S’ka status. Dukuni prapë!

20/12/2013 at 12:24 Leave a comment

A s’kanë folur me gjuhën tonë? Dhe e paskan mësuar shumë mirë. Në cdo zyrë e institucion shqiptar të shkosh, qoftë edhe për një vërtetim, me këtë arrogancë të presin: “Jo sot. Duku një herë nesër. Ose nga java”.

Mund të jenë të zënë, por në shumicën e rasteve, thjesht nuk kanë qejf të merren me atë që ju zë derën. Edhe me rastin BE-Shqipëri, situata nuk duket shumë ndryshe. Jo se Shqipëria i ka plotësuar vërtet kushtet, po nevojë për pak motivim, edhe vendi, edhe qytetarët e kanë (politikanët jo, se janë të velur nga vetë-motivimet).

Ca ndodhi me promozimin e Komisionit Europian? Pse doli sërish Holanda “delja e zezë” e BE-së për zgjerimin dhe pse e kanë inat politikën shqiptare?

Përgjigja e së mërkurës shkruante: “Këshilli do të shqyrtojë, mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”.

Përkthejme: Komisoni Europian duhet të bëjë një raport të dytë (si ai i progresit, që në përgjithësi, dorëzohet në Nëntor). Këtë radhë, në mes të vitit. Nënkuptojmë: Raporti do flasë për veprime konkrete që i kërkohen qeverisë shqiptare për zbatim, konkretizim në luftën kundër korrupsionit. Hetime dhe ndjekje ligjore për krimin e organizuar. E dyta reforma juridike. E treta legjislacioni i miratuar kohët e fundit.

Në disa opinione qytetarësh që jepinin kanalet televizive dje, populli i intrepretonte thjesht këto fjali të Këshillit: “Epo BE po kërkoka që të fusim në burg politikanët. Se ata e kanë bërë korrupsionin. Nuk e paskan inatin me ne të shkretët, që po e presim këtë status sikur do shpallin pavarësinë. Politikanët e kanë bërë korrupsionin e madh? Ata ta marrin edhe ndëshikimin më të madh”

Populli është interesant. E shpjegon më qartë se media e më qartë se të gjithë analistët politikë tek të cilët mban sytë për të kristalizuar mendimet. Evropa dashka kurban. Term që qeveria e sotme e njeh para se të hipte në këtë karrige. Ka eksperiencë në të e mbase gjashtë muaj janë vërtet të mjaftueshëm për kurbanët e kërkuar, qofshin koka turku, qofshin herezi edhe më të pamendueshme se ato që vinin jetë më parë nga Olimpi, ku më shumë koka ruhej nga yti, sesa nga kundërshtari.

Nuk e ka fajin Holanda që ne nuk dimë as të performojmë, as të përpiqemi, as të delegojmë, as të kuptojmë, e madje, as ta marrim mundimin të mendojmë nja dy a tre sekonda se c’kërkohet vërtet prej nesh e si mund të arrijmë aty. Në cilin prej 11 vendeve që i janë bashkuar BE-së që nga 2004-a e sheh kryeministrin 24 orë në TV, konkuruar në dalje vetëm nga vetë ministrat e tij apo vullnetarët që i mbajnë cadrën për diell a për hije cdo moment? E c’ka për të thënë një kryeministër non-stop? Po punën, kur e bën ky? Dhe pse kaq devotshëm në gjurmët e të mëparshmit për kult e populizëm, pa pasur akoma asnjë sukses nga ato që presin edhe në Shqipëri, edhe në Holandë?

Edhe heqja/vendosja e administratës është pikë uji e ngjashme me metodën e Berishës. Shkarko në masë, emëro po në masë. Hiq një shpurë të paaftësh, zëvendësoji me një armatë tjetër po kaq dembele. Po. Kjo është kultura që ka rrënjosur në mendjet e shqiptarëve ky lloj i cuditshëm punësimi: përkohshmërinë dhe dembelizmin. Pak kush përkushtohet, perfeksionohet apo shkëlqen në vendin e punës në administratë. Shumica ankohet për paraardhësit dhe fillimisht shijon, pastaj pret urdhëra e në fund dorëzon sic e gjeti vendin e punës, duke e mbushur me vrima enën e shpuar qeverisëse që s’mban pikë uji.

Administrata nuk ka fare lidhje me refuzimin e statusit (në dukje) dhe holandezët as që e kanë idenë c’bëhet në zyrat tona. Po ne, c’dimë ne për Holandën? Sapo doli lajmi se parlamenti i saj kishte votuar kundër dhe se qeveria kishte rënë dakord që vendi të përdorte veton për mos-dhënien e statusit Shqipërisë, vërshuan nëpër media, emisione e rrjete sociale sharjet dhe emërtimet për vendin e tulipanëve: dritat e kuqe, homoseksualët, kokëzbathurit, njerëz pa gjak, dështakë. Kush e di sa shumë do kenë rënë në depresion holandezët po i kanë dëgjuar këto shfryrje emocionale! Madje, disa syresh, komentues të papunë shqiptarë ku e ku më të zgjuar se holandezët e politikës, kishin shkuar ca hapa më tej, e bashkë me njerëzit, shanin edhe vendin, si më të shpifurin në Europë, meqënse në klubet e tij të natës, për shembull në Amsterdam, të zhvaskan kuletën. Aq shtrenjtë e mbakan veten “maskarenjtë holandezë që s’na dhanë statusin”. Pastaj të mërkurën, Holanda doli se s’na qenkej vetëm. Një pesëshe e lezetshme shumë u bashkua në Strasburg të na komunikonte lajmin e shumëpritur: Gjermania, Franca, Anglia dhe Belgjika u rreshtuan krah saj dhe na thanë: “Vërtet e keni ju? C’do të thotë “ndëshkim” në gjuhën tuan juridike? Ju funksionojnë gjykatat? Po burgjet? Po institucionet? A kanë besim njerëzit tuaj tek ju? Na e tregoni. Keni 6 muaj kohë. Të shohim sa dhe kë do ndiqni penalisht. Kush do përfundojë në burg nga të mëdhenjtë dhe si do përkthehet kjo në sjelljen e më të vegjëlve. Pastaj flasim prapë, se këtu jemi.”

Kështu e interpreton populli që nuk fle në Strasburg, Bruksel, kryeministri apo në shtëpinë e ushtrisë. S’ka status. Dhe Holanda i ka zgjidhur punët e veta. Me tonat, duhet të merremi ne.

Të zgjuar, të përkushtuar, punëtorë, me dy gramë parime në punë e në sjellje, me ndonjë standard të vockël që nga individuali e deri tek masivi, politiku apo qytetari, nuk do na bëjë Holanda, as sot, as mot. As kurrë.

Holanda as që hezitoi të thotë c’mendon. Po ne, c’mendojmë për veten dhe për atë që së pari vetëm presim të bëjmë?

As në Qershor nuk do ketë status: nëse burgjet do vazhdojnë të peshojnë lehtë dhe sjellja e qeverisë së re, do jetë motra siameze e asaj që lavdi Zotit, e lamë pas, atëherë këtu do jemi edhe në Qershor, edhe Qershorin pas tij.

Ndaj, me krahë të lehta deri furnizimin tjetër me tesera kandidatësh.

Entry filed under: BE, Koment, Politikë. Tags: .

Na flet Kosova. Po japin lajmin Punësim po, por a jemi gati?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

December 2013
M T W T F S S
« Nov   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

%d bloggers like this: