Femra, specie në zhdukje në Shqipëri

19/10/2012 at 23:00 3 comments

Durrës, burri vret bashkëshorten për xhelozi. E qëllon me mjete të forta.

Lajm i datës 19 Tetor. Dita e Lumturimit të Nënë Terezës. Pesë ditët pas masakrimit të Aishes, po nga Durrësi. Një muaj pas shpërfytyrimit që i bënë në Librazhd Fabiolës, e 5 javë pas vrasjes së Liljanës, i erdhi radha edhe Limes. Po farmacistja, po nëna nga Lezha, po vajza nga Lushnja, po ajo nga Elbasani? 20 këtë vit. Sapo u bënë 20. Të vrara nga dora e njeriut. Nga mashkulli me të cilin kanë ndarë jetën, ditët apo momentet e tyre fatkeqe. Ose që nuk i kanë ndarë, e për këtë, janë ndëshkuar.

E di ç’do të thotë të jesh femër në Shqipëri? Ferr do të thotë. Në je syrgjynosur e izoluar gjeografikisht, dhuna fizike apo psikologjike hedh valle me ty. Në ke zbritur nga andej për t’u “sistemuar” rrethinave të qytetit, pre e maniakëve bie më shpejt. Në je në qytet e synon diçka, zhvlerësimi i ngjit shkallët më shpejt se ti. Në je në një punë, karrierë apo iniciativë, kokën e këmbët t’i presin çdo ditë, çdo çast, me çdo mënyrë, pa qenë nevoja që mjeti të jetë patjetër gur, thikë apo sopatë. Një sulm mjafton, që femra të depersonalizohet. Ndaj, të kesh këtë gjini, në Shqipëri qenka ferr.

I përjetoj shumë keq të gjitha sulmet, ligësitë, manitë për t’iu bërë njerëzve keq. Asnjëherë nuk e kam kuptuar kënaqësinë që mund të marrësh duke i bërë keq një tjetri. As nuk e kuptoj dot si mund të jetë kjo pjesë e natyrës njerëzore.

Limja vritet me mjete të forta, Aishes i këpusin kokën, Fabiolës i heqin gjymtyrët, mua me heqin paqen, qetësinë, të drejtën time për të jetuar e pacenuar nga askush e nga asgjë.

Më ngecni në fyt, bashkëkombas. Më ngecni në fyt.

Jo vetëm ju që asgjësoni fizikisht, por edhe ju të tjerët, që bëni si padronë të së vërtetës, si pronarë të së drejtës për të drejtuar, ndikuar e përcaktuar fatin tim, të 20 viktimave që keni shkarkuar këtë vit, e të qindra vajzave e grave mbi të cilat sot ushtroni presion, abuzim, flirtim të shpifur, si ju vetë, kërcënime përbuzëse, shtazëri nga ajo që në kafshët që njoh, nuk e kam ndeshur.

Zaptoni hapësira publike, politike, mediatike, zyrtare, civile e familjare, duke u fryrë si gjela majë plehut, e duke treguar impotencën tuaj mendore teksa abuzoni, terrorizoni apo vrisni femrat.

Dështakë! Vrasës! Maniakë! Paranojakë!

Përditë shoh kaq shumë prej jush. Nga s’më dilni përpara. Ma zini rrugën në çdo formë e mënyrë; herë përmes vrasjeve, herë përmes kapadaillëkut në media, herë përmes zaptimit politik, herë përmes ligjëratave si strucë, ku fshihni kokën, e kujtoni se s’ju sheh njeri.

Dështakë! Vetëm të këtillët po bëjnë kërdinë në femra, qoftë fizikisht, qoftë psikologjikisht.

Vlen edhe për brenda gjinisë femërore ky konstatim. Vetëm dështaket të vënë poshtë me abuzim e depersonalizim. Por vrasjet, i kemi dhuratë vetëm prej meshkujve.

Ishalla shpëtojnë, kur të na kenë zhdukur të gjithave, fizikisht, apo edhe mendërisht.

Losers!

 P.s. Pjesa e gjinisë mashkullore që nuk e gjen veten në këtë shkrim, mund të vijojë të rrijë në heshtje. Hidhërimi për këtë që po ndodh, është më i madh sesa kujdesi që duhet të tregoj për të qenë politikisht korrekte, apo për të mos bërë përgjithësime. Nuk po bëj!

Entry filed under: Sociale. Tags: .

Ah, shqipe! Sizifët shqiptarë, Obama mit.

3 Comments Add your own

  • 1. elona  |  21/02/2013 at 15:54

    well done!

  • 2. Edvin  |  16/06/2013 at 10:47

    Nqs do ti ndryshosh gjerat nuk ke si permbahesh nga frika se mos ofendon asnjeanesit. Shkrim shum i forte, te falenderoj si njeri dhe si pjese e shoqerise shqiptare

  • 3. Sociologia  |  01/07/2013 at 15:58

    Me kish shpetuar ky artikull nga ty, mekat! Shume i forte po shume i vertete ama!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

October 2012
M T W T F S S
« Sep   Nov »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

%d bloggers like this: