak vitesh miratim të kodit zgjedhor, që për më tepër edhe u koordinua nga vetë miqtë e atyre që sot na rekomandojnë ta ndryshojmë. Por meqë pamë çudira në mes të ditës e të natës si në 2009-ën, ashtu edhe në 2011-ën në këtë kod, atëherë mbase është e udhës që ndryshimet të mos vonojnë.

Komisioni Europian me të drejtë është treguar skeptik dhe i ftohtë ndaj nismave të fundit sporadike të politikës shqiptare, që tregohet gjoja e shqetësuar për integrimin vetëm pak ditë para marrjes së qëndrimit zyrtar për statusin. 12 detyrat e dhëna në fakt duhet të kryheshin gjatë 10 muajve të kaluar, duke filluar që nga Dhjetori i 2010-ës, kur ia dorëzuan të shkruara mirë e bukur Shqipërisë.

Por, për sa kohë pikat që nga 1-shi deri tek 12-a janë neglizhuar pjesërisht ose tërësisht nga klasa politike shqiptare, nuk është çudi që komisioni të japë përgjigje jo-pozitive edhe këtë vit. Progresi i bërë është shumë i kufizuar (e në disa raste i ngrirë apo zhbërë) për sistemin gjyqësor, politikat dhe evidencat anti-korrupsion dhe të drejtën e pronës. Menjëherë pas situatës së hidhur politike në vend, këto të tria janë pika gjerësisht të injoruara nga shqiptarët e përzgjedhur për të bërë detyrat e shtëpisë që jep Komisioni Europian kur i adresohesh me kërkesën për t’iu bërë pjesë në tryezë.

E meqë rezultate nuk ka, vendi në atë tryezë thjesht nuk është i merituar. Se kush e ka fajin, ka fare pak rëndësi. Detyrat nuk janë bërë dhe ky ngelet fakti që do komunikohet zyrtarisht në 12 Tetor.

Shqiptarët nuk do dëgjojnë se kush është fajtori, por do t’iu komunikohet se as këtë vit nuk do ta kenë shansin të përfitojnë nga lehtësirat që sjell me vete paketa e pranimit si vend kandidat ( kryesisht lëvizjet e lira dhe mënyra se si fondet mbërrijnë apo lëvrohen në Shqipëri, veç rregullave më të ngurta që situatat politike si ajo e 2011-ës nuk i mundësojnë kaq thjesht).  Dhe në takimet e gjithë vitit përfaqësuesit e Komisionit Europian kanë qenë të qartë se pa progres e rezultatet të dukshme në planin e veprimit për të plotësuar 12 rekomandimet (gjithmonë në bashkëpunim pozite-opozitë), komisioni nuk ka ndër mend t’i rekomandojë Këshillit Europian statusin e vendit kandidat për Shqipërinë apo hapjen e negociatave të anëtarësimit në të.

E në pritje të përgjigjes për të cilën nuk po dëgjojmë ndonjë kambanë gëzimi, palët me siguri po përgatisin kafeneve përbaltjen e njëra-tjetrës për pengimin e procesit të integrimit. Po integrimi, kjo tango evropiane që nuk kërcehet vetëm, nuk ka për të lodhur as pozitën, as opozitën. Zvarritja e integrimit i kushton vetëm Shqipërisë, e për të, nuk ka akoma shqiptarë të përgjegjshëm. Përndryshe, që sot do dëgjonim para-trumbetime gëzimi për datën 12 Tetor.

Entry filed under: BE. Tags: .

Diploma vs aftësive Pak kompromis dhe konsensus

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

%d bloggers like this: