Stafetë kosovare

25/01/2012 at 10:16 1 comment

Kosova duket sot më konfuze dhe e dobët sesa përpara 2008-ës së pavarësisë. Serbia de jure nuk është kërcënim për mbijetesën e shqiptarëve që jetojnë brenda saj, por de facto, vazhdon të jetë shkaktarja e shumë ndodhive në Kosovë. E me sa shihet së fundmi, ajo është  timonierja e anijes Kosovë në rrjedhën e vështirë të pavarësisë ende të panjohur tërësisht.

Lëvizja “Vetvendosja”  dhe qeveria e Kosovës kanë sot dy qëndrime krejtësisht të kundërta për shumë cështje, por ajo e protestimit kundër importimit të produketeve serbe, e bërë publikisht dhe në mënyrën me të dëmshme të mundshme për kauzën shqiptare, i ka cuar ngjarjet në një tjetër rrjedhë. Përpos të gjitha zhvillimieve, iniciativave, përpjekjeve për të vazhduar me protestat apo për t’i ndaluar ato, në qendër të vëmendjes janë sot dy emra: Albin Kurti dhe Hashim Thaci.

Me të drejtën ose jo për të bërë protesta, mënyrën e tyre, përfshirjen e autoriteteve, ndëshkimet apo interpretimet e veprimeve të secilës palë, po merret gjerësisht si medio-politika kosovare, ashtu edhe ajo shqiptare. Përtej tyre, një krahasim mes dy emrave që gjenden në mes të kësaj etape të re të zhvillimeve në Kosovë, duket e paevitueshme.

Albin Kurti nuk është thjesht një i ri rebel, në kërkim të karrierës së tij politike. Nuk duket kështu as nga veprimet që bën, as nga argumentimi logjik i sipërmarrjeve të tij politike në emër të vendit që duket se e do fort. Ai kryeson një lëvizje që nga gjuha juridike ndërkombëtare tregon të drejtën e një kombi për të zgjedhur sovranitetin e tij, statusin politik ndërkombëtar dhe veprimtarinë e vet pa detyrime apo ndërhyrje ndërkombëtare; ndryshe, e drejta për vetëvendosje.

Pavarësisht moshës së re, Albini duket të jetë tejet serioz, këmbëngulës në idetë e tij, shumë largpamës dhe fare pak i gatshëm të tolerojë apo të hapë rrugë për cështje që prekin besimin e tij për Kosovën dhe si duhet të jetë ajo. Albini është “rebel” dhe me shpejtësi është shndërruar në modelin e kërkuar prej shqiptarëve pasivë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Albini është shqiptari që duam të jemi të gjithë. Fiks si dikush, dikur, nëMarsin e rënduar e delikat të vitit 1998, që bëri të nxjerrin djersë nervash e mendimesh diplomatët e të gjitha vendeve që sundojnë botën. Po, në konferencën e Rambujesë, Hashim Thaci erdhi në sytë e botës si rebeli i paepur që nuk toleroi as lehtë, as pa këmbëngulje propozimet e Grupit të Kontaktit.

Në një cikël dokumentarësh të BBC-së për luftën në Kosovë, transmetuar në vitin 2004, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madlain Albright, në më shumë se  një rast, solli në vëmendje të publikut se Hashim Thaci ishte kocka me e papërtypshme që ajo kishte ndeshur në politikën ndërkombëtare. “Ai rrinte aty, i gjatë pa fund edhe kur ishte ulur, me vështrimin ngulur shtizë, gjithë dyshim e pa asnjë shenjë tolerance, teksa në mënyrë të përsëritur, i kërkonim të nënshkruante deklaratën. Fliste në telefon me Adem Demacin, e kthehej akoma më i pabindur se më parë për marrëveshjen, vecanërisht për pikën që kërkonte c’armatosjen e UCK-së, por jo pavarësinë e plotë të Kosovës. Thaci nuk dinte të bindej me fjalët tona. Në këtë prizëm, betejën e kishim të humbur” – shprehet Albright në kujtimet e saj për konferencën ku ajo dhe bota mbarë u njohën me rebelin Hashim Thaci.

Me pak ndihmë nga miqtë/armiqtë që hartuan një deklaratë të kontestuar, por sërish, të nënshkruar nga pala shqiptare, por jo nga ajo serbe, Kosova e pa veten në qendër të vëmendjes mediatike e politike botërore. E akoma më në fokus, qendra ishte Hashim Thaci. Por, me përfundimin e Rambujesë e më pas edhe të luftës së Kosovës, rebeli Thaci, që i zëvendësoi armët me gjuhën e fjalëve, vërtetoi vit pas viti se me to, shfaqte një tjetër personalitet.

Në dokumentarin e shfaqur në disa media europiane “Kosova: Lufta  në Europë” , në një nga ditët e bisedimeve, Thaci shfaqet në sallën e negociatave pas një telefonate me Adem Demacin. Albright kujton se ky do ishte momenti i pranimit për të nënshkruar më në fund marrëveshjen e propozuar, që sipas saj, përmbushte një pjesë shumë të konsiderueshme të kërkesave shqiptare. Por, sic citon ajo: “Pas telefonatës, Thaci u fut brenda me një krenari carmatosëse, e më një bindje të palëkundur në sy: “Nuk i dorëzojmë armët. Jo pa fituar pavarësinë e plotë. Kosova më thotë: “Po na hoqët armët, na hoqët lirinë. Ne jemi mësuar të mbrohemi vec me to, e jo me fjalë”.

Albright ka reflektuar dhe shkruar gjatë për mënyrën se si ajo, në pozitën e kryediplomates, e gjeti veten ngushtë përpara një delegacioni që fliste pa frikë, pa takt diplomatik, por edhe pa pikë dyshimi në të drejtën dhe lirinë që kërkonin. Hashim Thaci referohet gjerësisht të ketë qenë një nga personazhet vendimtarë që me qëndrimin e palëkundur të tij në Rambouillet, ndikoi në mënyrën se si rrodhën sjelljet e mëpasme diplomatike në Kosovë. Asokohe, Thaci kishte vetëm një qëndrim, e kishte të qartë, dhe e shprehte atë drejtpërdrejt, duke  shpuar vështrimet e diplomatëve.

Sot, Kosova nuk ka më nevojë për armë. As për trazira. As për krisma. As për dhunë. As për protesta të dhunshme. Por aq më pak, nuk ka nevojë që protestat të shndërrohen në të dhunshme nga kosovarët vetë.

Sot, Hashim Thaci quhet Albin Kurti. Rebeli që armën e ka tek fjala, tek njohuria, tek guximi, tek iniciativa dhe tek vizioni për ta pasur Kosovën sic ia kanë mësuar atij, të atit e të gjyshit; të tërën të pavarur nga Serbia. Të pavarur në cdo mënyrë.

Sot, shikimin pa drojë drejt në sy kur hedh idetë e merr vendimet për veprime në emër të Kosovës, e ka Albin Kurti. Hashim Thaci, me transformimin e tij politik, futjen në qeveri, karrierën, rrjetin dhe rrjedhën që ndjek, duket sikur është kthyer në një shëmbëlltyrë të diplomatëve ndërkombëtarë, që zgjidhjet për Kosovën i shohin nga sipër.

Sot Kosova nuk lufton më për pavarësi; por brishtësinë e shtetit të shpallur vetëm rishtas si të tillë, e ka prezent në cdo cast. Ndaj dhe diplomacia e re e Thacit, politika e kundërvënies së njërës palë ndaj tjetrës në protestat e nisura nga “Vetëvendosja”, duken një ironi e hidhur fati për Kosovarët që deri dje, bashkimin me gene e me gjak për mëvetësinë, e kishin jo thjesht pikën më të fortë, por arsyen e tyre madhore për mbijetesë. Të të gjithëve.

Ndaj edhe sjellja e dyfishtë politike, e dikurshme dhe e tanishme në Kosovë, dhemb më shumë sesa pasiguria e përpara-pavarësisë. Dikur Thaci e sot Kurti, nuk i bënë vend drojës. Por kur mes saj shfaqen elemente të tjerë të sjelljes, të importuara nga politika jo-vendase, vendi i drojës e zë shpejt atë të dëshirës për të qenë sic gjithmonë kosovarët kanë kërkuar, edhe atëherë kur fjalën, nuk ua dëgjonte kush.

Ndaj Thaci sot quhet Albin, e rasti e do që nesër, Albini të mos jetë menjëherë Hashim.

Entry filed under: Opinion. Tags: .

Ngushëllime, Shqipëri. Pas fjalës së lirë

1 Comment Add your own

  • 1. moseyhamiti  |  01/02/2012 at 06:22

    Shume i vertete eshte fakti se Shqiptaret ne Balkan mund ta humbasin betejen geopolitike ne kete dekade. Sakrifikuam periudhen 1990-2010 per hesape te interesave jo kombetare. Nje rast per originalitet kombetar e hodhem poshte. Do korrim cfare kemi mbiell. Kombet po nuk moren advantazh decisiv nga rrethanat historike atehere shume shpejt behen viktime e rrymave historike qe vijojne. Ne fact panvaresia e Kosoves nuk egziston po ta perkufizojme tamem dhe interesat nderkombetare po thellojne balkanisimin e Kosoves. Sot Albin Kurti eshte i vetemi personalitet qe ka ndershmerine te ndaje me publikun te verteten qe mbahet sekret nga international “con artists” e nuk i trembet as shantazhit nderkombetar as nuk le nepsin per karrota ta qorrose.Ose nga naiviteti e ngaterruam sapunin per dhjame ose nga pamundesia dhe frika e kapercyem sapunin per dhjame. Mashtrimi strategik qe na u shit nga qarqet nderkombetare eshte me te vertet fantastik. Hashim Thachi edhe pse ne essence eshte po aq shqipe dhe pateriot, ai eshte nje rrezik per Kosoven dhe aspiraten Shqipetare. Aresyeja pse ai eshte nje rrezik per kosoven eshte se sigurimi i tij politik dhe fizik eshte kompromentuar. Hashimi pa dashjen e tij ka perfunduar nje “card in the game”. Ai eshte peng: Bej lojen tone ne kurriz te interesave Shqiptare ose perfundon ne gjyq per trafikim organesh dhe crime lufte. Nuk u del hesapi Shipetareve te kene politikane qe jane peng e interesave jo kombetare. Hashimi do i bente nder Shqiptarise ta leshonte udheheqjen tek dikush qe nderkombetaret nuk kane mundesi ta mbane peng dhe qe nuk i dhimbset aq shume jeta edhe po i ndodhi ndonje “aksident”, The Euro-Atlantic dream is turning into a nightmare!!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: