Pse arsimin?

05/09/2013 at 12:12 Leave a comment

“Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është jeta vetë” – Sa herë e kujtoj gjatë ditës këtë shprehje të John Dewey? Mbi të gjitha, në Shtator? E këtë Shtator, më shumë sesa vitin e kaluar apo atë përpara tij. Pse? Ndryshon jo vetëm mënyra e qeverisjes dhe politikat arsimore, por edhe kurbat e tij në grafikën e zhvillimit të vendit.

I fundit që u prek nga periudha tranzitore, arsimi është ai që mbart edhe peshën më të madhe të kthimit të faqes së fundit në kapitullin e të kaluarës në Shqipëri. Akoma nuk kemi arritur aty, e disa faqe i kemi kapërcyer pa i lexuar hic. Por, po arrijmë drejt fundit, në mënyrë anarshike e të dhimbshme, me pasoja që nuk i vuajmë akoma sot, por pasi ta kemi lënë mënjanë kët libër historie që e shkarravitëm si deshëm për 22 vjet.

E majta rikthehet në pushtet pas tetë vjetësh të gjejë të 40-fishuar farën e universiteteve private, që e hodhi me dorën e saj. Gjen të përhapur si grami masivizimin, autore e së cilës është po vetë. Gjen të humbur, si vaji në lakra, cilësinë në arsim, pjellë e politikave të saj evazive për arsimin, që u masterizuan në shfrytëzim gjatë tetë viteve të zhvlerësimit që pësoi arsimi në periudhën e diplomave të fabrikuara në cdo “dy e guzhinë” nëTiranë e më tej.

Frytet e arsimit universitar fantazmë privat e nëpër rrethe që ngjizi qeveria e para MSA-së, do të fillojë t’i vjelë këtë Shtator po ajo vetë. Sindroma e dimplomave dhe masterave nuk preku vetëm administratën e PD-së, por edhe të LSI-së (që vjen e katërfishuar), e edhe aspirantët e PS-së, që nuk e duan kafen dhe pushimin më pak se të ngjashmit e PD-së. Përtacia sëmundje infektuese. Administrata publike, që në shumicën dërrmuese është ‘arsimuar” nga sektori universitar privat, i dyshimtë, i përfolur dhe i akredituar me hope e me falsifikime, e ka përcjellë modelin e sjelljes së saj edhe në ata që janë në listën e pritjes për të zënë të njëjtat vende pune zinxhir-dredhëse, por këtë radhë nën një ngjyrë tjetër politike.

Pse? Në shkollë e në universitet (në shumicën e tyre), mund të mësohet shumëcka në tre muajt apo tre ditët që iu mjaftojnë shumë të diplomuarve të certifikojnë dijet e tyre rrezatuese, por si nuk arrijnë dot të mësojnë as etikën bazë të punës, këtë mister, zor se do e zbulojmë dot sot.

Jo se etika e punës mësohet në shkollë, por ata që i kanë ndjekur studimet universitare për shembull, kanë qenë paraprakisht në punë, dhe janë supozuar të kenë shkuar të masterizohen në Marrdhënie Ndërkombëtare që pasi të mbarojnë së komentuari për Sirinë, të dinë të hartojnë edhe një letër zyre pa gabime ortografike, të rrjedhshme, të qartë, të saktë, të plotë, ndjekëse,përcjellëse, informuese apo analitike qoftë.

Këto, si detyra pak të komplikuara që janë, administrata në ikje thuhet se po i lë si detyrë në ngarkim për atë të renë, që të kenë edhe me ça të merren sapo të shkelin nëpër zyra. Por, se si do të bëhet ky kapërcim palësh, nuk dihet ende, teksa administrata aktuale publike, është e blinduar, bash siç e kërkon ligji, me të gjitha dokumentat e nevojshme universitare, shkencore, kërkimore e marsore në dosjet e tyre profesionale.

E c’mund të bëjë qeveria e re? Disa universitete private mund t’i mbyllë. Të paktën ato që ka hapur vetë. Të tjerat, mund t’i lerë të shuhen, teksa nuk ka më regjistrime, se të gjithë prindërit na u bënëme nga dy fakultete e vetë i kemi nga tre mastera, kështu që nuk do të ketë më kontigjent të madh për regjistrimet. Plus, akreditimet mund të bëhen nga kompani të huaja, nga ato që përdorin ata me të cilët duam të barazojmë votën në BE. Në të njëjtën linjë, mund të shpallë publikisht se cilat diploma njihen e cilat jo, në katrahurën e masterizimit që na kapi pasi lojën e hapi vetë PS.

Kurse për shkollat publike, vështirësia është më e lartë. Kur e pati të vështirë e djathta të merrte vendime radikale për shumë shkolla që janë pothuajse fantazmë dhe vrasëse të cilësisë, si mund të pritet se vendimin për mbylljen e tyre mund ta marrë e majta?

Ka gjimnaze fshatrash që kanë më shumë mësues sesa nxënës, sikundër ka shkolla profesionale që nuk kanë asnjë lidhje me sektorët e ekonomisë në lokalitetet ku operojnë. Por ama, aty ka mësues të punësuar, që me rrogën e tyre mbajnë një apo më shumë familje,e mbyllja e shkollës mund të thotë “mundësi për rritjen e cilësisë në zonën urbane, që të rregullojmë transport e akomodim që nxënësit të shkojnë atje”; por mund të thotë edhe “bombë sociale” për një numër të caktuarmësuesish e familjesh që e kanë jetën dhe të ardhurat familjare të lidhura me këto shkolla fantazmë.

Kë të zgjedhim? Cilësinë apo keqardhjen? Zgjatjen e vdekjes së këtyre shkollave, apo ndonjë zgjidhje alternativë? Mund të jetë më e kushtueshme, me qendra kompetencash apo shkolla me turne, akomodim dhe bursa, por cilësisë, i bën nder të madh. E c’na duhet ajo? Epo, që administrata të dijë që të paktën, të shkruajë saktë shqip.

Më tej, të mësohet me ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e punës (që po, përftohet gjatë arsimimit). E më shumë akoma, të strukturohemi pak në logjikë, komunikim e ndërveprim, se edhe këto, njëlloj si diplomat, po na rezultojnë falso, të përftuara s’dimë se ku e të marra shpejt e shpejt brenda ditës.

Lajmi i mirë është se c’mësohemi shpejt dhe e përftojmë po aq shpejt sjelljen e re. Administrata dhe shoqëria aktuale e fitoi identitetin e tanishëm fals në bumin e piramidave të fundit në vend, atyre arsimore. C’mësimi dhe përftimi i sjelljes së re mund të ndodhë sërish vetëm aty.

Këtë radhë me standarte, kontroll cilësie, akreditim, përqëndrim, më shumëinvestim, mbështetje publike dhe po, me sytë të kthyer seriozisht nga arsimi,që nga tekstet, ndërtesat, kurrikulat, trajnimi i mësuesve e trasnformimi i përqasjes nga të mësuarit, tek të nxënët, e deri tek vendosja e kufirit të qartë të aftësisë e meritës për të marrë diplomën, ose ndryshe, të drejtën që dikush, me të, të pretendojë të na shërbejë publikisht.

Reformat në arsim rrënjët kanë të hidhura, kurse frytet, gjithmonë të ëmbla, edhe pse piqen me pak vonesë.

Ndaj, tani është koha për të mbjellë frytin që duam të shijojmë 8 apo 10 vite më pas.

Suksese!

Entry filed under: Arsim. Tags: .

Media dhe çështjet sociale: një hap më tej Parlamenti që meritojmë (?)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

September 2013
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

%d bloggers like this: