Misioni i pamundur afgan

21/02/2012 at 11:24 3 comments

Vrasja e komandos shqiptar dje në Afganistan solli me vete dhimbje, habi dhe shumë pyetje mes nesh. Kapiteni Feti Vogli ndërroi jetë në Spitalin e Kandaharit në Afganistan. Zyrtarisht ai ishte pjesë e kontingjentit “Eagle 4” të forcave tokësore shqiptare me mision në këtë zonë të Afganistanit. Së bashku me ekipin, ai shërbente nën mandatin e Operacioneve të Mbështetjes së Paqes (ISAF), drejtuar nga NATO-ja në Afganistan, prezencë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që në vitin 2001. Shqipëria ka shërbyer si me toga për operacione siguruese dhe shoqërimi në zonën e Heratit, ashtu edhe me kompani speciale në operacionet luftarake, siç ishte njësia që u sulmua në Kandahar.

Trupat shqiptare në Afganistan thuhet se janë të mirëstërvitur nga komanda dhe shtabi i batalionit special. Kjo përgatitje, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, i është përgjigjur edhe natyrës së misionit në Afganistan, që u përshkallëzua në ndërhyrje me rritjen e sulmeve në vendin e Azisë Qendrore. Shqipëria ka pasur, pra, prezencë të vazhdueshme në këtë vend, me misione të ndryshme nën komandot e vendeve aleate me më shumë kontingjent. Sipas njoftimit zyrtar, në momentin fatkeq të sulmit, grupi i parë special, i drejtuar nga kapiten Feti Vogli, po kryente detyrën e “patrullimit dhe sigurimin e personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, “kryerjen e një takimi për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në një fshat”, teksa në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale.

Lajmi u përhap menjëherë përmes medias dhe rrjeteve sociale në internet. Komentet dhe pikëpyetjet mbi humbjen dhe sulmin ndaj njerëzve që operojnë në një mision të largët ishin të shumta, konfuze dhe kontradiktore. Ka shumë pak vend në diskurset mediatike për këto misione. Informacioni dhe familjarizimi me të, po ashtu. Ama, prezenca e 45 ushtarëve në Afganistan, për një vend të vogël si Shqipëria, është shumë domethënës. Jo vetëm politikisht, e jo thjesht për familjet e njerëzve që flenë tendave në Afganistan. As duhet parë thjesht korrupsioni, si i vetmi aspekt që tërheq vëmendjen mediatike për këtë prezencë. Misionet, edhe kur janë thjesht “paqeruajtëse”, janë thes i madh që vihet mbi kokën e çdo ushtari, komandanti apo gjenerali që shkon në vatra ku shkëmbehet zjarr. Ndaj, bashkë me dhimbjen e ngushëllimet për familjet e dy efektivave të vrarë në emër të një misioni, duhet të bëjmë pak katarsis që shkon përtej akuzave për korrupsion.

Kushdo që të jenë njerëzit që listohen për të shkuar në misione, e sido që të jetë e vërteta e hidhur që i shtyn të kërkojnë apo thjesht të emërohen për të shkuar atje, jeta e këtyre njerëzve është në dorë të fatit që kur shkelin në zonat problematike, e derisa të kthehen sërish pranë familjeve. Sipërfaqësore, amatoreske dhe pa sens humanizmi më është dukur media shqiptare që së fundmi, të vetmin problem të publikueshëm nga Ministria e Mbrojtjes, shihte shitjen e armëve në Libi. Ndërkohë, ky institucion dhe krerët e tij mund të ishin “kryqëzuar” më shumë për të dhënë informacion për prezencën e trupave tona nëpër misione, përfshirë atë në Afganistan, të cilit iu deshën sulme dhe viktima që të vinte furishëm në media.

Atëherë, përtej hamendësimeve, përse organizohen këto dërgesa? Politika ka të drejtë të vendosë se si dhe sa i shërben vetes duke dërguar ushtarë në zona rreziku. Po ajo që ngelet shumë e vagët është se si përzgjidhen këto forca; sa transparente është përzgjedhja e tyre; ç’fshihet pas akuzave për korrupsion me dietat e ushtarëve që vënë kokën në rrezik; a dërgon vërtet Shqipëria trupat e duhur; ç’raporte janë shkruar nga drejtuesit e kontingjenteve ku trupat shqiptare kanë bërë pjesë?

Një ngjarje tjetër në botën aziatike më solli ndër mend dilemat rreth trupave shqiptare: Siria është në gjendje shumë kritike lufte, me dhjetëra civilë që vriten çdo ditë. CBC kishte bërë dje një intervistë me ish-gjeneralin kanadez Romeo Dallaire. Ai ishte kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara UNAMIR në Ruanda, në vitin 1994. Gjatë tre muajve, gati një milion njerëz u masakruan në gjenocidin që ndodhte përditë mu poshtë hundës së gjeneralit Dallaire dhe misionit të tij paqeruajtës. Ushtarët nën komandon e tij nuk mund të bënin asgjë për të parandaluar masakrat, sepse ashtu ishte tipi që Këshilli i Sigurimit kishte përcaktuar për atë mision.

Më pas, Dallaire ka shkruar një nga librat më të mprehtë për misionet paqeruajtëse: “Të shtrëngosh duart me djallin”. Aty kuptohet se sa të kufizuara burokratisht janë misionet dhe sa të vështirë e kanë drejtuesit ushtarakë të operojnë me forca shpesh jo-profesionale, ardhur nga vende pa shumë eksperiencë në misione dhe pa ndonjë interes të madh në dërgimin e trupave. Me daljen e këtij botimi e raporteve që e paraprinë, shumë vende që kanë nevojë për misione paqeruajtëse, refuzojnë për shembull të pranojnë trupa nga Bangladeshi apo nga Tunizia, sepse ato përcaktohen nga gjenerali si “dembelë që prisnin të mbaronte dita, me interesin e vetëm për të marrë dietën e qeverive të tyre”.

Do të ishte shumë e padrejtë të bëhej analiza pa asnjë të dhënë mbi komandot shqiptarë, por rënia në terren, gjatë një sulmi në Afganistan, të detyron t’i qepësh gojën dhe mendimet për këta njerëz që vetësakrifikohen, së pari në emër të një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre.

Shqipëria nuk është Belgjika e 1994-s, që e tërhoqi prezencën e saj nga Ruanda kur iu vranë 10 ushtarë në një ditë. Por ne nuk kemi as këllqet e SHBA-ve, që t’i martirizojmë të rënët fatkeq në emër të një të mire që nuk është fort e qartë.

Në ditën e nisjes së misionarëve të tanishëm, në datën 25 janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes citohet nga institucioni i tij të ketë thënë: “Sot është një ditë e rëndësishme, sepse po shkojmë drejt një detyre të nivelit të lartë me mision luftimi në Kandahar. E kemi kryer këtë detyrë me sukses përpara vendit, përpara Parlamentit shqiptar, përpara partnerëve tanë, përpara Aleancës. Ndiqni shembullin e kontingjentit të parë, çojeni përpara atë shembull dhe kthehuni shëndoshë e mirë këtu pranë familjeve tuaja, në repartet tuaja, në vendin tuaj, ushtarë trima dhe me lavdi. Ju uroj sukses dhe mirë ardhshi!”.

Një prej tyre nuk do të vijë më. As stërvitja “JCET-2010” me trupat speciale amerikane, as ajo nënujorja në Pashaliman, as stërvitja e mbijetesës në kushte fushore, në terrene të vështira për luftën kundër terrorizmit, për luftën në zonat e banuara apo për atë në terren të hapur, nuk e ndihmuan dot kapiten Feti Voglin t’i mbijetonte Afganistanit. Është koha të mbajmë heshtje për të dhe të kërkojmë të dimë më shumë për njerëzit, operacionet, arsyet dhe shumëçka tjetër mbi misionet shqiptare nëpër botë.

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Europa, euro dhe 20 vjetët e Bashkësisë Shoqëri viktimash dhe hipokrizish

3 Comments Add your own

  • 1. Mosey hamiti  |  21/02/2012 at 16:49

    Po ne essence Shqiperia dhe Kosova jane shtete kliente (puppet states). Kosova nuk eshte as shtet ne fakt! Ushtaret Shqiptare jane thjesht mercenare. Vete ushtaret e kane fajin dhe per me shume ju mediat dhe Qeveria vegel qe i manipuloni dhe i dergoni ne shtigjet e vdekjes!

    Shiko Greqine, gjer tani tani te pakten, vetem 4 persona ka ne Afganistan dhe ata jane jo kombative. Po media dhe Qeveria vegel i mashtron popullin ta shikojne BE dhe Ameriken si miqe dhe jo sic eshte realiteti, as mish as peshk, thjesht bashke-udhetare te rastit ose me keq bashke-udhetare te imponuar.

    Si paska Politika të drejtë të vendosë se si dhe sa i shërben vetes duke dërguar ushtarë në zona rreziku? Politka dhe media ti sherbeni kombit ne radhe te pare pastaj perandorive!

    E shikon ti…idhulli i medias shqiptare (qe nuk humbet rasting ta etiketoje “prestigjiose” ) BBC as qe i zuri fare ne goje ushtaret Shqiptare kur raportoje mbrembe vone se “Italian soldiers die in Afghanistan car crash in Herat”. jep dhe dy raste ku u vrane disa afgane dhe hic asgje per Shqiptaret nderkohe qe BBC se humbet rastin te na etiketoje musliman, rebel, extremist, mob, King of vice etj!

    Shiko si e shperblen BE/USA servilitetin Shqipetar: Degradon inspiraten Shqipetare per nje “equal footing” ne balkan qe ne vetevete do na garantoje nje eksistence me te qendryeshme.

    It may be out of place yet relevant:

    The dialogue with Serbia was never in the interest of Kosovo. This was and is the initiative of EU and USA. The big boys of EU and USA were never allies of Albanians. USA and EU media correctly use the words “perceived friendship”, “perceived support” from Albanian side. Albanians perceive/mistake the western involvement in the region as support for Albanians.

    Albanians were used all the way by the NATO/EU/USA. The real objective of NATO was to bring Serbia into her sphere, away from Russia. It was reflected in their demands back in 1999 who asked for NATO to enter and be stationed all over Yugoslavia. Milloshevic refused. NATO then went to war over Kosovo but not for the sake of Albanians. Once NATO had Kosovo now they had something (a card) to negotiate with Serbs.

    The Serbs were told: Accept EU perspective (meaning NATO sphere) or kiss good bye Kosovo in totality. So, now Serbia has accepted a EU perspective (NATO by the back door) in return for substantial influence in Kosovo.

    Albanians or a part of them have known or have now realised that they were conned by the con artists, NATO/EU. Just for a fact, after 12 years of NATO presence the country is worst off then it was under Yugoslavs.

    There is no plan or strategy for developing Kosovo or Albania for that matter…the opposite is true…these statelets are being ransacked. Any common sense person would know that nothing has changed from the late 19 century or early 20 century. As usual Albanians are being used to exhaustion. At least Serbs and Greeks know that only they themselves should help their own development. Albanians on the other hand wait from the EU/USA for development. Albanians have a corrupt view of themselves and the West. Albanians see the West as Gods and themselves as inferior. In turn that has led to the rise of servile mentality.

    The Albanian view of the West is the opposite of the views of other third world countries.
    For the rest of the world it is decolonisation that provides the breathing space for self inspired development (it does not have to be a copy cat of western form of development) but for Albanians is the opposite…Albanians welcome colonisation as a mean for development.

    Had it not been for WWI and WWII China would never been able to breathe. It was suffocated from Western imperialism. One only has to read about the opium wars and gun boat diplomacy. Now after the breathing space we have China on a path to superpower status.

    So, i guess the lesson is: The opportunity for a breathing space, of not having a boot on your neck is not an everyday opportunity so don’t squander it!!! It is this moments when history is made!!!

    This week’s acceptance of EU/USA plan of degrading the status of Kosovo and the SOFA agreement between Kosovo and USA is double whammy!

  • 2. edliragjoni  |  21/02/2012 at 23:23

    Moisi,
    Faleminderit per kendveshtrimin dhe pergjigjen e detajuar.

    Mua me vjen keq t’i quaj “mercenare”, per shkak te konotacionit negativ qe ka fjala.

    Politikat shteterore kane vend per diskutim, por nuk ishte ky rasti. As analiza per nevojen dhe llojin e misioneve tona (edhe pse kerkon shume debat e diskutim).

    Thelbi i shkrimit tim eshte qe duhet te shohim pertej faqes se pare. Kushqo qe shkon ne ato misione, e sido qe perzgjidhen ushtaret, ata shkojne atje per para. Kjo me dhemb shume mua dhe cdo shume te tjereve, besoj.

    Arsyet qe i shtyjne keta djem te shohin luften si mjet jetese…ja kete dua te sjell une pak ne vemdendje, se eshte eklipsuar nga gjithcka tjeter ne kete ngjarje dhe jashte saj.

    Te pershendes

  • 3. Mosey hamiti  |  23/02/2012 at 01:05

    Tungjatjeta Edlira

    Po gjerat do thene troc sic jane, pa dorashka. Integriteti intelektual eshte i rendesishem.

    Keshtu qe realiteti eshte qe ata jane mercenare…sepse e bejne per leke dhe nuk eshte nje lufte per mbojtje kufinjsh kombetare.
    Ne jetojme ne boten Orwellian ku doublespeak is the norm. Por une: I call a spade a spade! Nuk i bejme nder as vetes as popullit qe te mos jemi te vertet
    Po ti i ke rene ne koke ketu: Të kërkojmë të dimë më shumë për njerëzit, operacionet, arsyet dhe shumëçka tjetër mbi misionet shqiptare nëpër botë.
    Arsyet qe i shtyjne keta djem te shohin luften si mjet jetese?
    Kjo eshte pyetje shume e gjere me nuanca historike por ta kufizojme tek ceshtja ne fjale.
    Ju ndoshta doni ta nxirrni tek ekonomia por jo nuk eshte ashtu se per ekonomi ne fund te fundit ka emigrim (qe eshte me mire dhe me shume se leket e luftes, une nuk jam ne Afghanistan) por barra eshte me Qeverine dhe ju si media qe beni indoktrinimin e ketyre sepse pervec lekeve atyre ndoshta u duket se ja kane borxhe Amerikes dhe BEse se ashtu ua keni shplare trute. Nga ana tjeter une ne essence nuk jam kunder Alleances (NATO) per sa kohe qe na respectojne dhe na trajtojne mire, kur nuk na perdorin si zhyle dhe dakord qe ne disa raste interesat dhe nevojat kombetare e kerkojne qe hapa te tilla pjesemarrje te ndodhin. ne kete rast do themi qe aksidente do ndodhin dhe sakrifica do behen.

    Po a e meriton NATO sakrificen tone sic jane gjerat tani? Pse nuk ka Greqia trupa neper bote per NATO kur ka nje kapacitet me te madh?
    Po ta shikosh me vemendje jemi ne, georgia, romania, bulgaria etj qe pro rata kemi me shume trupa se edhe Gjermania.
    Po mire te kete Gjermania trupa se siguron energjne. kurse ne jemi ne Afganistan por akoma jemi me dru dhe nuk kemi energji te ngrohemi jo me te zhvillojme ekonomi te qendryeshme! Po te shikosh hartat e te ardhmes se BEse per energji, Shqiperia nuk figuron fare ne grid si konsumator por vetem si transit country dhe vend ku te hidhen plehrat!

    Ja keshu na shperblejne per gjakun tone!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

February 2012
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  

%d bloggers like this: