Sizifët shqiptarë, Obama mit.

07/11/2012 at 09:33 Leave a comment

Gjithndej më del përpara syve Obama. Jo ai vetë,  por ngazëllimi i shqiptarëve në emër të tij. Dua t’i kuptoj, por pas një edicioni 40 minutësh në një televizion kombëtar që fliste vetëm për të, nuk mundem.  As pas pseudo-shfaqjeve publike ku nuk ngeli shqiptar pa e shitur veten si amerikan i thekur,  si Obama-ist i lindur, si ekspert i cështjeve ndërkombëtare, e si i cliruar më në fund nga guri mbi shpinë, që si Sizif po e ngritkan shqiptarët drejt shpëtimit.

Por, e kuptoj ndryshe: më shumë sesa me fitoren e  Obamës, shqiptarët mrekullohen me mënyrën se si shkoi procesi, sa shpejt mbaroi numërimi, si u shpall pa asnjë hezitim presidenti, dhe si e uroi publikisht kundërshtari. Dhe ëndërrojnë që këto të ndodhin edhe në Shqipëri.

Ne u morëm një vit rresht me presidentin, kush do ishte, pse do ishte, si do ishte ai. Gjithcka tjetër pushoi së ekzistuari për median, për politikën, për publikun shqiptar. Përditë faqet e gazetave e përnatë studiot televizive ishin të mbushur me mendjendriturit që udhëzonin veten e të tjerët se kush do ishte pa pikë dyshimi presidenti, e pse duhet të ishte ai.

Sot, me Obamën merremi të gjithë, kurse me Nishanin tonë, askush. Shyqyr që zyra e tij e shtypit nis ndonjë njoftim kur bëhet ndonjë vizitë në presidencë, e me ketë rast edhe kujtohemi se kreu i shtetit vijon të ekzistojë si funksion. Për të tjerat, as që kemi ndonjë ide se me se merret në përditshmërinë e tij Nishani e c’rol luan sot presidenca.

Po për Obamën ishalla do kemi më shumë informacion, se cilëndo faqe interneti të hapësh, të del patjetër një foto, një qëndrim apo një fjalë e tij.

Po shqiptarët, përse gëzojnë kaq shumë? Politika e jashtme amerikane, vecanërisht ajo ndaj Ballkanit e Shqipërisë, ka qenë e njëtrajtshme, pavarësisht nëse presidenti ka qenë republikan apo demokrat. Nuk besoj se ardhja e Romneyt do ta prishte këtë ekuilibër. Atëherë, pse të gjitha rrjetet sociale e një lumë individësh fokusohen kaq shumë tek rizgjedhja e Obamës, e i gëzohen atij më shumë sesa Michelle vetë? S’bëjnë keq, por nuk arrij dot ta kuptoj ngazëllimin.

Mbase sepse “leksioni i demokracisë”, sic rëndom quhet politikisht cdo zgjedhje presidenciale në SHBA, ngelet për shqiptarët e thjeshtë maja ku po shkojmë si Sizifë, duke mbajtur në shpinë politikanët tanë të plandosur, që na shtyjnë e na rrëzojnë cdo herë që i afrohemi majës sonë, demokracisë që na duket se shohim të mishëruar tek zgjedhjet në Amerikë.

Shumë mirë që fitoi Obama. Lum amerikanët që 24 orë pas zgjedhjeve, nuk do dëgjojnë më të flitet për to.

Lum edhe ne Sizifët, që 24 orë të kalojnë pa folur për zgjedhjet, marrim fund, se nuk jetojmë dot pa to.

Meqë ra fjala, në vitin 1992, universitetet publike kishin 6 mijë kuota për studentë, në 2002-in kishin 12 mijë dhe në 2012-ën ka 27 mijë kuota, dhe procesi akoma nuk ka përfunduar. 27 mijë studentë, nga 32 mijë maturantë. Ata që nuk pranohen në publik, janë të gjithë pjesë e gati 40 universiteteve private. Kartona plot, dije hic. Punë hic e hic.

Po fitoi Obama, fitoi Obama. Me siguri tani do ketë shumë më tepër vende pune dhe prosperitet për të gjithë ne, të ngazëllyerit dhe të varurit prej zgjedhjeve atje, se këtu, i ndriftë shpirti në paqe lirisë së zgjedhjeve.

Entry filed under: Opinion. Tags: .

Femra, specie në zhdukje në Shqipëri Pavarësisht pavarësisë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

November 2012
M T W T F S S
« Oct   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

%d bloggers like this: