Zhytur në krim. Sa bukur na rri!

25/09/2012 at 19:34 2 comments

Ka tre ditë që në Angli, një vajzë 15 vjecare rezulton e humbur. Eshtë nisur për në shkollë, por nuk ka mbërritur atje. Thuhet se është larguar për në Francë me mësuesin e saj të matematikës. Jo vetëm që autoritetet policore e kanë shpallur atë dhe mësuesin 31 vjecar në kërkim, por prindërit e vajzës po bëjnë cmos me thirrje prindërore e njerëzore përmes medias, që vajza t’i kontaktojë dhe të kthehet në shtëpi.

Nga i mora vesh këto? Apo pse i solla këtu?

4 fjali janë të mësipërmet, me fjalët kyce: ngjarje e rëndë, femër, fëmijë, autoritete, media, humanizëm. Lidhen këto, dhe të gjitha i shërbejnë gjetjes së një minoreneje të larguar pa lënë gjurmë. Anglia ka sot 62 milionë banorë, ka 815 stacione radiofonikë,  519 televizione lokale, kabllore, kombëtare e dixhitale dhe  1594 gazeta, të përditshme ose periodike. Të gjithë sot flasin për Megan Stammers. Nuk ka asnjë gazetë  apo TV që të mos e ketë atë për të tretën ditë radhazi në lajmet kryesore. Pse? Sepse jeta e një minoreneje, e një vajze, e një nxënëseje shkolle, e një njeriu, vlen. JETA VLEN. Ndaj fokusohen të gjitha raportimet aty, deri sa cështja të gjejë zgjidhje. Deri sa të ketë dhënë efekt. Dhe deri sa publiku të ketë marrë një përgjigje për cdo hap, shkak e pasojë që lidhet me këtë largim. Synimi? Të mos përsëritet!

Kurse ne? Humbja e një njeriu vështirë se mund të klasifikohet si lajm nga kolegët e mi të medias. “Do kthehet”  ose “E ka kërkuar vetë”, do ishin komente tipike të atyre që i kanë dhënë vetes tagrin të përcaktojnë se c’do të thotë lajm në këtë vend.

U vra një grua në Librazhd e u gjet nën urë në Qafë Thanë: “Hë, se ishte prostitutë”. Vrau një njeri 18-vjecarja nga Krraba, viktimë abuzimesh që në moshë të njojmë: “Hë, se deshi vetë” – komentoi media. U vra një grua mbrëmë në Lezhë: “Kot, meqë u ndodh aty” – ishin komentet. U godit me grusht në sallë të gjyqit një tjetër dje, teksa kërkonte divorc nga bashkëshorti keqtrajtues: “Kush të rreh, të do” – shkruhej në një koment poshtë lajmit në një portal shqiptar.

Nga ta kapim?

Për mua, viktimat nuk kanë gjini. Janë njerëz dhe vendin e tyre nesër mund ta kem unë, ti, edhe ti, edhe tjetri  apo tjetra që lexon këtu. Jemi kaq të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u shndërruar në viktima, saqë nuk e besojmë akoma si ka mundësi që po zgjat.

160 viktima në tre muaj në Shqipëri. Nuk është thjesht për të vënë kujën; është për të mos ngritur kokën. E prapë, vrasjet vazhdojnë, aksidentet nuk ndalen e shpërfillja ndaj tyre mbretëron. Jo vetëm kaq, por në disa raste dëgjohet ekraneve se si përfaqësues të institucioneve shtetërore bërtasin edhe me të madhe: “Nuk ka dhunë jo, se nuk shihni mirë ju. Viktimat vijnë nga narkomanët, nuk kanë lidhje me krimin. Krimi është nën kontroll. Shqipëria lulëzon, lum ne për Shqipërinë e sotme”.

Po sikur këta njërëz të marrin një grusht fytyrës, ashtu si gruaja në gjykatë? Po c’grusht?  Vezë e miell guxoi të hidhte populli, e shkarkimet në polici morën dhenë. Jo më të guxosh të godasësh me grusht, qoftë edhe informativ, ata që guxojnë të të bëjnë të metë teksa të bërtasin në fytyrë: “Nuk ka viktima jo. Nuk ka krim në vend. Nuk ka!” Sa të bukura këto rrobat e reja të mbretit. Të gjithë injorantë, të paditur, symbyllur e veshë-dullosur jemi ne, epileptikë me halucinacione, se në fakt, asgjë nuk shkon gabim në Shqipëri.  Jemi ne që nuk e kuptojmë Shqipërinë, jo ata që e drejtojnë. Vaj na shkon jeta. Minumumi nga dy viktima në ditë ka vendi.E jo përrallat e Andersenit, por edhe fabulat e La Fontenit na shkojnë të tëra për shtat. Se jo vetëm nuk arrijmë ta kuptojmë kostumin gjithë xixa që i është veshur Shqipërisë nga kjo qeverisje, por edhe ngaqë nuk e arrijmë dot, themi “Nuk bën”.

Në fakt nuk bën situata. Nuk shkon ngado që ta kthesh. E normalitetin në vend nuk e kthen dot as individi, as lëvizjet, as opozita. Shkopin e ka në dorë qeveria. E ka edhe gjykata. Furtuna le të bjerë mbi agresorët që shkaktojnë viktima, jo mbi ata që harxhojnë një grusht miell. Vendimet të jepen për ata që vrasin, e kamerat të shkojnë edhe atje,  për hir të përgjegjësisë sociale e njerëzore. Se durojmë ca ditë pa pasur lajm të parë Berishën, durojmë.

Apati e frikshme përreth. Interes nuk ka. As fonde jo. Ndaj si politika, ashtu edhe shoqëria civile flenë. Media iu bën hije, e për llogarinë e vet të patrazuar, krimi dhe pasiguria, vrasjet dhe aksidentet, vazhdojne të lulëzojë, e të na lënë aty pranë qetësisë së paprishshme mesatarisht nga dy viktima në ditë.

Kurse të flasësh për zhdukje, duhet të jetë luks, se ne nuk jemi Angli. Apo jeta e njeriut të njëjtën vlerë ka? Nuk duket kështu. Atje 62 milionë njerëz, e gjithë media, autoritetet dhe shoqëria nuk rreshtin duke u marrë me një të zhdukur; kurse ne i hapim lajmet me shashkat e Berishës. E duhet t’i themi edhe “Sa bukur na rrinë rrobat, mbret. Sa bukur”

Si s’di të zgjedhë ndëshkimi?

Entry filed under: Shqiptarizëm. Tags: .

Po si ta kuptojmë arsimin? Kokë-prerë

2 Comments Add your own

  • 1. Mario  |  28/09/2012 at 14:22

    Shume e bukur analiza dhe ndergjegjesimi qe kerkon te rritesh ne popull, edhe pse kjo nuk besoj se eshte rruga e duhur, patjeter qe eshte nje hap ne rrugen e duhur.

    Ky i keni zyrat ju tani qe te vij te pime nje kafe te diskutojme se e shikoj qe paskeni nevoje per staf te kualifikuar🙂

    Mario Gjoni

  • 2. earta  |  04/10/2012 at 13:49

    Edlira si gjithmone unike, me bindje e them se komentet e tua jane nder te vetmet qe lexohen me nje fryme ne gjullurdine e dhjetera e ndoshta mijera shkrimeve qe radhiten vetem esencialisht ne mediat shqiptare pa patur interes ne publik. Urime e dashur. Shkrimet e tua jane me te vertete interesante. me shume respekt ARTA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
September 2012
M T W T F S S
« Jul   Oct »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

%d bloggers like this: