Ah, shqipe!

15/10/2012 at 13:59 Leave a comment

Lexova “vendodhja” dhe nuk më linte rehat gjuha, teksa mundohej ta vinte në vend ndodhjen e objektit për të cilin po shikoja në internet se ku gjendej. Faqe shqiptare, natyrisht.

Më tej, lexoj: “kam ndjekur edhe program I dyte studimi”….  “Flet gjuhet: Shqip”.

C’shqipe është kjo? Shqipe universitare. Por nuk më vjen shumë cudi. Në faqe interneti politike e mediatike, lexoj të njëjtat xhevahire.

C’na ka bërë, e shkreta gjuhë?

E me këto pacavure, pretendojmë se jemi edhe filozofë, intelektualë e mendimtarë të mëdhenj.

Nga ana tjetër, lexova një studim të hollësishëm, në anglisht, nga një doktorant i gjuhësisë në universitetitn e Oslos, 14 faqe vetëm për fjalën shqipe “po”, si pohuese, vijuese, pjesëz, e përdorur për përcjellore, mohore, paskajore, në cdo formë e me cdo kuptim.

Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqipe m’shungullon;

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,

ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç për ty m’rreh zemra e mjera

e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.

Mirë e tha, po kujt ia tha? As shqipen nuk ndrisim dot, le më te jemi në gjendje ta krahasojmë atë me gjuhët e tjera.

Entry filed under: Arsim. Tags: .

Kokë-prerë Femra, specie në zhdukje në Shqipëri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

%d bloggers like this: