Arkive

3 Comments Add your own

  • 1. edliragjoni  |  28/02/2009 at 11:59

    Perandoria e individualizmit

    “T’i ndryshojmë gjërat urgjent në të mirë të Shqipërisë”-rrekeshin t’i mbushnin mendjen vetes një grup të rinjsh të diplomuar jashtë e brenda. “Të mos lëvizim asgjë nga vendi. T’i lëmë gjërat kështu sic kanë qenë përherë. Shumë mirë kanë funksionuar deri tani. Askush nuk mundet t’i bëjë më mirë”-thonin me një siguri frikësuese një grup zyrtarësh në një ambjent ku merren, jepen, transformohen, kthehen, përmbysen e degëdisen vendime që nuk marrin kurrë formë.

    Në njërin krah një grup të rinjsh (shumë më të rinj nga c’tregojnë pasqyrat e tyre); dhe në krahun tjetër, një grup lëkurë-regjurish, më shumë nga c’mund ta ndiejnë regjien ata vetë. Të parët i kanë akoma sytë të hapur përtej syzeve rozë; të dytët as vetë nuk mund të pretendojnë se argumentet e tyre janë të tilla edhe pas qindra mijëra orësh shpenzuar pas dyerve të adminstratës. Në njërin kah aspirimet politike stilizuar në perëndim, në kahun tjetër indoktrinimet e dejëzuara të politikës së lindjes, që rrallë mund të mendojë se ndonjë fjalor përmban fjalën “alternativë”.

    Njëra i ngjantë një seance trajnimi me uri të dëshpëruar e të paushqyer idesh; tjetra me një mbledhje dikasteri ku George Orwell do të kishte shkruar sërish fermën e tij.
    Ekstremet nga ku e shihnin Shqipërinë të dyja palët e njerëzve të përfshirë në interesin publik ishte e dukshme po aq sa edhe e frikshme.
    Pala e drejtuar nga motivet dhe diktuar nga marshi unik i burokracisë (që ka lindur bashkë me administratën e parë që është shpikur para emërtimit të saj), ngrinte zërin kundër ekzistencës së vetë burokracisë. Kjo bëhej me një freski të ëmbël servilizmi ndaj institucionit dhe interesit që i shërbehej.

    E mira publike?! Këtu është fjalë e huaj. Po ja të shohim palën tjetër, që synon t’i shohë gjërat ndryshe.

    Përpjekjeve të mirë-artikuluara të organizatorëve që kërkonin të vinin në punë makinën e ideve, i përgjigjej vetëm një pjesëmarrje surreale diskutimesh, që në vend të Orwellit, do të kishin sjellë aty J.K. Rowland për sërinë ekskluzive të Harry Poterit.

    Në një institucion qeveritar u hap dhe u mbyll me dinjitet administrativ një cështje që ka për t’u tërhequr e mos u këputur edhe për shumë vite të tjera. Në një ambient modern dhe të ndryshëm politikash, flitej trembshëm me tonin dhe idetë që pas disa vitesh, do ta shohim të transferuar. Jo të trasnformuar, por thjesht të transferuar nga lokali jo-formal, në ambientet e institucioneve për të cilat sot kritikat nuk kishin fund.

    Dy breza kundërshtarë, me kundërshtime pikëpamjesh edhe brenda tyre. Njëra palë e djegur, tjetra akoma aguridhe që hidhëron me mos-bërjen e saj.

    Shqipëria është sot fatkeqe se Berisha është autokrat, se Rama është natyralist, se Nano na shiti për një lek, se Meta nga zhyti në errësirë, se Balla i ka nënë e motër tërheqëse (sipas burimeve direkte të kryemininstrisë), se Topalli ka shkrirë të tërë kufinjtë e kompetencave, se ministrat nesër nuk gdhihen më të tillë, se dinastitë kanë dalë nga moda e biznesit e janë shtrirë në politikë, se gjithkush me një pozicion të vockël synon të shohë edhe një cikë më përtej zonës së së tij, se askush nuk thellohet në punën, përkushtimin, detyrimin apo aq më keq, përgjegjësinë tij.

    Mbase, vërtet mbase është kështu. Dhe në takimet zyrtare hasen rëndom shërbëtorët e denjë të burokracisë, vetë-kënaqësisë, servilizmit dhe mykjes së origjinalitetit e vizionit të përbashkët; po në ambientin mbushur me të rinj, as autokratë, as burokratë, as demokratë dite e as teknokratë nate nuk kishte që të diktonte idetë e reja që vetëm të tilla nuk ishin.

    Dëshira për ndikim, për futje brenda kallëpëve imagjinarë pa pasur nevojë të komplikohet edhe ndërgjegjia në proces, ishte e njëjtë në të dy grupimet. Mbase nuk ka të bëjë shumë me kombësinë. Mbase është edhe ndikimi i brezit dhe mendësisë që kërkon të luftohet. Por dëshira për protagonizëm të mbi-ajrosur ishte identike në të dyja ambjentet.

    Ngushëllimi mund të jetë tek drejtimi i të dyjave. Shpesh vihej re përpjekja për ta sjellë audiencën në fokus dhe për të bërë të qartë me përmbledhje të shkurtra e të qarta idetë që shpërndaheshin në turmë me biseda të shfokusuara e pa forcë argumenti apo pa sfond njohjeje. Por, që në një grup të rinjsh aspirues të gjesh kaq të qarta mendësitë, perceptimet, ndarjet, përjashtimet dhe vullnetarizmin acarues për protagonizëm të njëjtë me atë që buron lumë në një grup burokratësh aktivë, është vërtet shumë e frikshme. Eshtë tunduese për dështimin e shpresave për ndryshimin e Shqipërisë.

    Noli, Konica, Frashëri, Merxhani,Koliqi, të gjithë ankoheshin po njëlloj këtu e 100 vjet më parë për mos-përshtatjet e mendësisë së brezave, pastaj për frikën e ngjashmërisë që të rinjtë shfaqnin akoma më tepër se ata që ishin në pushtet.

    Pas përpjekjesh të kota brenda e jashtë vendit, të gjithë këta “recolucionarë” të mendimit shqiptar vdiqën gjithë shpresa shekullin e kaluar. Sa mirë që e kanë caktuar të fundit në radhë këtë shpresën, që të paktën të mos shohim nëse edhe kjo e jona do të ketë të njëjtin fat si ajo e ndryshimit, kthimit dhe zhvillimit me të cilën flirtuan keq shqiptarët që kërkonin ndryshimin.

    Të gjithë e duam dhe e kërkojmë tek të tjerët. Por ndryshimi i vërtetë fillon vetëm kur kontribuimi për të nis nga ndryshimi i dëshirës vetjake për të qenë protagonist individual. Kjo kërkon akoma punë edhe mes të rinjsh, se mes ekipit të burokratëve drejtues, kjo ëndërr ka marrë fund vite e vite më parë. Shpresa e ngelur është që e njëjta gjë të mos përsëritet sërish edhe disa vite më pas.

    __________________________________________________________________________________________
    Sa e përgatitur është Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE?

    Që prej Qershorit të viti 2006 Shqipria është përfshirë në një sërë reformash me shpresën për anëtarësim jo shumë të largët në Bashkimin Europian. Marrëveshja e nënshkruar dy vjet më parë për Stabilizim dhe Asociim kërkon që vendi ynë të të përmbushë disa kritere, që Bashkimi Europian i ndan në

    • Kritere politike dhe ekonomike për anëtarësim
    • Kapacitetet e Shqipërisë për zbatimin e standardeve europiane
    • Përafrimin gradual të legjislacionit dhe politikave të tij me Acquis Communitaire.

    Mundësitë reale të Shqipërisë për anëtarësim maten gjithmonë në bazë të parametrave dhe standardeve që ka vendosur vetë BE-ja. Ajo i kontrollon këto parametra nëpërmjet raporteve të progresit dhe kontakteve të shpeshta me Tiranën zyrtare. Integrimi në BE nuk varet pra as nga gadishmëria e politikës, as nga dëshira e shtetasve shqiptarë e as nga pozita gjeografike e vendit tonë. Ai varet tërësisht nga vullenti politik europian dhe nga progresi i bërë; varet nga vendimet e marra në emër të reformave të kërkuara, nga ligjet e miratuara dhe nga masat e zbatuara në Shqipëri

    Nisur nga raporti i fundit i progresit, si edhe nga sjellja e fundit e zyrtarëve të BE-së në lidhje me lëvizjen e lirë të popullsisë , mund të thuhet se as Shqipëria nuk është gati të hyjë në BE, as BE-ja nuk është gati ta pranojë Shqipërinë në të në një të ardhme të afërt.

    Pse është e rëndësishme ceshtja? E vërteta e pranimit të masës së përgatitjes nuk është e kënaqshme për asnjërën palë, por rëndësia e saj është e konsiderueshme, po të marrësh parasysh aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në njërin krah dhe në krahun tjetër, vullnetin e ngadaltë europian për të mos e parë më Shqipërinë me skepticizmin e të qenit mishi i huaj në zemër të kontinentit.

    Prej rëndësisë dhe vërtetësisë së përgatitjes së Shqipërisë për të hyrë anëtarësim në BE ndikohen të dyja palët; BE-ja me inicitivën (ose mungesën dhe zvarritjen e saj ndaj Shqipërisë), dhe shqiptarët që ndjehen më të diksiminuar dhe më të lënë pas dore se cdo vend tjetër në rajon.

    Ceshtja lidhet me shumë studime të tjera mbi arsyet e situatës aktualë poltike në Shqipëri, me studime mbi momentet më të rëndësishme të 18 vjetëve në tranzicion, me studimet mbi kulturën, fenë dhe prejardhjen e këtij vendi , etj. Të gjitha këto studime ndikojnë tej njëra tjetra dhe ndihmojnë të kuptohet më mirë cështja shqiptare dhe ngadalësia e procesit të integrimit.
    Sa e aftë dhe e përgatitur është realisht Shqipëria për të përballuar detyrimet e anëtarësisë në BE?
    Nisur nga vetë raportimet e qeverisë Shqiptare nëpërmjet Minsitrisë së Integrimit, një sërë cështjesh dhe reformash janë akoma larg pikës së përafrimit për përmbushje detyrimesh. Aftësitë calojnë shumë në ekonomi, legjislacion, politikat sociale, energjia, arsimi, media, turizmi, shëndetu publik, etj. Shqiperia vazhdon të marrë kritika të shpeshta në lidhje me orientimin, koordinimin dhe zbatimin e reformave që të cojnë në Integrimin Europian.

    Pra, gati?! Ende jo, sepse BE vazhdon të inkurajojë Shqipërinë për përmirësim të mëtejshëm të situatës në drejtësi dhe në cështjet e brendshme, që së bashku me forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin socio-ekonomik dhe stabilitetin demokratik, kanë qenë fokusi i assitencës financiare në kuadrin e para-aderimit në BE. Kjo do të thotë se BE-ja akoma ka pakënaqësi në këto fusha në Shqipëri dhe po instiston që të ndryshojë situatën në sektorët e mësipërm. Pra, sërish sipas raportit, këto fusha NUK JANE në gjendje ta klasifikojnë Shqipërinë si të gatshme për integrim.

    Kriteret politike
    Janë më të vështirat për t’u permbushur nga Shqipëria, apo më të thjeshtat për të qenë viktimë e subjektivizmit dhe standardeve të dyfishta që mund të aplikojë BE-ja? Të dyja kahet nuk i japin ansjë lloj ndihme përgatitjes së Shqipërisë për në BE.
    Në kuadrin e kritereve politike , Shqipërisë i kërkohet stabilitet në institucionet e vendit, në shtetin e të drejtës, rëspektim të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, bashkëpunim rajonal si edhe respektim të detyrimeve ndërkombëtare që i janë përcaktuar.

    Kriteret ekonomikë
    Këtu Shqipëria vuan më shumë nga c’mund ta përballojë. Mbështetja nga BE-ja është e pamjafueshme. Kritika (por jo mbështetje) vazhdojnë të vijnë në drejtim të politikave ekonomike, stabilitetit makroekonomik, ndërveprimin e forcave të tregut, sistemin ligjor në këtë fushë, zhvillimin e sektorit financiar, kontrollin e tregut të zi, kufizimin e përdorimit të parasë në dorë, sistemin e asistencave dhe pensioneve, etj.

    C’farë ka arritur Shqipëria? Deri në c’pikë janë përmbushur këto kritere?
    Përsa i përket demokracisë dhe shtetit të së drejtës, moniotoruesit nga BE-ja mendojnë se Shqipëria ka bërë progres të papërfillshëm. Sipas tyre, konsensusi për presidentin ne kohë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, reforma zgjedhore dhe dhe në përgjithësi përpjekjet për të përmbushur kriteret e anëtarësimit kanë qenë të pranishme, por ato janë penguar nga puna e dobët e parlamentit, që shpesh dominohet nga debate të ngushta partiake. Sipas europianëve, parlamenti vuan gjithashtu nga një axhende politke afatshkurtër që shpesh polarizon debatin dhe ngadalëson reformat, vecanërisht reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.

    Kritikat vazhdojnë të jenë të njëjta që prej 10 vjetësh për regjistrin e gjendjes civile dhe sistemin kombëtar të adresave. Kartat elektronike të identitetit dhe pasaportat biometrike po kërkohen më forcë nga BE-ja për të përmirësuar sistemin e të dhënave, listat e votuesve, identifikimin e tyre, por mbi të gjitha kontrollin kufitar, të cilit BE i druhet aq shumë.

    Sistemi gjyqësor, dhembra e Akilit të reformave të MSA-së.
    Procedurat gjyqësore përgjithësisht vazhdojnë të ngelen të ngadalata dhe shpesh u mungon transparenca. Ndërhyrjet në gjyqësor janë kthyer shpesh në shoë publik ku përfaqësues të ligjëvënësit dhe ekzekutivit i janë kundërvënë apo anash-vënë presidencës, si në shkarkim-emërimin e kryeprokurorit, ashtu edhe në ndryshimet kushtetuese apo në emërimin e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese. Përgjegjësia politike në këto pika ka qenë shumë afër zeros. Nga ana tjetër, akoma nuk janë vënë në zbatim ligjet që do të forconin pavarësinë, mbrojtjen kushtetuese apo llogaridhënien e gjyqtarëve.

    Politikat antikorrupsion
    Akoma mbrapa, me gjithë strategjinë 2007-2013 për korrupsionin (megjithëse me objektiva të pa-mjaftueshme dhe me mungesë treguesish konkretë). Ngelet ende shumë rrugë edhe për forcimin e gjyqësorit kundër korrupsionit. Kodi civil, Tregëtar dhe Administrativ nuk është harmonizuar akoma me Kodin Civil të Europës për korrupsionin. Problem ngelet loja me imunitetet dhe kërkesat e shpeshta për ta sfiduar atë, dënimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, akses i lirë në informacionin publik, transaparencën në financimet e partive politike, etj

    Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve
    Sipas monitorimeve ndërkombëtare, legjislacioni shqiptar në përgjithësi i promovon dhe i zbaton të drejtat e njeriut me disa përjashtime ku vaxhdon të ketë abuzime, si psh. parandalimi i keqtrajtimit dhe torturës, të drejtat e të ndaluarve dhe e drejta për gjyq të pa-anshëmm.

    Një tjetër e drejtë civile dhe politike që nënvizohet si problemtaike dhe e domosdoshme për t’u parë është liria e shprehjes. Media ngelet objekt i interesave politke apo ekonomike , rrjedhimisht ajo nuk mund të konsiderohet si e pavarur.

    Ku është bërë progres i mirë?
    Në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në ligjin për Shërbimet Sociale, ku është hequr kufiri i moshës për përkrahje financiare, por edhe janë përcaktuar standardet e reja për shërbimet sociale. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 114 mijë familje që përfitojnë ndihmë sociale, dhe kjo është një shifër që BE nuk e merr me shumë dëshirë.

    Në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve gjithashtu ka përpjekje të dukshme dhe për popullsinë rome janë marrë disa inciativa regjistrimi, arsimi dhe integrimi.

    Pëersa i përket pozitës në rajon, Shqipëria shihet si një faktor satbilizues në Ballkan dhe shembull i tolerëncës dhe fqinjësisë së mirë.

    Përfundimet
    Përafrimi i legjislacionit me acquis communitaire ka bërë hapat e pritshëm, por zbatimi i tij në praktikë e lë Shqipërinë jashtë kornizës së vendeve që shihen me pozitivizëm optimist nga Brukseli.

    Lëvizja e lirë e mallrave, e personave, shërbimet dhe e drejta e vendosjes, lëvizja e lirë e kapitalit, problemet me doganta dhe tatimet, konkurenca (anti-trust) vecanerisht ne fushën e telekomunikacionit, energjisë dhe shërbimeve financiare; prokurimi publik, ligji i pronësisë intelektuale, punësimi dhe politikat sociale, problemet me kërkimin shkencor dhe me arsimin, mungesa e kapaciteteve për politikë-bërje tregëtie për cështje të OBT-së, e të tjera, ngelen pika kyce që nuk e lejojnë entuziazmin e qeverisë dhe dëshirën e shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian në të ardhmen e afërt. Shumë prej këtyre pikave varen nga kufizimi i kapaciteteve njerëzore në Shqipëri dhe mungesa e eksperiencës në të gjitha këto fusha.

    Pra, deri në c’masë ka arritur përgatitja e Shipërisë për anëtarësim?
    Shipëria është shumë hapa përpara në krahasim me c’ka qenë vitë me parë, por është ende shumë mbas vijës që i është përcaktuar t’i afrohet për t’u anëtarësuar në BE. Ajo vazhdon madje të jetë edhe shumë hapa mbrapa fqinjëve të saj, vecanërisht përsa i përket përgjegjësisë politike, aktivizimit qytetar, ndërgjegjies së të bashkë-jetuarit me ligjin dhe detyrimin për ta respektuar atë.

    Sic u përmend edhe gjatë shtjellimit të tezës, mospërmbushja në kohë dhe në masën e caktuara e detyrimeve të MSA-së, vecanërisht përsa i përket kriterit politik, pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës, e bën Shqipërinë të duket në sytë e Europës më e pa-përgatitur nga c’do të donim të besonim të gjithë ne.

    Por, Shqipëria ka vullnetin e përshtatjes dhe të bashkëpunimit, prandaj shpresohet që vendi të bëjë hapa më të shpejtë dhe më konkretë që përgatitja e saj e plotë të përfundojë përpara se BE-ja vetë të ndodhet në ndonjë udhëkryq institucional. Atëherë gjithcka do të ishte një halucinacion kontinental.

    Edlira Gjoni,
    22 Qershor 2008

  • 2. shtriga e bukur  |  07/06/2012 at 14:57

    te lumt ke shum durim ti thuash te gjitha kto

  • 3. begzanakazazi(cela)  |  18/01/2013 at 15:33

    analize me vend

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


%d bloggers like this: