Pse Frymën e Re Demokratike?

20/06/2012 at 22:35 Leave a comment

Shqiptarët kërkojnë shpresë,  besim dhe ditë në fund të tunelit. Të gjitha duket si fjalë të mëdha politike, por është e vështirë të argumentosh se kjo, nuk është e vërteta. Pas 22 vitesh votimi për Sali Berishën e Fatos Nanon apo Edi Ramën (me kohë të pjesshme në krye të së majtës), votuesit shqiptarë, tashmë të pjekur, të maturuar e me durim të sosur, kërkojnë një alternativë që do t’i bënte t’i afroheshin, e jo t’i rrinin larg kutive të votimit. E ky është një nga synimet kryesore të forcës më të re politike në vend, Frymës së Re Demokratike.

Është teorike në dukje dhe jo shumë domethënëse që partia e re është përfaqësuese e shtresës së mesme apo që pozicionohet në qendrën e djathtë.  Kjo nuk krijon shumë ndryshim në pamje të parë për një elektorat të mësuar më individët që drejtojnë një forcë politike, e jo me qëndrimet dhe parimet e saj. Por, FRD thotë: “ Shqiptarë, ne duam të adresojmë çështje që për ju janë sa të dashura, aq edhe delikate e të dhimbshme, sepse jo të gjithë jemi gati t’i pranojmë. Ne jemi pro moralit në politikë, pro integritetit personal e profesional dhe pro qarkullimit të elitave. Partia dhe strukturat tona nuk mund të kenë të njëjtit drejtues për më shumë se dy mandate, e ne nuk mund të lejojmë tjetër mënyrë zgjedhjesh përveçse “Një anëtar, një votë”. Menjëherë pas tyre, ne jemi të prirur dhe të gatshëm të adresojmë disa çështje që mund të jenë sa të përqafueshme, aq edhe të prekshme për shumë prej jush. Prona, sistemi i drejtësisë dhe trajtimi i të përndjekurve politike, nuk do të priten me duartrokitje nga të gjithë. Këto janë çështje që deri tani, politika i ka shmangur, por, si e drejta e pronës, ashtu edhe rikthimi i besimit në sistemin e drejtësisë apo në trajtimin e merituar të ish të persekutuarve, nuk mund të rrinë përgjithmonë në hije. Sa më shumë shtrëngohen kërkesat për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, aq më shumë rritet presioni dhe nevoja që  çështja e pronave të gjejë zgjidhje dhe që sistemi i drejtësisë të na shërbejë të gjithëve, e jo atyre që kanë paranë dhe pushtetin”

Këto janë shtyllat kryesore politike të FRD-së.  Premtimet për vende të reja pune, për prosperitet e  vende përrallash, kanë ngelur me partitë që prej 22 vjetësh shkëmbejnë pushtetin. FRD vjen në emër të një risie me themele të drejtash e meritokracish. Përveç shtyllave politike, pika e fortë e saj janë të rinjtë, energjia, dinamizmi, aftësia dhe e drejta e tyre për të thënë: “Stop! Kjo nuk ka më kuptim. Ne kërkojmë këtë: Qartësi në planet tuaja, shpjegim për rrugën që po përshkojmë. Direktiva dhe transparencë për atë që po planifikoni për të ardhmen”.

Të ardhmen e rinisë, FRD po e harton me kontributin e të rinjve. Janë ortek energjie dhe idesh që nuk ka kokë më vete, sado e stërvitur dhe gjeniale të jetë, që t’i mendojë.

Unë hesht kur flasin më të rinjtë. Dëgjoj me vëmendje dhe me shumë kërshëri.  FRD-ja mban sy e veshë hapur ndaj të rinjve. Çdo javë ka takime masive dhe konsultative me ta.

E  ardhmja nuk është e jona. As e tashmja jo. Ndaj duke dëgjuar ç’thonë dhe ç’kërkojnë të rinjtë sot, të shtuar në numër më shumë se kurrë me parë, është arsye e fortë për të besuar se duke u nisur nga ata dhe duke kombinuar energjitë rinore me eksperiencën në politikë-bërje, e djathta do të ketë më në fund një alternative që të kënaqë edhe të rinjtë që shohin zhvillimet e vrullshme  e duan ndryshime, edhe prindërit e familjet e tyre, që duan vlerën njerëzore, reputacionin, familjen biologjike e atë politike që i mbledh rreth shtyllave të lirisë, drejtësisë dhe pronës.

FRD ka një bosht, është promovuese e moralit dhe imazhit pozitiv e shpresëdhënës në politikë, merret me politikat konstruktive, duke lënë mënjanë dështimet e miqve dhe armiqve të saj politikë. Ndaj, të djathtët që kanë një shije të hidhur nga PD-ja e të majtët që nuk janë të sigurt nëse duhet të shkojnë në kutitë e votimit, janë tashmë të thirrur dhe të inkurajuar nga Fryma e Re Demokratike: Kthehuni tek e drejta për t’u përfaqësuar.  Është e drejta juaj. Ushtrojeni atë.

Kjo thirrje bëhet patjetër me një alternativë. Dhe shpresojmë që shumë votues, veçanërisht të djathtë, do ta gjejnë veten në këtë alternativë të re në politikën shqiptare.

Entry filed under: Politikë. Tags: .

Dinjiteti i heshtur Frymën…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
June 2012
M T W T F S S
« May   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

%d bloggers like this: