A i njeh këta çuna?

11/10/2015 at 12:10 Leave a comment

12Kush janë cunat në këtë foto? Ju lutem vini emrat nga 1 – 12. E bëra këtë pyetje me një foto shoqëruese vetëm 24 orë pasi përfundoi ndeshja e Elbasanit dhe sërish pak para se të fillonte ndeshja me Armeninë. Rezultati është i shkëlqyer: Shqiptarët, patriotët, flamur-mbajtësit dhe foto-bukurit nuk njohin asnjë lojtar të kombëtares së futbollit.

Ah, njohin Lorik Canën dhe mund të identifikojën edhe De Biasin, por për 21 të tjerët që ishin në Elbasan Arena mbrëmjen e së enjtes? Zero njohuri. Kampionimi që më con tek ky përfundim përbëhet prej mbi dy mijë personash që në facebook u përballën me një foto kolazh të 12 lojtarëve, të gjithë të pranishëm në ndeshjen me Serbinë.

Mes atyre që panë foton në “newsfeed” ka edhe dhjetëra gazetarë, sporti ose “elite” që sheh sport tek tribuna VIP, por mbi të gjitha, ka qindra e qindra nga ata që postuan për ditë të tëra foto me flamur e me ballistë, me dron, me Shqipëri të madhe e të vogël, me sharje për serbët e me thirrje për tanët: “Forza çuna, na nderoni”.

Çunat! Të përkushtuar, profesionstë, luftarakë kur ua lejojnë kushtet, të këndshëm në disa ndeshje, kur janë me humor të mirë. Dhe pa asnjë dyshim, puntorë më shumë sesa çdo shqiptar që postoi në emër të tyre. Po cilët janë pra emrat e tyre? Kush janë këta çuna prej të cilëve prisnim edhe kualifikim për në Francë, edhe hakmarrje për Kosovën, për Preshevën, mundësisht edhe për Gjergj Kastritotin, Isa Boletinin e c’të na vinte në mend ato caste?

12 foto të lojtarëve vendosa në foton kolazh, askush as që e vuri re kush ishin këta çuna. Gishti ka kaluar me shpejtësi nëpër ekranë celularësh që kanë parë foton me ndonjë mendim nano-sekondi: “C’i paska gjithë këta miq që nuk u di as emrat”?

Dhe u kisha vënë lojtarëve tanë të së enjtes nga një numër. Jo numrin që mbajnë në fanelë, se mund të ishte më I lehtë. Vura numër të rastësishëm, dhe fotot janë të lojtarëve të kombëtares sonë të dashur të futbollit, por marrë nga jeta e tyre e përditshme, jo nga fusha.

Sepse ne njohim bluzën, por jo njeriun që e vesh atë, lojtarin nga i cili presim e pretendojmë gjithcka, profesonistin që e vendosim nën presion, ose që nuk e përfillim fare, se mes gjithë histerizmit patriotik, harrojmë se loja nuk bëhet me kapele e me flamuj, por me këmbë, kokë e fizik lojtarësh profesionistë.

Hic. Asnjë sinjal. Nëse në facebook postohen foto të personazheve të Big Brother, u ndanë, u puthën, u lanë,  u pajtuan, blenë patate e domate, reagimet në media dhe në rrjetet sociale janë stratosferike në numër. Poston një kolazh me futbollistë të kombëtares në emër të së cilës qenkemi gati t’i vëmë flakën vetes si komb, ZERO reagim.

Vetëm 24 orë pas furrnaltës serbe, shqiptarët nuk identifikojnë, nuk njohin, nuk e kanë idenë, nuk shquajnë dot në fotoTaulant Xhakën, Hamdi Salihin, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin apo Mergim Mavrajn.

Dy-tre sy të mprehtë janë shokues. Tmerrësisht pak. Nuk e di nëse tifozët tanë të zjarrtë njohin të paktën emrat, se lidhjen me figurën, as që e bëjnë dot. Më vjen shumë keq për çunat, për mos-kreditimin e ekzistencës së tyre me gjendjen ekzaltuese ku e fusim veten si turmë tifozësh gjoja të zjarrtë. Të gjithë të përfshirë nga ekstaza e fotove me flamur e statuseve me patritotizëm.

Dashuri e shtirë, teksa nuk njeh as atë që do. Hipokrizi dhe nivel alarmues mashtrimi, mbi të gjitha ndaj vetvetes. C’lloj mbështetje është kjo, kur jo një e dy, por 12 lojatarë për të cilët paske brohoritur një natë më parë, as nuk i njeh, e madje, mund edhe t’i shtypësh po të dolën përballë?

Po nëse je edhe vetëm një gram tifoz i kombëtares, si të mos e kesh të fiksuar fytyrën ngjyrë-hapur të Bekim Balajt, pas golit të mrekullueshëm në Portugali e pas fotove të shumta teksa goditej me karrige kokës në Beograd? E nëse je dy gramë tifoz kuq e zi, si të mos e njohësh Cikalleshin, që në ditët e tij të mira vallëzon me topin dhe kamera e afron ta shohim e ta fiksojmë nga afër lojtarin tonë?

Njëlloj edhe me të tjerët. Të mos jesh në gjendje në një foto kolazh lojtarësh të identifikosh Ertrit Berishën? Po cfarë shihni në një ndeshje, në mos arrini të fiksoni milimietrimet që portieri kuq e zi bën përpara çdo goditje dënimi?

Sigurisht që nuk e vura Lorik Canën në kolazh. Të gjithë do e njihnin, jo pse është kapiteni apo se është më i miri, por sepse ka dalë më shumë në media të bardha, të zeza (në Beograd) e rozë në Shqipëri e Itali, për jetën e tij personale më shumë sesa profesionale. E pra, për cilën kombëtare bëni tifo?

Për të testuar edhe një herë ujërat, se mos isha gabim e mos kush e di, lexuesit e vëzhguesit e flaktë kuq e zi ishin akoma të shokuar nga humbja, mendova të bëj testin numër dy: foto të disa prej futbollistëve më të mirë të kombëtares në vite. Reagimi?! ZERO.

Ultrasit kuq e zinj nuk idenfitifikojnë dot as Sokol Kushtën, Altin Lalën e Edvin Muratin, e jo më Klodian Duron psh, që modest sic shfaqet edhe në foto, renditet në fakt në vendin e tretë në historinë e kombëtares shqiptare për numrin e ndeshjeve të luajtura në të. Askush nuk e identifikoi. Nuk e di sa nga patritotët e mëdhenj të ndeshjeve me flamuj e njohin, por në foto, asnjë reagim.

Madje, emri nuk iu vu dot as Foto Strakoshës e Indrit Fortuzit, megjithëse janë shumë të freskët në historikun kuq e zi, e me karrierë edhe jashtë futbollit. Se për Hysen Zmijanin psh, nuk prisja surpriza.

E pra, një eksperiment i thjeshtë, të sëmbon në zemër. Për cilën kombëtare bëhemi histerikë, kur nuk marrim mundimin as t’i njohim “heronjtë” tanë?

Personalisht, respekt për të gjithë lojtarët. Me apo pa dëshirën e tyre, në 90 minuta apo më shumë, ata futbollin e kanë punë, dhe në punën e tyre, lodhen e shkëlqejnë më shumë se cilido shqiptar që në emër të tyre, për pak sa nuk bën namin sa herë ka ndeshje, pa a ditur se cilët janë ata njerëz që vrapojnë në fushë nën bluzën kuq e zi.

Po ti, a i emëron dot lojtarët në foto, nga 1 në 12?

Entry filed under: Uncategorized. Tags: .

Këtë Ballkan, nuk e njohim Të të mësojnë nxënësit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

October 2015
M T W T F S S
« Sep   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

%d bloggers like this: