Pavarësisht pavarësisë

27/11/2012 at 15:36 1 comment

Pse është e rëndësishme pavarësia e një vendi? Sepse i lejon atij të vetë-qeveriset, qytetarët e tij të votojnë dhe të ecin përpara pa qenë nevoja që faktorë e njerëz të tjerë të jashtëm të vendosin për fatet e vendit.

Bukur. Po festimi i pavarësisë, përse është i rëndësishëm?  Për të kujtuar historinë dhe të vërtetat tona. Kaq. Pa deshë, muzikë rock e luftë për protagonizëm. Atëherë, ne, për se po “festojmë” këtë vit?

Sot është dita e shqiptarëve, jo e partive politike. Kur u ngrit flamuri në Vlorë, partitë nuk ekzistonin, por dëshira që trojet e shqiptarët të ishin bashkë, të pavarur dhe të lirë, ishte më e fortë se kurrë. Cudi është që edhe 100 vjet më pas, akoma nuk jemi të bashkuar, pavarësinë e kemi relative dhe lirinë e kemi të mjegullt. A i marrim vendimet vetë, apo na tregojnë c’duhet të bëjmë? Nëse detyrimi për të përmbushur këtë e atë kusht përpara se të përfitojmë këtë apo atë karamele politike nuk janë pjesë e diktimit për të cilin vlerësohemi, atëherë po, vendimet i marrim vetë. Edhe pasojat, vetë i vuajmë. Një shtet që akoma nuk ka arritur të dalë nga zakoni për t’i sjellë e bindur sipas udhëzimeve (ose për të pretenduar se sillet kështu)!

Pra, po festokemi pavarësinë. Pavarësi me copa carcafësh, ca të kuq e ca të zinj, ca të kapur për mesi e të tjerë anash, varur pemëve apo shtyllave elektrike. Pavarësi rastësore. Sulemi drejt saj si në vrapin brenda një xhungle ku pengohesh sa nga shkurret, aq edhe nga pamundëia për të parë larg e lart, se të pengon lartësia e pemëve. Pavarësi pa kurajo. Pavarësi në dy ditë, në dy qytete, me dy protokolle, me dyqind mendje zyrtare, e me shumë mendje konfuze individuale.

Fiks moment për të kuptuar se nuk festojmë vërtetësinë e fakteve. “Ne dhe ata” është propaganda që shkund carcafët e kuq e të zinj që varen bulevardeve dhe që nxit vajtjen apo mos-vajtjen në Vlorë të shqiptarëve. “Ne dhe ata”. Politika në skenë. Përcarëse më shumë se kurrë. Kurse 100 vjet më parë, shqiptarët pa parti, por nga të gjitha trevat, iu bashkuan Ismailit për të ngritur flamurin. Kurorëzim përpjekjesh apo finalizim nogociatash, nuk duket të kenë asnjë rëndësi. Atëherë sepse në plan të parë ishtë mëvetësia; sot sepse protagonizmin po e rrëmbejnë ata që duan me forcë të rishkruajnë historinë (që mirë do ishte, sipas tyre, të fillojë në vitin 2005).

C’përpjekje u bënë për ta shpallur pavarësinë? Me apo pa legjenda, shqiptarët lanë jetë fushave të betejës për pak mëvetësi në Shqipëri. Sepse për ta, ky vend vlente. E nëse Shqipëria ia ka vlejtur që për të të derdhet gjak në kohë lufte, atëherë duhet të bëjmë të mundur që ky vend t’ia vlejë të jetosh në të edhe në kohë paqeje.  Ama këto ditë, pak gjë duket e paqtë vërdallë.

Harbim i pakuptimtë, analizën për të cilin duhet ta fillojmë tek shërbimi që bën gjithësecili ndaj Shqipërisë; që nga deformimet historike, deri tek ato natyrore, kulturore, gjuhësore e politike.

Atëherë, për cfarë të harbohemi?

100 vjet shtet dhe unë e kam të pamundur të shkoj lirshëm në shtëpi në Vlorë, se dyzimi i festimeve e bën rrugën Vlorë-Tiranë  të ekspozuar ndaj të gjitha të papriturave jo të këndshme. Kaos, plane të ndryshme festimi, përbuzje palësh e përqasjesh.

100 vjet e nuk jemi në vend numëro, por kemi lëvizur 50 vjet anash e 50 vjet mbrapsht në mënyrën se si sillemi me vendin tonë.

Gëzuar festën e pavarësisë!

Entry filed under: Shqiptarizëm. Tags: .

Sizifët shqiptarë, Obama mit. Krishtlindje mirditore

1 Comment Add your own

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
November 2012
M T W T F S S
« Oct   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

%d bloggers like this: