Këtë Ballkan, nuk e njohim

16/09/2015 at 17:56 Leave a comment

NBalkanjë sallë mbushur me të rinj që duan t’i hyjnë botës së sipërmarrjes. Janë ergjikë, kanë në kokë një mijë e një ide. Duan t’i zhvillojnë, t’i financojnë. T’i kthejnë në biznes dhe të jenë ata autorët. Pra, po e fusin vetë veten në tregun e ashpër vendas, rajonal apo edhe më tej. Po bëjnë një seminar me pagesë nga xhepi personal, sepse ju intereson të shohin edhe të tjerë me vështirësitë, por edhe me këmbënguljen e tyre. Por duan gjithshtu edhe të zgjerojnë rrjetin e njohjeve, e mundësisht, të depërtojnë tek klientela. Rrugë e gjatë derisa sa ideja e tyre e bizensit të shndërrohet në para.

Për ta lehtësuar këtë rrugë, kanë paguar një zotëri të shkathët amerikan, që flet e flet përpara grupit. E kur salla duket se bie në gjumë nga fjalitë e gjata, amerikani sygjeron: “E shoh se nuk po jua shes dot si të lehtë suksesin në sipërmarrje. Mbase ngaqë vijmë nga kontekste të ndryshme ekonomike. Ndaj, më lejoni të ftoj në një prezantim përmes skype-it një vajzë te re keshtu si puna juaj, që e ka shndërruar idenë në para. Eshtë nga rajoni juaj. Ja ta thërrasim”. Skype hapet, prezantimi bëhet dhe salla bie në qetësi. Grupi i zhurmshëm dhe hiperaktiv që gjeta në sallë kur hyra, u bë i heshtur. Një heshtje që nuk e njoh….Grupi është me të rinj të sapodiplomuar në Beograd. Vajza e ftuar në skypë është nga Shqipëria.

Ekrani rri varur në fillim të sallës. Gjithë të rinjtë në heshjte në mes. Unë ulur në fund të hapësirës, vëzhguese e një situate që nuk ka politikan, lajm, projekt apo  njeri ta shpjegojë. Askush në sallë nuk e di nga jam, ndaj më kanë pritur shkëlqyer dhe më kanë trajtuar me shumë dashamirësi. Dëgjoj vajzën që flet në skype, me duart në fytyrë, dhe uroj që të mos e përmendë fjalinë e zakonshme: “Këtu në Shqipëri…”. Sa herë kam frikë unë, aq herë e përmend ajo. Po jep eksperiencën e një modeli të suksesshëm dhe kjo është e mjatueshme që të flasë vetëm për aspektin që i kerkohet. Por akoma nuk e kemi arritur pjekurinë që të flasim për idenë dhe rregullat, jo vetësinë gjeografike. Megjithatë, flet anglishte të rrjedhshme dhe biznesi i saj në arkitekturë është qartësisht i sukeshëm. Vetëm se të rinjtë serbë nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë këtë.

Përse? Vitet e gjata të propagandës dhe ashpërsia në shpërndarjen e saj, e kanë helmuar atmosferën. Në sytë e këtyre të rinjve, vajza në ekran duhet të ishte dicka, gjithcka, por sukses për t’u prezantuar si model në ekranin gjigand të një salle në mes të Beogradit, akoma jo.

Ka edhe kaos në shprehitë dhe sytë e të praishmëve. Kur ndërmjetësi amerikan pyet nëse ka pyetje nga salla, askush nuk flet. Dhe nuk kanë faj. Deri tani, serbët dhe shqiptarët kanë shkëmbyer vetëm zjarr, akuza e provokime, sic i vetë-quajmë. Edhe politikanët bëjnë të njëjtën gjë. Edhe futbolli prapë u dominua nga një frymë e cuditshme që mban ndezur nacionalizmin artificial, dhe ushqen më shumë konfuzitetin e njerëzve të thjeshtë në të dyja anët.

Shoh sërish një nga një të rinjtë e pranishëm në sallë. Sikur vajza që fliste të ishte vendase, do e kishin dëgjuar më me interes. Por ka shumë yndyrë të panevojshme negativizmi në  gatimin e tyre. Kodimi është që shqiptarët të shihen në një pozitë të caktuar, që për t’u zgjidhur kërkon luftë, biseda të stërgjata me të huaj në mes, dron apo qëndrim sa më larg të jetë e mundur nga njëri-tjetri. E vërteta e viteve të sotëm të globalizimit marramendës, është ndryshe. Në vend të nacionalizmit, ajo që zien dhe triumfon është ideja, shkathtësia për ta zhvilluar, shitur, kthyer atë në para e në dominancë tregu, mundësisht jashtë rajonit e jashtë kontinentit. Ky është emëruesi i përbashkët.

Situata kalon shpejt, teksa biseda profesionale për zhvillimin e mëtejshëm të idesë së biznesit për gjithësecilin, bëhet intensive. Ama shija që më ngeli në sallë, është e cuditshme. Gjithë lufta dhe propaganda mediatike e politike kanë një ndikim të vetëm: vrasës. Në këtë rast, kanë vrarë besimin mes të rinjve. Ose aftësinë e tyre ta shohin njëri-tjetrin pa syzet e propagandës. Gjithësecili e ka mendimin për palën tjetër të fryrë dhe formuar jo nga e kaluara, por nga interesat e sotme për të mbajtur vëmendjen jashtë problemeve të vërteta që shqetësojnë këta të rinj, p.sh. papunësia dhe pamundësia për të carë tregun e ideve, që është edhe arsyeja pse janë mbledhur sot.

Situata shkrihet, sic edhe pritej. Pak, por pyetje u bënë. Rreth marketingut, investimit, kontakteve, lidhjeve me tregun, promovimit të idesë. Kur thirrja në skype u mbyll, prita t’i thoshin moderatorit amerikan: Përse zgjodhe shembull nga Shqipëria? Në fakt, e pyetën: Cfarë ndihme i dhe në hartimin e planit të biznesit? Kush e financoi? Sa? Si e ktheu mbijetesën në përfitim?

Qartazi, duan punën, të ardhurat. Të ardhmen.

Në largim, mbyll derën pas vetes duke marrë me vete energjinë e një brezi që në Ballkan  rritet duke menduar për veten, për t’ia dalë mbanë, sepse janë lënë në harresë nga kushdo që në kurriz të tyre, thur plane artificiale nacionalizmi.

Entry filed under: Vezhgim. Tags: .

Nga eksodi në ortek A i njeh këta çuna?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

September 2015
M T W T F S S
« Apr   Oct »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  

%d bloggers like this: