Koha e ndalur fqinje

20/04/2012 at 12:23 Leave a comment

Si do vijojë situata në Maqedoni? Varet nga pala që do ketë ndikim më të fortë në thirrjet për maturi në qëndrime dhe në vërtetësinë e këtyre thirrjeve. Por jo vetëm. Në median ndërkombëtare po i mëshohet fort  rrezikut që shfaqet në ish- republikën jugosllave pas vrasjes së 5 personave javën e kaluar në afërsi të Shkupit.

Situata në Maqedoni ka qenë shpesh e nderë dhe vetëm synimet e vendit për t’u njohur e konsoliduar si shtet duket se i kanë mbajtur nën kontroll mëritë mes etnive në vend.

Por, thirrje si ajo e këngës së disa javëve më parë në internet, ku maqedonasit këndojnë dhe apelojnë kundër shqiptarëve, nuk janë fort të lehta për t’u mbajtur nën kontroll. Jo thjesht kënga, por fryma dhe shpejtësia me të cilën përhapen tipet e saj sot, në kohën e teknologjisë rrufe, është shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Po ashtu është edhe detyra e qeverisë aktuale maqedonase, që po përpiqet me të gjitha mënyrat ta largojë vëmendjen nga ngjarja e të enjtes, e të provojë edhe të dalë kundër vetes e pritshmërive të qytetarëve të saj, teksa zyrtarisht deklaron se policia nuk ka të dhëna që të vërtetojë se vrasja e javës së kaluar, ka lidhje me përkatësinë etnike të viktimave.

Në gjuhën politike, ky është një stad i ri zhvillimi në vendin fqinj. Pavarësisht se ç’besojnë apo ç’dyshojnë autoritetet, ato po tregohen tejet të matura në deklaratat e bëra, që deri tani, synim parësor kanë vetëm ç’tensionimin e situatës në Maqedoni.

E njëjta qeveri, muaj më parë mund të ishte edhe vetë “ndihmëse” e spekullimeve, kurse sot, nga zyrat drejtuese të Shkupit del në mënyrë të përsëritur versioni zyrtar i hetimit të vrasjeve duke marrë parasysh një sërë pistash, e duke përjashtuar marrjen si të mirëqenë të vrasësve si shqiptarë të Maqedonisë.

Pse kjo situatë? Ngjarja nuk lindi të enjten. As javën përpara saj. Maqedonia duket si një vend që për momentin ka ngrirë, ka ngelur në vend, në pritje që diçka të ndodhë. Pritshmëria më e madhe është që së pari, t’i njihet emri dhe të pranohet si shtet me të, me një emër prej të gjithëve në BE e në Kombet e Bashkuara. Së dyti, pret që të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE-në, që e ka bërë kandidate që në 2005-ën, por që nuk i hap derën e bisedimeve, sepse Greqia nuk pranon një kandidat që ka emrin e një zone brenda saj. Greqia sot është vërtet keq, politikisht e financiarisht. Por kjo nuk e pengon atë të ruajë të pandryshueshëm qëndrimin dhe mendimin për emrin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, në Maj, NATO ka samitin e saj të radhës, por askush nuk pret që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në të, sepse sërish ajo, fqinja e saj, Greqia, ka vendosur veton, pikërisht për një detaj kaq “të parëndësishëm” sa emri.

Si ndikojnë këto në sjelljen e përditshme të maqedonasve? Dëshira për anëtarësim si në BE, ashtu edhe në NATO, ka qenë deri më tani arsyeja kryesore që ka ushqyer tolerancën e maxhorancës sllave në vendin fqinj, por herë pas here, me trazirat që ndodhin, duket qartë se skepticizmi për ekzistencën e tjetrit në Maqedoni vazhdon të jetë po aq i ashpër dhe i drejtpërdrejtë sa ç’ka qenë gjithmonë.

Maqedonia paraqet një rast shumë interesant në historinë e shteteve moderne. Historia e saj ngec shumë afër në kohë (me fundin e luftës së dytë botërore) dhe shumica e sotme maqedonase nuk ka ndonjë teori bindëse për të argumentuar prezencën e saj si dominuese sot, apo domethënien e prezencës së gjerë dhe toponimeve shqiptare gjithandej nëpër vend.

Në Shkupin e sotëm ka një përzierje të ndarë të palëve. Marrëveshja e Ohrit, firmosur pas 80 viktimave shqiptare në 2001-in, ka rritur përfaqësinë e shqiptarëve të Maqedonisë në politikë, por nuk ka arritur kurrsesi të ndikojë në integrimin shoqëror të palëve. Madje, ka studiues të marrëdhënieve të sotme ndër-etnike që sugjerojnë se në këtë aspekt, marrëveshja e Ohrit mund të ketë pasur efektin e kundërt; pra të ketë izoluar akoma më thellë komunitetet.

Rritjes së autonomisë dhe decentralizimit i është përgjigjur një ndarje komunale bazuar në etnicitet, dhe kjo nuk është fiks ajo që marrëveshja e Ohrit priste. Por, siç edhe e vënë në pah zhvillimet e fundit, këto thellime në ndarjen mes palëve janë aq të ashpra, saqë dalin edhe mbi politikën pritëse për anëtarësimet në organizmat ndërkombëtare. Maqedonasit nuk duken të kenë ndërmend ta njohin potencialin e shqiptarëve, dhe shqiptarët e Maqedonisë po ashtu, nuk duken se janë gati të pranojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Secila palë pretendon se është zot vendi në Maqedoni, e Greqia nga krahu tjetër pretendon se Maqedonia nuk ekziston fare. Interesante është se menjëherë pas vrasjeve të së enjtes, reagimi më i ashpër nga rajoni erdhi as më shumë e as më pak por nga Serbia, që deklaroi të ishte e shqetësuar për rrezikun që paraqet për të gjithë Ballkanin rasti maqedonas. E njëjta Serbi vazhdon të dëgjojë muzikë të ngjashme nga ndërkombëtarët për mënyrën e sjelljes (përtej) politike ndaj Kosovës, e megjithatë, ajo e ndjeu të nevojshme të luante pjesën e saj në këtë intermezo të zgjatur të paqartësisë maqedonase.

Prezenca amerikane dhe ajo europiane në Shkup ka deklaruar prerë se pret që Maqedonia zyrtare të vazhdojë të tregohet e kujdesshme në deklarata sa i përket ngjarjes së javës së kaluar, e të neutralizojë të gjithë sjelljet spekulative, mediatike apo politike qofshin, që nxisin rritjen e tensionit mes etnive. Në fakt palët me sa duket, janë të dyja në llogore, siç kanë qenë jetë e mot. Nuk duhet të jetë kështu, por siç po e tregon rasti, shqiptarët nuk duket se janë gati të tolerojnë në kurriz të dominuesit. Veçanërisht pasi kanë qenë edhe spektatorë të “përpjekjeve” të bëra nga qeveria me shumicë maqedonase që shqiptarizma të ketë rolin e vet në vendin shqip, që nga gjuha, deri tek autonomia dhe përfaqësia politike.

Palëve po iu bëhet edhe një herë thirrje të tregohen të matur e të mos spekulojnë. Por, sa zgjat durimi i dy palëve nën trysni të gjatë për të thënë fjalën e tyre? Për të mirën e rajonit, është mirë që durimi të zgjasë. E ndërkohë, ekzistenca dhe veprimet e palëve, të mos neglizhohen.

Entry filed under: Politikë. Tags: .

Politika drejt të rinjve Larg duart nga Kushtetuesja – Time to revisit-Nothing has changed

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
April 2012
M T W T F S S
« Mar   May »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: