Audienca: pasive dikur, apatike sot

21/02/2017 at 11:51 Leave a comment

Si e gënjejmë veten:

Një shekull më parë, studiuesit e hershëm të komunikimit sugjeruan se media e cilëson audiencën një grup njerëzish masë, masivë dhe që nuk e vënë trurin në punë, ndaj media dhe ndikuesit e saj do e vinin trurin në punë për ta, duke i ndikuar pa u lodhur hiç (Teoria Hypodermike, vitet ’20).

Ca vite më vonë, në 1946, kundështon Lazarsfeld dhe kritikon me të madhe: “C’është kjo shpërfillje e masës? Si nuk e vika trurin në punë? Ajo nuk manipulohet kollaj. Edhe nëse ndodh, fajin e kanë opinion-bërësit, filtruesit e informacionit dhe kuptimit që kalon nga media, tek populli”.

Ngrihet McCombus në 1974 e thotë serbes-serbes: “Kjo është punë axhende. Si të dojë media dhe politika, ashtu mendon populli. Ne e kemi në dorë. Se audienca vetëm bluan”.

Të merr vrull Stuart Hall edhe analizon dy dekada rresht, deri në vitet ’90, se audienca nuk flet dot tamam ngaqë media e mbyt me pasqyrime të përzgjedhura realitetesh, që i krijon vetë ajo, media, sipas interesit dhe qejfit të saj. E këto pasqyrime që nuk përputhen me realitetin, e konfuzojnë audiencën, që zgjedh të jetë pasive në një mjedis të tillë.

“Saktë, – i thotë nga Londra Livingstone në 1997. – E audienca merret me median vetëm kur, si e qysh t’i përputhen kushtet e mendimet e saj me ato që media i jep”.

Dhe pastaj puf, lindi interneti. “Tani do bëhet nami, – tha Castells. – Në dekadën e ardhshme, audienca do bëjë namin, duke marrë pjesë online, me mendime, ide, argumente, lëvizje sociale e politike, se më në fund, i erdhi ora të jetë pjesë e medias përmes metodave përfshirëse online”.

Duartrokitje. Erdhi pra ora e audiencës. “Tani madje u vu në kërcënim edhe gazetaria,- tha McNair. – Se audienca do na mbysë jo thjesht me komente e me ide, por edhe me lajme që do i prodhojë vetë e do i shpërndajë në rrjetet sociale, pa pasur nevojë për median e vërtetë”.

Entuziazmi për pjesëmarrjen e audiencës në qiell. “Dale, prisni – tha urtë, butë e mendushëm Carpentier. Tani vonë. Pas Pranverës Arabe, në 2014. – Audienca nuk është aq e zellshme sa mendoni ju. Pretendon se është. Por, online, njerëzit janë po aq aktivë, kontribues e efektivë sa ç’janë edhe offline. Po ka apati në jetën e vërtetë, do të ketë boshllëk edhe në pjesëmarrjen aktive dhe domethënëse online”.

E tha. E tha dhe e la aty. Edhe na i ngeci në derë. Se 100 vjet kërkime e studime thonë se fajin e ka media e politika, e se po t’i jepet shansi popullit, bën namin me programet mediatike e me çfarë thuhet e transmetohet aty, e madje edhe mund t’i japë mend medias se si të jetë më e dobishme.

Përralla me mbret. Populli fle. Ka vetëm kritika për çdo gjë që thuhet e transmetohet në media, por ama, pjesëmarrja aktive me ide e argumenta është më pak se 2% edhe në vendet e zhvilluara, e jo më në Shqipëri, ku komentet janë masivisht për emrat, veshjet dhe mendimet personale rreth njerëzve në media, e jo rreth tematikave aty.

Ndaj, sot, në 2017-ën, shikojeni edhe vetë apatinë e audiencës në pjesëmarrjen aktive në media e jashtë saj, edhe sot kur format e pjesëmarrjes janë han pa porta, siç nuk kanë qenë kurrë.

Pas 100 vjet në kohë: elemente hypodermike që tregojnë një audiencë të vënë në gjumë letargjik. Ndaj kemi sot çadra, idhuj mediatikë e politikë, presidentë e kryeministra të çuditshëm, urrejtje për grupe të caktuara (refugjatë, myslimanë, politikanë), dhe pranim pa kushte të çdo situate që na bie për pjesë.

Advertisements

Entry filed under: Uncategorized.

Ngjarje pa fund e pa krye. Media dhe politika i lënë pa punë në çast aktorët e humorit. Çadra, plehra dhe apati

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Shkrime të mëparshme

Më të lexuarat

  • None
February 2017
M T W T F S S
« Oct   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  

%d bloggers like this: