Opiumi i javës nga media dhe politika

11/09/2016 at 21:46 Leave a comment

Politika dhe media për popullin dhe disa vëzhgime të tjera

Politikë 

  • Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka postuar këtë javë 337 fotografi në Facebook. Në të gjitha djersin e është në ballë të punëve. E fotot nuk gënjejnë. Në të gjitha kryeqyeti ynë ia kalon Central Parkut, e shërbimet i ka ku e ku më mirë sesa nordiket. Kurse pa pikë përgjegjshmërie, qytetarët postojnë foto e mallkime për trafik e ndërtime të pamenduara, që betonizojne edhe më tej Tiranën. Kujt t’i besojmë? Do i kisha shkruar ndonjë letër Bashkisë, po janë gjithmonë të zënë më punë. Nuk është shaka të dalësh përditë në foto të bukura e marramendëse aktive, qoftë edhe kur punojnë të tjerët e ti vetëm sa i pengon për pozat.
  • Kryetari i Bashkisë na thotë se është konsultuar 24 herë në 11 njësi në Tiranë, që ta pyesë hapur popullin, gju më gju, se si e duan ata sheshin. Dhe të 24-ta herët ka marrë përgjigje unanime: të gjithë e duan sheshin fiks sic e do ai dhe nxitësit, mbështetësit e miliona-fituesit e tenderit. Sa me fat ca njerëz. Pse s’kam takuar kurrë në lagjen time një nga këta që edhe merr vesh nga urbanzimi, edhe merr pjesë në këto takimet me kryebashkiakun, e bisedojnë sic e do puna, gjerë e gjatë e me laps e letër në dorë? Dhe Bashkia pak përtace është, që nuk na i hedh në faqe proces-verbalet e këtyre përqaqësuesve të mi në lagje për shembull. Që ta di kush flet në emrin tim. Dhe ca mendimi specifik ka ky filani për sheshin. (Pika Zot).
  • Një mësues anglishteje që ishte ministër iku, një u transferua, një tjetër po na qan me lot e me qurra ekonominë. Nuk kemi ku të cojmë invesitorët e huaj dhe bumin e të ardhurave. Të papërgatitur për këtë hov. Mësuesi i anglishtes që drejton ekonominë doli i fortë. Edhe ai i transporteve po bëri namin, me gropa, me koncesione e me viktima plot. E këshillueshme për tëgjithë: nëse doni karrierë, synoni të bëheni mësues anglishteje. Mundësisht mbaroni anglisht në Elbasan a në Gjirokastër. Shanset që të bëheni dikush në jetë janë të paimagjinueshme. Provat flasin vetë.
  • Ministrja e Turizimit tha se këtë vit në Shqipëri është bërë nami në turizëm. Ka pasur 34% rritje të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë. Kam ngatërruat vitin. Jetoj prapë në 2012. Ashtu edhe ministri i atëhershëm. 34%. Prej 10 vjetësh kjo shifër. Sa mirë që këta Ministra jetojnë në këtë vend kaq me fat e të vizituar. Këta turistë me siguri shkojnë te shtëpitë e ministrave, që ne nuk i shohim e që biznesi nuk i djen.
  • Qëndrojmë te Ministria e Turizmit: qeveria përmes saj jep ca miliona lekë për 5 projekte që do zbatohen nga ca organizata e individë që krejt rastësisht, janë shumë ngjitur qeverisë. Këto organizata do bëkan promovim turizmi e trajnim stafi për hotele e restorante. Si detyra, për këto paguhen e mbahen me buxhet shteti edhe nja ca shkolla profesionale, po edhe Qendrat publike të Formimit Profesional. Pse u dashkan dhënë 100 milionë lekë për një organizatë private, kur trajnimet mund t’i ofrojnë qendrat publike? “Ekspertët” le t’i marrin nga privati, meqë janë kaq të avancuar (!!!). Por nga këto 100 milionë, kush e di sa janë kosto operacionale, pra fitim net për organizatat. Dhe para që mund të shkonin për publiken. Lajmin e lexova me gjithë pyetjet e gazetarëve. Si nuk është ndonjëri kurioz të kërkojë buxhetin e detjuar të secilit projekt? Aty flen gjithmonë lepuri. Shih përqindjet kosto operacionale, eksperizën e dietat, aktivitete, peshën e të triave, dhe e e gjetur lajmin. Jo po VIP-at e gazetarisë pra dhe mediat e mëdha. Mish për top, njëlloj si politika.
  • Një politikan shkruante “M’u besua detyra….”Pfffff. Kush të besoi? Të dhuruan një pozicion, që të fitosh ndonjë gjë. Nuk ka as besim, as detyrë në këtë mes. Ndarje pazaresh, ndaj na i kurseni demagogjitë.
  • Tahiri bën xhiro disa-milionëshe me helikopter e me fuoristrada, vetëm dhe me shokë e shoqe që i bëjnë propagandë. Po i bëkan namin hashashit duke e shkulur? Pse e keni lënë të ngulet? Iu ngultë në fyt klithma e atyre që i keni lënë të marrin borxh aq sa u vlen edhe lëkura, se nuk u ka ngelur më gjë për trupi, edhe nuk dinë ku të mbyten. C’lojë c’njerëzore është kjo ku i fusni më të varfërit e më të prapambeturit maleve të Shqipërisë? Edhe fryheni si gjela majë plehut. Në jeni të zotë, pengoni të mos mbillet fare, e jo vetë e nxisni anti-ligjin, e vetë e varrosni edhe bindjen për ta respektuar atë.
  • U bënë ndryshime në qeveri. Do bëhen ndryshime të tjera në qeveri. Ia hodhëm qejfit. Emra që vijnë, e emra që ikin. Ça bëjnë, nuk e merr vesh njeri. Ça nuk bëjnë, s’e dinë as ata vetë. Bingo e madhe të hysh në politikë. S’të kërkon askush llogari për asgjë. Ama gjithë ditën flasin për ty, e flet ti për veten. Populli? Hë se bari i mirë është.
  • Zgjedhje në Dibër. Ministrat vajtën me eskorta. Dhe me tangërrlik të madh. Fiks sic ndodh që nga 1998 e këtej, që ministrat edhe bëjnë sikur iu intereson të shkojnë te populli. Populli mërzitet shumë pse ministri ka arrogancë dhe eskortë. Po e kanë trashëgimi. Në kohën e Berishës, edhe eskorta donte eskortë, se e quante veten të rëndësishme. Tani në kohën e Ramës, eskorta do eskortë dhe fotograf profesionsit, se do nxjerrim fotot në facebook, pastaj do merremi me ndonjë nder të vogël.
  • Për zgjedhjet në Dibër, një deputet demokrat postoi foton e një qendre shëndëtësore në Dibër, mbuluar nga ferrat, për të treguar se PS nuk ka bërë asgjë për Dibrën. Pyeta një ferrtar. Më tha që ferrat ishin aq të mëdha e të trasha sa nuk ka shans të jenë më të vogla se 10 vjecare. Heu. Po PD që e ka pasur 100 vjet Dibrën, pse nuk i ka prerë? Aha, ndaj e do Dibrën, të rregullojë gabimin e t’i presë ferrat që i zunë sytë e thotë që janë faji i PS-së.
  • Dhe së fundmi, LRI ka marrë një cmim si organizata më e mirë politike e të rinjve në Europë e në glob e në univers. Edhe përtej universit janë gjasat. Burimet thonë se kjo vjen me punë, me përpjekje, me arritje. Punët e mëdha që ka bërë LRI madje nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Mendoj ta shkarkojmë Merkelin dhe gjithe Komisionin Europian, e të ndricohet Europa dhe bota mbarë me energjinë e LRI-së, që ju nuk e ndjeni, por e keni gjithmonë aty, pranë jush. (Gjasat janë që gjithe LRI-stët të bëhen ministra e specialistë arsimi, se edhe këta e shkruajnë shqipen si shkollë natë, një “ë” po, një “ë” jo. Çdo dy fjalë, tre gabime gramatikore në shqip)
  • Se c’ranë disa shkëndija elektrike në presidencë këtë javë. Fiks te zyra e Nishanit. Madje, madje, drejt e te karrikia e tij. Nuk e di si bien shkëndijat në karrige, ama “zjarrfikëset” shkuan e njërëzit u futën në presidence me qetësinë më të plotë. As filmat e Bollyëoodit nuk janë kaq bajatë. Kanë pak më shumë fantazi. Dhe gënjejnë më bukur. Po si nuk u bë kurioz ndonjë koleg gazetar ta gërmonte ca këtë shkëndijën dhe kush ishin zjarrfikësit që u futën serbes-serbes në presidencë?

Lajme të tjera nga vendi 

  1. Skema e re e fituesve për në universitete favorizon privatët. PO. Me zë dhe me figurë. Madje shtyn ata më të mirët të përfundojnë në privat. S’ka lekë? Kush po pyet? Ca do i gjejë nëna parti, e do ia iapë privatit, njëlloj sic i ka dhënë shërbimin e dializë dhe promovimin e turizmit.
  1. Kjo skema e ngatërruar e shpalljes së fituesve vuri në punë edhe gazetarët. Duan të mësojnë. Të kuptojnë, të dinë. Vonë është, por sido që të jetë, përpiqen. Aha. Nuk kanë se si. As ku. Nuk e di as ministria vetë. Nuk ka profesionistë që të jenë në gjendje teknikishit ose politikisht t’a shpjegojnë. Informacion në faqen e MAS ka vetëm nga tipi i dokumentave me stil të vitit 1800, kur shqipen e shkruante akoma sekush sipas dëshirës, alfabetit e njohurive që kishte vetë.
  1. Të del ministrja në ekran e në Facebook e ne Twitter, e ta plas ballit të vërtetën, me një dokument që sqaron pse nxënësit me mesatare të lartë nuk kanë fituar. Aq e qartë ishte letra, sa në 65 fjalë që kishte faqja, 40 ishin të shkruara gabim.Ministrja e shqipes dhe specialistët e saj, na kënaqën me shkresa diletante e fyese për gramatikën e shqipes.
  1. Reforma në drejtësi. Mezi po pres të dalë ndonjë gazetar të thojë ndonjë gjë të madhe. Dhe të thjeshtë. S’ia mban kujt të lexojë.
  1. Radhë në një spital privat. Dhe sjellje harbute si në publik “Kështu e doni ju, se vetëm më dhunë jeni mësuar. Aty rri! E pagove faturën? Pa paguar faturën nuk të fus për vizitë. Jo atë të mëngjesit moj. Shko paguaj këtë tjetrën. Pse me një pagesë do rrish sot zotrote?”. Jemi mirë. Jemi mirë shumë. Dhe të sigurt e të mbrojtur nga gjithcka.
  1. “Ju lutem rinovoni siguracionin vjetor” – thoshte reklama e një kompanie sigurimeshprivate. Nga këto që i jep qindra mijëra lekë, edhe të thotë “Jo analiza. Jo jo. As mjekime. Në asnjë mënyë. Vdis ti vdis, se me helikopter të sjellim ne kudo që të thyesh qafën”.
  1. Të persektuarit, të humburit, të lënët në harresë. Vijojnë përpjekjet. Dhe m’u kujtua eksperienca me fëmijë të shkollave 8-vjecare para disa vitesh, për të mësuar si e kuptojnë ata komunizmin dhe në c’mënyrë informohen për të. Libri “Kujto të kaluarën ta parandalojmë në të ardhmen” ngelet një nga botimet që kam përgatitur me më shumë interes, 10 vite më parë. Ndërkohë injorimi I të kaluarës, vijon.

Kosova

  1. Gjykata speciale e Kosovës me seli në Hagë. Lajm i zi si ata që e kanë hartuar. Lumë parash derdhur në emër të Kosovës, për të dënuar viktimat. Tipike e arrogancës së shteteve të mëdha. Dhe e të pangopurve në kurriz të vulnerabilitetit të vendeve të vogla.
  1. Bënte sondazh një media para ndeshjeve: Shqipëri apo Kosovë, me cilën kombëtare je? Fiks popull edhe media. Dele që ha bar, se po të hante gërma, do ishte homo sapiens, edhe do e dinte se kombi një është. Përfaqësueset e futbollit tani janë dy.
  1. Fajon na tha se liberalizimi i vizave tashmë varet nga Kosova. U varshin për tëmthash të gjithëve, që ngelët duke izoluar më të dobëtit, më të përpjekurit, më të dëmtuarit. Vizat janë burgu që i lejon “aristrokratët” europianë të shijojnë pak lojën me skllavin dhe të përulurin modern. Që nuk jeton vetëm në Kosovë. Por edhe në Shqipëri e në rajon.

Media

  • Filluan emisionet “invesitgative”, ku në 30 minuta program shohim 10 minuta gra që kërcejnë, 15 minuta llogje që moderatorët e quajne humor, 14 minuta reklama, dhe 1 minutë filmim të ndonjë ngjarje që nëse e jep Topi, nuk ka lidhje me qeverinë. Nëse e jep Klani, ka lidhje vetëm me ata që kemi inat në qeveri dhe aferat e tyre.
  •  Kemi edhe prirjen më të re të moderimit banal, me humor rruge e me metoda primitive për të tërhequr shikues. A thua se shikuesit atë mezi presin të shohin, buzë meshkujsh e trashësi mendore femrash. Ama po të lexosh intervistat e të gjithë moderatorëve, ata janënmë të zotët se cdo italian që ka drejtuar Striscian, edhe pse te Striscia nuk ka kurrë humor të tipit “Hë, u ngrit apo nuk u ngrit? Po pensioni pra”. Dhe hapu rrugën, se janë VIP-at e rinj të papërmbajtshëm me këtë humor të hollë sa nuk ka lupë që e zmadhon.
  • Dielli duket që në mëngjes, e këto emisione as humor nuk janë në gjendje të  prodhojnë dot, e jo më investigim, që do kohë, intuitë, burime e këllqe. Që nuk duken në horizont.
  • Emisione e moderime. Kush ikën e kush vjen. Kush ia le vendin kujt e ku do e shohim këtë e atë fytyrë. Ziejnë gazetat. Mezi pret dynjaja. Se nga këto lëvizje e nga super-cilësia e emisioneve varet jeta e tyre. Njohuria dhe kultura që merren aty janë të pamata.
  • Bala shtrin përtokë Maqedoninë – titulli i një sportiveje të madhe (sic e quan veten). E ç’është kjo? Kur mezi i bëjmë një gol në dy ditë Maqedonisë, ca presim nga përballjet me skuadrat e tjera? Iku magjia e Europianit. Kthim në realitet te Duka, te bastet, te përtacia, te mungesa e të gjitha kushteve për të qenë ok. Dhe mjaft me këta tituj. Gazetari qesharake.
  • Kombëtarja fle ne Bushat. Në Bushat o në Bushat. Mirë që nuk ra flakë. Në kokën e FSHF-së ka rënë me kohë. Primitivë dhe hajdutë me cizme, që marrin edhe cunat në qafë.
  • Me mend i kam hequr nga newsfeed portalet apo gazetat e bezdisshme. Dhe nuk arrij ta besoj dot si më vjen në cdo dy postime rifreskim mbi fotot e Luanës apo bëmat e Rilkes. “Ciljeta çmend rrjetin” thotë njëri titull. “Geti ia mbulon të tëra Marinës” – thotë titulli tjetër. Nga gazetat e përditshme këto lajme, jo portalet. Jo helm i paftuar, po edhe i skaduar fare. Ta mbizotërojë leximin tim Franceska e Enza? (Kush dreqin është Enza?) Këta janë të gjithë edhe tek lista e VIP-ave nëpër spektakle e kopertina revistash. Ngaqë gazetaria do këllqe të bëjë lart, më mirën ulen këmbëkryq me silikonët e VIP-ave poshtë. Vetë i krijijnë, vetë i fryjnë, vetë i shfryjnë këto plastika në formë njerëzish, për të cilat bëjnë lajme e tituj këto gjoja media.
  • Në këtë rrymë, njëra gazetë, me gërma sa ekrani shkruan: U zhvesh Alketa. Waw, nuk do besoni ca formash të mrekullueshme ka….!!!…Pas dy minutash,faqja tjetër: “I hoqi dhe Alketa. Zhgënjen me format” …Pas këtij lajmi të njëjtë në dy burime, shqiptarët e hengrën darkën më të qetë dhe të plotësuar se kurrë.
  • Një tjetër lajm tronditës është se Eduard Zaloshnja paska prerë flokët me një model të ri. Asnjë sondazh i Zaloshnjës nuk është publikuar kaq shumë brenda pak orësh sa modeli i tij i flokëve. Me këtë rast, vura re edhe se paska flokë. Kurse sondazhet… Cilat sondazhe?
  • Titulli në një gazetë që fle me qeverinë: “Të huajt adhurojnë jetën e natës në Shqipëri. Dhërmiu si Ibiza” Nuk e si sa e kanë koeficentin e inteligjencës këta lloj tallësish, po gjuhën e kanë farmak. Dhe janë mish për top, kontigjenti më i rrezikshëm për Shqipërinë. Këta pra, të vetë-politizuarit, që e bëjnë akoma propagandën me terma e me ton komunist.
  • “Noizy akuzon Kristinën. Ajo i kthen një përgjigje që do iu mahnitë” – O punto nero, punto nero. Për një copë klikim këto tituj. Nuk iu lexon njeri jo. Vetëm përtacët dhe perversët. Kursehuni ca.
  • Nga ana tjetër, më shpesh sesa hap e mbyll sytë, lexoj se në Tiranë ikin dritat. Dhe kam vënë re se dritat u ikin vetëm demokratëve. Ku i gjen OSHE (o Zot, gropa e zezë e parave të shqiptarëve). Pra si ka mundësi që i gjen edhe ua heq dritat vetëm këtyre?
  • Disa gojë e disa pena në media janë më shpifëse, më të ndyra e më të helmatisura se Listversi, gjarpri më helmues në botë, që e ka aq të fortë helmin, sa nuk të del koha as ta kuptosh ca ndodhi.
  • Doli në pension një burrë që punonte në Ministri të Arsimit, e bëri bujë se u kishte mbijetuar 17 ministrave. Kaq na thanë lajmet, se pastaj e kishte radhën piktori dhe mësuesja e matematikës që të bënin pak shfaqje dhe propagandë. Ky i shkreti vetëm pas disa ditësh u kujtua një gazetë t’i bënte një intervistë. Po ç’rëndësi ka ai? Silikon jo. Partiak jo. Vlerën që kishte ia shfrytëzuan në maksimum e lajmi u bë për 30 sekonda. Kaq ishte. Politika. Ajo të na rrojë, pa ç’na duhen njerëzit.

Nga bota

  1. Anglezët filluan ndërtimin e murit të madh ndarës me Francën në Calais. Pritë për refugjatët. 27 vite pas rënies së murit të Berlinit, ngrihet muri i La Manchit. Dhe anglezët nuk kanë c’i duan refugjatët, se c’kishin për t’u marrë, ua morën duke i rjepur në vendet e tyre për shekuj me radhë. C’njerëzimi i Perandorisë ku dielli jo nuk ulet kurrë, por nuk ndricon dot më asnjë ditë. Racistë me cizme !

Entry filed under: Shqiptarizëm, Uncategorized. Tags: .

Të të mësojnë nxënësit Formula e re për në Universitet: mesatarja e lartë, pikët të ulëta

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

September 2016
M T W T F S S
« Feb   Oct »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

%d bloggers like this: